VENDIM Nr. 522, datë 6.8.2014 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME AGJENTËT KIMIKË NË PUNË

VENDIM

Nr. 522, datë 6.8.2014

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME AGJENTËT KIMIKË NË PUNË[1]

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me agjentët kimikë në punë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET

LIDHUR ME AGJENTËT KIMIKË NË PUNË

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe fusha e zbatimit

  1. Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kërkesave minimale për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet që shkaktohen apo mund të shkaktohen nga efektet e agjentëve kimikë të pranishëm në vendin e punës, ose si rezultat i çdo veprimtarie të punës që përfshin agjentë kimikë.
  2. Rregullorja zbatohet në rastet kur agjentët kimikë të rrezikshëm janë të pranishëm ose mund të jenë të pranishëm në vendin e punës, pa kufizuar në asnjë rast zbatimin e dispozitave ligjore mbi agjentët kimikë të përcaktuara në legjislacionin mbi mbrojtjen nga rrezatimi dhe në legjislacionin mbi mbrojtjen nga kancerogjenët dhe mutagjenët në vendin e punës.
  3. Kjo rregullore zbatohet pa kufizuar zbatimin e legjislacionit më shtrëngues dhe/ose më specifik që rregullon transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë në këtë fushë.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllim të kësaj rregulloreje, termat e përdorur kanë kuptimet e mëposhtme:

  1. a) “Agjent kimik” është çdo element ose përbërje kimike, vetëm ose në formë të përzier, siç ndodhet në gjendjen natyrale ose siç prodhohet, përdoret ose çlirohet, përshirë çlirimin si mbetje, nëpërmjet çfarëdo veprimtarie pune, prodhuar me qëllim ose jo dhe hedhur në treg ose jo;
  2. b) “Agjent kimik i rrezikshëm” është:
  3. i) çdo agjent kimik që plotëson kriteret për klasifikim si substancë ose perzierje e rrezikshme sipas legjislacionit në fuqi për substancat dhe perzierjet kimike, përveç atyre që plotësojnë vetëm kriteret për klasifikim si të rrezikshëm për mjedisin,
  4. ii) çdo agjent kimik i cili, pavarësisht se nuk plotëson kriteret për klasifikim si i rrezikshëm në përputhje me pikën b(i) të këtij neni, mundet që për shkak të vetive të tij fiziko-kimike, kimike ose toksikologjike, si dhe mënyrës se si përdoret ose është i pranishëm në vendin e punës, të paraqesë risk për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, duke përfshirë çdo agjent kimik për të cilin është caktuar një vlerë kufi e ekspozimit në punë;
  5. c) “Veprimtari që përfshin agjentë kimikë”, është çdo punë në të cilën përdoren ose synohet të përdoren agjentët kimikë, në çfarëdolloj procesi, duke përfshirë prodhimin, përpunimin, ruajtjen, transportin, nxjerrjen jashtë përdorimit dhe trajtimin e tyre, ose që rezulton nga një punë e tillë;

ç) “Vlerë kufi e ekspozimit në punë” është, nëse nuk është specifikuar ndryshe, kufiri i mesatares së ponderuar në kohë të përqendrimit të një agjenti kimik në ajër brenda zonës së frymëmarrjes[2] së punëmarrësit në lidhje me një periudhë kohore reference specifike;

  1. d) “Vlerë kufi biologjike” është kufiri i përqendrimit në mjedisin biologjik të përshtatshëm të agjentit përkatës, metabolitit të tij ose të një indikatori të efektit;
  2. dh) “Mbikëqyrje shëndetësore” është vlerësimi i gjendjes shëndetësore të një punëmarrësi në lidhje me ekspozimin ndaj agjentëve kimikë specifikë në punë;
  3. e) “Rrezik” është vetia e qenësishme e një agjenti kimik me potencial për të shkaktuar dëm;

ë) “Risk” është probabiliteti që dëmi potencial të shfaqet në kushtet e përdorimit dhe/ose ekspozimit.

Neni 3

Vlerat kufi të ekspozimit në punë dhe vlerat kufi biologjike

  1. Vlerat kufi të ekspozimit në punë janë përcaktuar në shtojcën 1 dhe vlerat kufi biologjike përcaktohen në shtojcën 2. Këto vlera kufi janë të detyrueshme brenda fushës së zbatimit të kësaj rregulloreje.
  2. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë monitoron dhe propozon pranë Këshillit të Ministrave ndryshimin e vlerave kufi të ekspozimit në punë dhe vlerave kufi biologjike dhe informon për këto vlera organizatat e punëmarrësve dhe të punëdhënësve.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 4

