Dita e miqesise se gazetareve 11 – 12 Shkurt 2017

Tre vjet më parë dega e Unionit të Gazetarëve të Qarkut , Elbasan , inicoi “ veprimtarinë “Dita e Miqësisë” , si lejtmotiv bashkëpunimi dhe shkëmbim përvoje dhe problematikave të Gazetarisë sot , mes të gjithë komunitetit të gazetarëve në tërë hapsirën shqipfolëse e më gjërë , në shenjë njohjeje dhe miqësie. Ky promovim si kolegë-miq nisi për të parën herë si festim gjithëpërfshirës në qytetin e Elbasanit , për të vijuar në vitet pasardhës në Durrës dhe Shkodër-Ulqin. Edicioni i katërt , që organizohet në qarqet Fier-Berat , do të ketë të tjera risi , ku do mund të veçohet pjesëmarrja me përfaqësues nga Konfederata Botërore e Gazetarëve , si edhe nga Sindikata Europiane e Gazetarëve. Aktiviteti në fjalë ka tagrën e degës së Unionit të Gazetarëve të Elbasanit, nën drejtimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë , me kryetar z. Aleksandër Çipa , por si dhe vitet e tjera , në bashkëpunim me Shoqatën “RessEgnatia” , e cila ka autoritetin e plotë të organhizimit dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti kombëtar e më gjërë , në sinkron më kontratën bashkëpunuese që është hartuare me UGSH .
AXHENDA
Dita e parë 11 Shkurt 2017
A- Për pjesëmarrësit nga Kosova , Mali i Zi , Presheva , si dhe Shqipëria e Veriut e Tirana , takimi në orën 13 tek sheshi “Nënë Tereza”. Lëvizja drejt qytetit të Fierit , do të bëhet me autobus. B- Autobuzi , rreth orës 14 e 30 do të jetë në qytetin e Elbasanit , i cili do të përfshijë në udhëtimin drejt qytetit të Fierit , gazetarët e ELbasanit e Korçës. C- Gazetarët e Beratit dhe Shqipërisë së Jugut i bashkohen kolegëve të tyre në qytetin e Fierit. D- Takimi në Fier rreth orës 16 , para godinës së teatrit “Bylis” dhe akomodimi në hotel. E- Ora 17 Takim me drejtues të degëve të Unionit të 12 Qarqeve nën drejtimin e kryetarit të UGSH , z. Aleksandër Çipa në sallën e konferencave të hotel “Fieri”. F- Ora 18 Pritje nga kryetari i Bashkisë Fier, z. Amando SUBASHI , në hollin e teatrit “Bylis” G- Ora 19 Vizitë në muzeun e qytetit të Fierit. H- Ora 21 darka për pjesëmarrësit dhe të ftuarit . ( Ceremonia e dhënise së çmimeve për shkrimin më të mirë publicistik për qytetin e Fierit nga kryetari i Bashkisë , z. Armando SUBASHI , botimi i të cilëve është i vlefshëm në një nga ditët e harkut kohor 3 -11 Shkurt 2017) I- Ftesa për këtë konkurs pnuk përfshin gazetarët e qarkut të Fierit.
Dita e dytë , 12 Shkurt 2017
A- Ora 10 Bashkëbisedim me përfaqësues të kompanisë prestigjioze “TAP” , ku gazetarët do të njihen me ecurine e këtij investim strategjik dhe serioz si ndër më të rëndësieshmit në vendin tonë. ( sala e Këshillit Bashkiak) B- Ora 11 Vizitë në mjedise të punës së kompanisë “TAP”. C- Ora 12 Vizitë në parkun kombëtar “Apolonia” , ku gazetarët do të mund të njihen me këtë trashëgimi historiko-kulturore me vlera kombëtare e përtej. D- Ora 13 e 30 dreka në “Apoloni”. E- Ora 15 mbyllja e aktivitetit në qarkun e Fierit dhe nisja drejt qytetit të Beratit. F- Ora 16 e 30 mbërritja në qytein e Beratit dhe akomodimi në hotel. G- Ora 18 Pritje nga kryetari i Bashkisë , z. Petrit SINAJ H- Ora 19 WorkShop me të gjithë gazetarët me temë : – “Media – Pushtet Vendor-Biznes” në Partneritet. I- Promovim libri : – “Keshtjella e Medias” , autor Nikolle Lesi II- – “ Erdha vone tek ty “ , autor Besim Dybeli J- Ora 21 e 30 darka.
Dita e tretë , 13 Shkurt 2017
J- Ora 09 Vizitë në muzeun “Onufri” , në lagjet muzeale , “Kala” dhe guidë në qytet. K- Ora 11 Mbyllja e aktivitetit “Dita e Miqësisë” dhe kthimi.
Shënim – Në këtë aktivitet do të prezantohen shkrime të zhanërit të publicistikës për qytetin Fier, ku Bashkia, për botimet më të mira në mediat kombëtare, vizive apo të shkruara do të vlerësojë tre çmime.

Please follow and like us:

|