LIGJ Nr.8425, datë 7.12.1998 PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NR.144 “KONSULTIMI TRIPALËSH (STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË PUNËS)” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

LIGJ

Nr.8425, datë  7.12.1998

 

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NR.144 “KONSULTIMI TRIPALËSH (STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË PUNËS)” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Në mbështetje të neneve 121 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën nr.144 “Konsultimi Tripalësh (Standardet Ndërkombëtare të Punës)” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2266, datë 17.12.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

KONVENTA NR.144

KONVENTA LIDHUR ME KONSULTIMET TREPALËSHE PËR TË NXITUR ZBATIMIN E STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, 1976

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

E thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe e mbledhur në Sesionin e saj të Gjashtëdhjetë e pestë më 2 Qershor 1976 dhe

Duke rikujtuar dispozitat e Konventave dhe Rekomandimeve ndërkombëtare të punës që janë të ratifikuara, veçanërisht Konventën, 1948, Liria e Organizimit dhe Mbrojtja e të drejtës së Organizimit  dhe Konventën, 1949, e Drejta për t’u Organizuar dhe Negociatat Kolektive dhe Rekomandimi,1960, Konsultimi (Nivelet Industriale dhe Kombëtare), që afirmojnë të drejtën e punëtorëve dhe punëdhënësve për të krijuar organizata të lira dhe të pavarura dhe kërkojnë marrjen e masave për nxitjen e konsultimeve efektive në nivel kombëtar midis autoriteteve publike dhe organizatave të punëdhënësve dhe të punëtorëve, si dhe dispozitat e një sërë Konventave dhe Rekomandimeve ndërkombëtare të punës të cilat parashikojnë konsultimin e organizatave të punëdhënësve dhe të punëtorëve mbi masat që duhen marrë për t’u dhënë atyre fuqi dhe

Pasi kanë marrë në konsideratë çështjen e katërt të rendit të ditës të sesionit që është titulluar “krijimi i organizmit trepalësh për të nxitur zbatimin e standardeve ndërkombëtare të punës” dhe pasi kanë vendosur për miratimin e disa propozimeve lidhur me konsultimin trepalësh për të nxitur zbatimin e standardeve ndërkombëtare të punësdhe

Pasi kanë vendosur që këto propozime duhet të marrin formën e një Konvente ndërkombëtare,

miraton në këtë ditë të njëzetë e njëtë të Qershorit të vitit njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë, Konventën e mëposhtme, e cila mund të quhet  Konventa,1976, Konsultimi Trepalësh (Standardet Ndërkombëtare të punës):

Neni 1

Në kuptimin e kësaj Konvente me termin “organizata përfaqësuese” do të kuptohen organizatat më të përfaqësuara të punëdhënësve dhe të punëtorëve që gëzojnë të drejtën e lirisë së organizimit.

Neni 2

  1. Çdo Anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Punës që ratifikon këtë Konventë angazhohet të zbatojë procedura të cilat sigurojnë konsultime efektive, në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me aktivitetet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, midis përfaqësuesve të qeverisë, të punëdhënësve dhe të punëtorëve, të cilat parashikohen në Nenin 5, paragrafi 1 më poshtë.
  2. Natyra dhe forma e procedurave të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni duhet të përcaktohet në përputhje me praktikën kombëtare të çdo vendi, pas konsultimit me organizatat përfaqësuese, atje ku këto organizata ekzistojnë dhe këto procedura nuk ekzistojnë.

Neni 3

  1. Përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të punëtorëve, për qëllimet e procedurave të parashikuara në këtë Konventë, duhet të zgjidhen lirisht nga organizatat e tyre përfaqësuese, ku këto këto organizata ekzistojnë.
  2. Punëdhënësit dhe punëtorët duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në çdo organizëm ku zhvillohen konsultime.

Neni 4

  1. Autoriteti kompetent duhet të përgjigjet për mbështetjen administrative të procedurave të parashikuarar në këtë Konventë.
  2. Midis autoritetit kompetent dhe organizatave përfaqësuese, ku këto organizata ekzistojnë, duhet të bëhen marrëveshje për financimin e çdo kualifikimi të nevojshëm të pjesëmarrësve në këto procedura.