Përcaktimi dhe vlerësimi i riskut të agjentëve kimikë të rrezikshëm

  1. Punëdhënësi përcakton nëse agjentë kimikë të rrezikshëm janë të pranishëm në vendin e punës. Ai vlerëson risqet për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve që lindin nga këta agjentë kimikë, duke marrë parasysh elementët e mëposhtëm:
  2. a) vetitë e rrezikshme;
  3. b) informacionin mbi sigurinë dhe shëndetin të ofruar nga furnizuesi, përfshirë tabelat e të dhënave të sigurisë (SDS);
  4. c) nivelin, llojin dhe kohëzgjatjen e ekspozimit;

ç) rrethanat e punës që përfshijnë agjentë të tillë, përfshirë sasinë e tyre;

  1. d) vlerat kombëtare kufi të ekspozimit në punë ose vlerat kufi biologjike;
  2. dh) efektin e masave parandaluese të marra ose që duhen marrë;
  3. e) kur është e mundur, përfundimet që nxirren nga mbikëqyrja shëndetësore e kryer.

Punëdhënësi siguron informacione shtesë që nevojiten për vlerësimin e riskut nga furnizuesi ose nga burime të tjera lehtësisht të disponueshme. Kur është e përshtatshme, ky informacion përfshin vlerësimin specifik lidhur me riskun për përdoruesit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për agjentët kimikë.

  1. Punëdhënësi zotëron dokumentin e vlerësimit të riskut, dhe identifikon masat parandaluese dhe mbrojtëse që janë marrë në përputhje me nenet 5 dhe 6 të kësaj rregulloreje. Dokumenti i vlerësimit të riskut mbahet i përditësuar, veçanërisht nëse ka pasur ndryshime të rëndësishme në rrethanat e vendit të punës ose nëse mbikëqyrja shëndetësore e punëmarrësve tregon se kjo është e nevojshme. Vlerësimi i riskut dokumentohet në një formë të përshtatshme në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mund të përfshijë një justifikim nga ana e punëdhënësit se natyra e risqeve të lidhura më agjentët kimikë, e bëjnë të panevojshëm një vlerësim të mëtejshëm të detajuar.
  2. Vlerësimi i riskut përfshin edhe disa aktivitete të caktuara të ndërmarrjes ose veprimtarisë së saj, të tilla si mirëmbajtja, për të cilat parashikohet se ka një risk për ekspozim të rëndësishëm, ose që mund të ketë efekte të dëmshme për sigurinë dhe shëndetin për arsye të tjera edhe pasi janë marrë të gjitha masat teknike.
  3. Në rastin e aktiviteteve që përfshijnë ekspozimin ndaj disa agjentëve kimikë të rrezikshëm, risku vlerësohet mbi bazën e riskut që paraqitet nga të gjithë këta agjentë kimikë të kombinuar.
  4. Një aktivitet i ri që përfshin agjentë kimikë të rrezikshëm fillon vetëm pasi të jetë kryer vlerësimi i risqeve të kësaj veprimtarie dhe pasi të jenë zbatuar masat parandaluese të identifikuara.

Neni 5

Parime të përgjithshme për parandalimin e risqeve

  1. Për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve në çdo aktivitet që përfshin praninë e agjentëve kimikë të rrezikshëm, punëdhënësi merr masat e nevojshme parandaluese, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, përfshirë ato të përcaktuara në këtë rregullore.
  2. Risqet për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve në çfarëdolloj veprimtarie që përfshin agjentë kimikë të rrezikshëm eliminohen ose reduktohen në minimum nëpërmjet:
  3. a) projektimit dhe organizimit të punës në vendin e punës;
  4. b) ofrimit të pajisjeve të përshtatshme për punë me agjentë kimikë dhe parashikimi i procedurave të mirëmbajtjes, të cilat sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e punëmarrësve në punë;
  5. c) reduktimit në minimum të numrit të punëmarrësve të ekspozuar, ose që mund të ekspozohen;

ç) reduktimit në minimum të kohëzgjatjes dhe intensitetit të ekspozimit;

  1. d) masave higjieno-sanitare të përshtatshme;
  2. dh) reduktimit të sasisë së agjentëve kimikë të pranishëm në vendin e punës në minimumin e kërkuar për llojin e punës në fjalë;
  3. e) procedurave të përshtatshme të punës, përfshirë masat për trajtimin, ruajtjen dhe transportin e sigurt brenda vendit të punës të agjentëve kimikë të rrezikshëm dhe mbetjeve që përmbajnë agjentë kimikë të tillë.
  4. Kur rezultatet e vlerësimit të riskut nxjerrin në pah një risk për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, zbatohen masat specifike të mbrojtjes, parandalimit dhe monitorimit të përcaktuara në nenet 6, 7 dhe 10 të kësaj rregulloreje.
  5. Kur rezultatet e vlerësimit të riskut tregojnë se, për shkak të sasive të një agjenti kimik të rrezikshëm të pranishëm në vendin e punës, ka vetëm një risk të ulët për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve dhe masat e marra në përputhje me pikat 1 dhe 2 të këtij neni janë të mjaftueshme për të zvogëluar atë risk, atëherë dispozitat e neneve 6, 7 dhe 10 të kësaj rregulloreje nuk zbatohen.

