LIGJ Nr.8426, datë 7.12.1998 PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NR.151 “MARRËDHËNIET E PUNËS (SHËRBIMI PUBLIK)” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

LIGJ

Nr.8426, datë 7.12.1998

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NR.151 “MARRËDHËNIET E PUNËS (SHËRBIMI PUBLIK)” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Në mbështetje të neneve 121 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën nr.151 “Marrëdhëniet e punës (Shërbimi publik)” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2267, datë 17.12.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

Konventa Nr. 151

Konventa për Mbrojtjen e të Drejtës së Organizimit dhe Procedurat për Përcaktimin e Kushteve të Punësimit në Shërbimin Publik.

Konferecna e Përgjithëshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

E thirur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës, dhe e mbledhur në sesionin e saj të gjashtëdhjetë e katërt më 7 Qershor 1978 dhe

Duke marë në konsideratë dispozitat e Konventës, 1948, Liria e Organizimit dhe Mbrojtja e të Drejtës së Organizimit, Konventës, 1949, E Drejta e Organizimit dhe Negociatave     Koolektive dhe Konventës dhe Rekomandimit,1971, Përfaqësuesit e Punëtorëve dhe

Duke kujtuar që Konventa, 1949, E Drejta e Organizimit dhe Negociatat Kolektive nuk mbulon disa kategori të nëpunësve publikë dhe se Konventa dhe Rekomandimi, 1971, Përfaqësuesit e Punetorëve zbatohet ndaj përfaqësuesve të punëtorëve në ndërmarje dhe

Duke marë në konsideratë zgjerimin e konsiderueshëm të aktiviteteve të shërbimit publik në mjaft vende dhe nevojën për mardhënie pune të shëndosha midis autoriteteve publike dhe organizatave të nëpunësve publike dhe

Duke marë në konsideratë shumëllojshmërinë e madhe të sistemeve politike, sociale dhe ekonomike të shteteve Anëtare si dhe ndryshimet në praktikën e këtyre shteteve (p.sh. lidhur me funksionet respektive të pushtetit qendror dhe atij lokal, autoriteteve federale, shtetrore dhe lokale dhe ndërmarjeve shtetërore dhe tipeve të ndryshme të organizmave publike autonome ose gjysëm autonome si dhe lidhur me natyrën e marëdhënjeve të punësimit) dhe

Duke patur parasysh problemet e veçanta që dalin lidhur me fushën e, dhe përcaktimet për qëllimet e çdo instrumenti ndërkombëtar në lidhje me ndryshimet në mjaft vende midis punësimit shtetëror dhe atij privat si dhe vështirësitë ë interpretimit që kanë lindur lidhur me zbatimin e dispozitave përkatëse të Konventës,1949, E drejta e Organizimit dhe Negociatat Kolektive për nëpunësit civil dhe vërejtjet e organizmave mbikqyrëse të ILO-s mbi një numër rastesh, që disa qeveri i kanë zbatuar këto dispozita në një mënyrë të tillë, që përjashtojnë grupe të mëdha të nëpunësve publike nga fusha e zbatimit të kësaj Konvente dhe

Pasi ka vendosur mbi miratimin e disa propozimeve lidhur me lirinë e organizimit dhe procedurat për përcaktimin e kushteve të punësimit në shërbimin publik, që është pika e pestë e axhendës së sesionit dhe

Pasi ka vendosur që këto propozime të marin formën e një Konvente ndërkombëtare,

miraton këtë ditë të njëzetë e shtatë të Qershorit të vitit njëmijë e nëtëntëqint e shtatëdhjetë e tetë, Konventën e mëposhtëme, cila mund të quhet Konventa, 1978, Marëdhënjet e Punës(Shërbimi Publik):

Pjesa I.

 Fusha dhe Përkufizime

Neni 1

  1. Kjo Konventë zbatohet ndaj të gjithë personave të punësuar nga autoritetet publike në masën që dispozitat më të favorshme të Konventave të tjera ndërkombëtare nuk janë të zbatueshme për ta.
  2. Masa në të cilën garancitë e parashikuara në këtë Konvente do të zbatohen ndaj nëpunësve të rangut të lartë, funksionet e të cilëve si rregull kensiderohen politikë-bëres ose menaxhuese ose ndaj punonjësve detyrat e të cilëve janë të natyrës tepër konfindenciale, duhet të përcaktohen nga legjislacioni i vendit.
  3. Masa në të cilën garancitë e parashikuara në këtë Konventë do të zbatohen ndaj forcave të armatosuar dhe ndaj policisë duhet të përcaktohen nga legjislacioni i vendit.