Neni 5

  1. Qëllimi i procedurave të parashikuara në këtë Konventë duhet të jenë konsultimet mbi:
  2. përgjigjet e qeverisë për pyetsorët lidhur me çështjet që parashikohen në tematikën e Konferencës Ndërkombëtare të punës dhe komentet e qeverisë për tekstet e propozuarar për t’u diskutuar nga Konferenca;
  3. propozimet që duhet t’i bëhen autoritetit kompetent lidhur me paraqitjen e Konventave dhe Rekomandimeve në përputhje me nenin 19 të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të punës;
  4. rishqyrtimi në intervalet e duhura i Konventave dhe Rekomandimeve të cilave nuk u është dhënë ende fuqi, për të shqyrtuar se çfarë masash mund të merren për të nxitur zbatimin dhe ratifikimin e tyre, në se paraqitet nevoja;
  5. çështje që dalin nga raportet që duhen formuluar për Zyrën Ndërkombëtare të punës në zbatim të nenit 22 të Kushtetutës së ILO-s;
  6. propozimet për denoncimin e Konventave të Ratifikuara.
  7. Me qëllim që të sigurohet shqyrtimi i duhur i çështjeve të parashikuara në paragrafin 1 të këtij Neni, duhet të bëhen konsultime në intervalet e duhura, të caktuara në marrëveshje, por jo më pak se një herë në vit.

Neni 6

Kur gjykohet e përshtatshme, pas konsultimit me organizatat e përfaqësuara, ku këto organizata ekzistojnë, autoriteti kompetent publikon një raport vjetor mbi funksionimin e procedurave të parashikuara në këtë Konventë.

Neni 7

Ratifikimi zyrtar i kësaj Konvente duhet t’i komunikohet për regjistrim Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës.

Neni 8

  1. Kjo Konventë do të jetë e detyrueshme vetëm për ata Anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, të cilët e kanë regjistruar ratifikimin e tyre te Drejtori i Përgjithshëm.
  2. Ajo do të hyjë në fuqi 12 muaj pas datës që ratifikimi i Konventës nga dy Anëtarë është regjistruara te Drejtori I Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj kjo Konventë do të hyjë në fuqi për çdo anëtar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistruar ratifikimi i saj.

Neni  9

  1. Çdo Anëtar që ka ratifikuar këtë Konventë mund ta denoncojë atë pas 10 vjetësh nga data që kjo Konventë ka hyrë në fuqi për herë të parë me anën e një akti, që i komunikohet për regjistrim Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës.Ky denoncim do të hyjë në fuqi pas një viti nga data e regjistrimit të tij.
  2. Çdo Anëtar, që ka ratifikuar këtë Konventë dhe që nuk e ushtron të drejtën e denoncimit të parashikuar në këtë nen brenda një viti pas mbarimit të periudhës 10- vjeçare të parashikuar në paragrafin e mësipërm, do të jetë i detyruar për një periudhë tjetër 10 vjeçare dhe pas kësaj mund ta denoncojë këtë Konventë vetëm me mbarimin e çdo periudhe 10-vjeçare, në përputhje me kushtet e parashikuara në këtë nen.

Neni 10

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet të njoftojë të gjithë Anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për regjistrimin e të gjithë ratifikimeve dhe denoncimeve, që i komunikohen atij nga Anëtarët e Organizatës.
  2. Kur lajmëron Anëtarët e Organizatës për regjistrimin e ratifikimit të dytë, që i komunikohet atij, Drejtori i Përgjithshëm duhet t’u bëjë të qartë Anëtarëve të Organizatës datën në të cilën do të hyjë në fuqi Konventa.

Neni 11

Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet t’i komunikojë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, në përputhje me Nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e ratifikimeve dhe akteve të denoncimeve të regjistruara nga ai në përputhje me dispozitat e nenit të mësipërm.

Neni 12

Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet t’i paraqesë Konferencës së Përgjithshme, në një kohë që ai e konsideron të nevojshme, një raport mbi zbatimin e kësaj Konvente dhe të shqyrtojë propozimin për vendosjen në rendin ditës së Konferencës të çështjes së ndryshimit të saj të pjesshëm ose të plotë.

Neni 13

  1. Kur miratohet nga Konferenca një Konventë e re, duke ndryshuar ketë Konventë tërësisht ose pjesërisht, përveçse kur parashikohet ndryshe në Konventën e re, atëherë-
  2. a) ratifikimi nga një Anëtar i Konventës së re të ndryshuar do të bëjë detyrimisht

menjëherë çfuqizimin e kësaj Konventë, pavarësisht nga dispozitat e nenit  9 më sipër, nëse dhe kur Konventa e re e ndryshuar do të hyjë në fuqi;

  1. b) datën që Konventa e re e ndryshuar do të hyjë në fuqi, kjo Konventë do të pushojë së qeni e hapur për ratifikim nga Anëtarët.
  2. Kjo Konventë do të mbetet në fuqi, në ndonjë rast dhe në formën dhe përmbajtjen aktuale, për ata Anëtarë që e kanë ratifikuar atë, por nuk kanë ratifikuar Konventën e ndryshuar

Neni 14

Versionet anglisht dhe frëngjisht të tekstit të kësaj Konventë janë të barasvlefshëm.

 

|