Neni 6

Masa specifike të mbrojtjes dhe të parandalimit

  1. Punëdhënësi garanton që risku për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve në punë nga një agjent kimik i rrezikshëm të eliminohet ose zvogëlohet në minimum.
  2. Zëvendësimi kryhet me përparësi dhe është procesi nëpërmjet të cilit punëdhënësi shmang përdorimin e një agjenti kimik të rrezikshëm, duke e zëvendësuar atë më një agjent kimik ose proces, që në kushtet e përdorimit të tij nuk është i rrezikshëm, ose është më pak i rrezikshëm për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, sipas rastit. Kur natyra e veçantë e aktivitetit nuk lejon që risku të eliminohet nëpërmjet zëvendësimit, atëherë punëdhënësi siguron që risku të reduktohet në minimum nëpërmjet zbatimit të masave të mbrojtjes dhe të parandalimit, në përputhje me vlerësimin e riskut, sipas këtij rendi prioritar:
  3. a) Projektimi i proceseve të përshtatshme të punës dhe kontrolleve teknike, si dhe përdorimi i pajisjeve dhe materialeve të përshtatshme për të shmangur apo minimizuar çlirimin e agjentëve kimikë të rrezikshëm;
  4. b) Zbatimi i masave të mbrojtjes kolektive në burimin e riskut, si ajrimi i përshtatshëm, ose masa të tjera teknike dhe organizative;
  5. c) Zbatimi i masave të mbrojtjes individuale, përfshirë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale, kur ekspozimi nuk mund të parandalohet me mënyra të tjera. Kjo situatë nuk do të jetë e përhershme.
  6. Masat e përmendura në pikën 2 të këtij neni shoqërohen, kur është e përshtatshme për natyrën e riskut, nga mbikëqyrja shëndetësore, siç përcaktohet në nenin 10 të kësaj rregulloreje.
  7. Punëdhënësi kryen rregullisht matje të agjentëve kimikë të rrezikshëm, si dhe kur ka ndryshime në kushtet, të cilat mund të ndikojnë në ekspozimin e punëmarrësve ndaj agjentëve kimikë, në vendin e punës, sipas nevojës, në veçanti në lidhje me vlerat kufi të ekspozimit në punë, përveç rasteve kur ai provon përmes formave të tjera të përshtatshme të vlerësimit se është arritur parandalimi dhe mbrojtja e duhur sipas pikës 2 të këtij neni.
  8. Në çdo rast, punëdhënësi vepron menjëherë për të përmirësuar situatën duke zbatuar masa parandaluese dhe mbrojtëse, nëse vlera kufi e ekspozimit në punë dhe/ose vlera kufi biologjike është tejkaluar, duke marrë parasysh natyrën e atij kufiri.
  9. Punëdhënësi, mbi bazën e vlerësimit të riskut dhe parimeve të përgjithshme për parandalimin e risqeve, merr masa teknike dhe/ose organizative, të përshtatshme me natyrën e aktivitetit, përfshirë ruajtjen, trajtimin dhe veçimin e agjentëve kimikë të papajtueshëm, për të siguruar mbrojtjen e punëmarrësve kundrejt rreziqeve që lindin nga vetitë fiziko-kimike të agjentëve kimikë. Punëdhënësi merr masat e përshtatshme sipas këtij rendi përparësie:
  10. a) Për të parandaluar praninë në vendin e punës të përqendrimeve të rrezikshme të substancave që marrin flakë ose sasive të rrezikshme të substancave kimikisht jo të qëndrueshme, ose ku natyra e punës nuk e lejon këtë;
  11. b) Për të shmangur praninë e burimeve të ndezjes, të cilat mund të provokojnë zjarre dhe shpërthime, ose të kushteve të pafavorshme, të cilat mund të bëhen shkak që substancat ose përzierjet e substancave kimikisht të paqëndrueshme të sjellin pasoja fizike të dëmshme; dhe
  12. c) Për të zbutur efektet e dëmshme për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve në rast zjarri ose shpërthimi si pasojë e ndezjes së substancave që marrin flakë ose pasojave fizike të dëmshme që lindin nga substanca kimikisht të paqëndrueshme ose përzierja e substancave.
  13. Pajisjet e punës dhe sistemet mbrojtëse të siguruara nga punëdhënësi për mbrojtjen e punëmarrësve janë në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi projektimin, prodhimin dhe furnizimin lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë. Masa teknike dhe/ose organizative të marra nga punëdhënësi marrin në konsideratë dhe janë në përputhje me kategorizimin në grupe të pajisjeve sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi lidhur me pajisjet dhe sistemet e mbrojtjes të synuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese.
  14. Punëdhënësi siguron kontroll të mjaftueshëm të impianteve, pajisjeve dhe makinerive, si dhe ofrimin e pajisjeve për kufizimin e shpërthimeve ose masave për çlirimin e presionit të shpërthimit.