Neni 2

Në kuptimin e kësaj Konvente me termin “ nëpunës publik” kuptohet çdo person ndaj të cilit zbatohet Konventa në përputhje me Nenin 1.

Neni 3

Në kuptimin e kësaj Konvente me termin “ organizatë e nëpunësve publik” kuptohet çdo organizatë, pavarësisht nga  përbërja, e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe nxitjen e interesave të nëpunësve publik.

Pjesa II

Mbrojtja e të Drejtës se Organizimit

Neni 4

  1. Nëpunësit publik duhet të të gëzojnë mbrojtjen e mjaftueshme kundrejt veprimeve të diskriminimit antisindikalist në lidhje me punësimin e tyre.
  2. Kjo mbrojtje do të zbatohet veçanërisht ndaj veprimeve që synojnë:

a- të kushtëzojnë punësimin e nëpunesve publik me anëtarësimin ose jo në një organizatë të nëpunësve publikë.

b- të largojnë nga puna apo të paragjykojnë nëpunësin publik për shkak të anëtarësimit në një organizatë të nëpunësve publik apo për shkak të pjesmarjes në veprimtaritë e zakonëshme të një organizate të tillë.

Neni 5

  1. Organizatat e nëpunësve publikë duhet të gëzojnë pavarësi të plotë nga autoritetet publike.
  2. Organizatat e nëpunësve publikë duhet të gëzojnë mbrojtjen e mjaftueshme kundrejt çdo veprimi ndërhyrjeje nga autoriteti publik në krijimin, funksionimin ose administrimin e tyre.
  3. Veçanërisht veprimet, të cilat synojnë të nxisin krijimin e organizatave të nëpunësve publikë nën kontrollin e autoritetit publik, ose të mbështesin financiarisht ose me mjete të tjera organizatat e nëpunësve publikë, me synimin për t‘i vendosur këto organizata nën kontrollin e autoritetit publik, do të konsiderohen veprime të ndërhyrjes në kuptimin e këtij neni.

Pjesa III.

Lehtësitë që duhet t‘ju sigurohen Organizatave të Nëpunësve Publikë

Neni 6

  1. Përfaqësuesve të organizatave të njohura të nëpunësve publikë duhet t‘ju sigurohen lehtësi të tilla, që t‘ju japin atyre mundësinë për të kryer në mënyrë të përshtateshme dhe me efektivitet funksionet e tyre, si gjatë edhe pas orëve të tyre të punës.
  2. Sigurimi i lehtësive të tilla nuk duhet të pengojë veprimin efektiv të administratës ose shërbimit të interesuar.
  3. Natyra dhe fusha e këtyre lehtësive duhet të përcaktohet në përputhje me metodat e parashikuara në Nenin 7 të kësaj Konvente, ose me anën e mënyrave të tjera të përshtatëshme.

             Pjesa IV. Procedurat Për Përcaktimin e Afateve dhe Kushteve të Punësimit

Neni 7.

Kur është e nevojeshme, duhet të meren masa, që janë në përputhje me kushtet e vendit, për të nxitur zhvillimin e plotë dhe përdorimin e mekanizmit për negocimin e afateve dhe kushteve të punësimit midis autoriteteve publike të interesuara dhe organizatave të nëpunësve publike, ose të metodave të tilla të tjera të cilat lejojnë përfaqësuesit e nëpunësve publikë të marin pjesë në përcaktimin e këtyre cështjeve.

Pjesa V.

Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Neni 8

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve që lindin lidhur me përcaktimin e afateve dhe kushteve të punësimit duhet të kërkohet, në përshtatje me kushtet e vendit, nëpërmjet negociatave midis palëve ose nëpërmjet mekanizmit të pavarur dhe të paanshëm,  si ndërmjetësimi, pajtimi dhe arbitrimi, i krijuar në mënyrë të tillë që të sigurojë konfidencën e palëve pjesmarëse.

Pjesa VI.

Të Drejtat Civile dhe Politike

Neni 9

Nëpunësit publikë duhet të kenë, si dhe punëtorët e tjerë, të drejta civile dhe politike, të cilat janë esenciale për ushtrimin normal të lirisë së organizimit, me rezervë vetëm të detyrimeve që lindin nga statusi dhe natyra e funksioneve të tyre.

Pjesa e VII

Dispozita të Fundit

Neni 10

Ratifikimi zyrtar I kësaj Konvente duhet ti komunikohet për rregjistrim Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës.

Neni 11

  1. Kjo Konventë do të jetë e detyrueshme vetëm për ata Anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, të cilët e kanë rregjistruar ratifikimin e tyre te Drejtori I Përgjithshëm.
  2. Ajo do të hyjë në fuqi 12 muaj pas datës që ratifikimi I Konventës nga dy Anëtarë është rregjistruar te Drejtori I Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj kjo Konventë do të hyjë në fuqi për çdo Anëtar 12 muaj pas datës në të cilën është rregjistrua ratifikimi I saj.

Neni 12

  1. Çdo Anëtar që ka ratifikuar këtë Konventë mund ta denoncojë atë pas 10 vjetësh nga data që kjo Konventë ka hyrë në fuqi për herë të parë me anën e një akti, që I komunikohet për rregjistrim Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës.Ky denoncim do të hyjë në fuqi pas një viti nga datë e rregjistrimit të tij.
  2. Çdo Anëtar, që ka ratifikuar këtë Konventë dhe që nuk e ushtron të drejtën e denoncimit të parashikuar në këtë nen brenda një viti pas mbarimit të periudhës 10 vjecare të parashikuar në paragrafin e mësipërm, do të jetë I detyruar për një periudhe tjetër 10 vjecare dhe pas kësaj mund të denoncojë këtë Konventë vetëm me mbarimin e çdo peridhe 10 vjecare, në përputhje me kushtet e parshikuara në këtë nen.

Neni 13

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet të njoftojë të gjithë Anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për rregjistrimin e të gjithë ratifikimeve dhe denoncimeve, që I komunikohen atij nga Anëtaret e Organizatës.
  1. Kur lajmëron Anëtarët e Organizatës për rregjistrimin e ratifikimit të dytë, që i komunikohet atij, Drejtori I Përgjithshëm duhet tu bëjë të qartë Anëtarëve të Organizatës datën në të cilën do të hyjë në fuqi Konventa.

Neni 14

Drejtori I Përgjithshëm I Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet ti komunikojë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, në përputhje me Nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e ratifikimeve dhe akteve të denoncimeve të rregjistruara nga ai në përputhje me dispozitat e nenit të mësipërm.

Neni 15

Këshilli Drejtues I Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet ti paraqesë Konferencës së Përgjithëshme, në një kohë që ai e konsideron të nevojeshme, një raport mbi zbatimin e kësaj Konvente dhe të shqyrtojë propozimin për vendosjen në rendin e ditës së Konferencës të cështjes së ndryshimit të saj të pjesshëm ose të plotë.

Neni 16

  1. Kur miratohet nga Konferenca një Konventë e re duke ndryshuar këtë Konventë tërësisht ose pjesërisht, përveç se kur parashikohet ndryshe në Konventën e re, atëherë-

 (a) ratifikimi nga një Anëtar I Konventës së re të ndryshuar do të bëjë detyrimisht menjëherë cfuqizimin e kësaj Konvente, pavarësisht nga dispozitat e nenit  9 më sipër, në se dhe kur Konventa e re e ndryshuar do të hyjë në fuqi;

 (b) datën që Konventa e re e ndryshuar do të hyjë në fuqi, kjo Konventë do të pushojë së qeni e hapur për ratifikim nga Anëtarët.

  1. Kjo Konventë do të mbetet në fuqi, në ndonjë rast dhe në formën dhe përmbajtjen aktuale, për ata Anëtarë që e kanë ratifikuar atë, por nuk kanë ratifikuar Konventën e ndryshuar .

Neni 17

Versionet anglisht dhe frëngjisht të tekstit të kësaj Konvente janë të barazvlefshëm.

 

Please follow and like us:

|