Neni 7

Masat për menaxhimin e aksidenteve, incidenteve dhe emergjencave

  1. Punëdhënësi harton procedura si plane veprimi, dhe merr masa për mbrojtjen e punëmarrësve nga aksidentet, incidentet ose emergjencat që kanë lidhje me agjentë kimikë të rrezikshëm. Këto masa përfshijnë ushtrime përkatëse të sigurisë në intervale kohore të rregullta dhe ofrimin e pajisjeve dhe mjediseve të përshtatshme të ndihmës së parë.
  2. Në rastin e një aksidenti ose incidenti, punëdhënësi vepron menjëherë për të eliminuar ose izoluar shkakun, për të zbutur efektet e tij dhe për të informuar punëmarrësit që kanë lidhje me këtë situatë. Për të rivendosur situatën në normalitet:
  3. a) Punëdhënësi zbaton masa të përshtatshme për të përmirësuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur;
  4. b) Në zonën e prekur lejohen të punojnë për kryerjen e riparimeve dhe punëve të tjera të nevojshme vetëm ata punëmarrës që janë të domosdoshëm dhe të formuar;
  5. c) Këta punëmarrës pajisen me veshje mbrojtëse, pajisje mbrojtëse individuale dhe pajisje dhe sisteme të posaçme të sigurisë, të cilat përdoren për sa kohë zgjat situata. Kjo situatë nuk do të jetë e përhershme.

ç) Personat e pambrojtur nuk lejohet që të qëndrojnë në zonën e prekur.

  1. Punëdhënësi përgatit informacion për masat e emergjencës që përfshin agjentë kimikë të rrezikshëm dhe e vë atë në dispozicion të shërbimeve të brendshme dhe të jashtme të emergjencës. Ky informacion duhet të përfshijë:
  2. a) Njoftimin paraprak mbi rreziqet përkatëse në punë, masat për identifikimin e rreziqeve, masat parandaluese dhe procedurat, në mënyrë që shërbimet e emergjencës të mund të përgatisin masat parandaluese dhe procedurat e veta të kundërpërgjigjes,
  3. b) Çdo informacion të disponueshëm lidhur me rreziqe specifike që krijohen ose mund të krijohen në kohën e një aksidenti ose incidenti, përfshirë informacionin sa u takon procedurave të hartuara në përputhje me këtë nen.
  4. Punëdhënësi merr masat e nevojshme për të siguruar praninë e mjeteve paralajmëruese dhe sistemeve të tjera të komunikimit, të nevojshme për të sinjalizuar një risk të shtuar të sigurisë dhe shëndetit dhe për të mundësuar një reagim të përshtatshëm, marrjen e hapave të menjëhershëm të korrigjimit, ndihmës, si dhe mundësimin e largimit dhe shpëtimit menjëherë nëse lind nevoja.

Neni 8

Informimi dhe formimi

  1. Punëdhënësi siguron që punëmarrësve dhe/ose përfaqësuesve të tyre t’u ofrohen:
  2. a) Të dhëna të siguruara nga vlerësimi i riskut dhe informacione të tjera, sa herë që një ndryshim madhor në vendin e punës sjell një ndryshim të këtyre të dhënave;
  3. b) Të dhëna për agjentët kimikë të rrezikshëm që ndodhen në vendin e punës, si: emërtimi i tyre, rreziqet për sigurinë dhe shëndetin, vlerat përkatëse kufi të ekspozimit në punë dhe dispozita të tjera ligjore;
  4. c) Formim dhe informim mbi masat parandaluese të përshtatshme dhe veprime për t’u ndërmarrë në mënyrë që të ruajnë veten e tyre dhe punëmarrësit e tjerë në vendin e punës;

ç) Akses në çdo tabelë të të dhënave të sigurisë (SDS) të ofruar nga furnizuesi, sipas legjislacionit në fuqi.

Informacioni ofrohet në një mënyrë që i përshtatet rezultatit të vlerësimit të riskut dhe mbahet i përditësuar, duke përfshirë njoftimin me gojë, udhëzime për punëmarrës të veçantë, formimin e punëmarrësve dhe informacionin me shkrim në varësi të natyrës dhe shkallës së riskut.

  1. Në rastet kur kontejnerët dhe tubacionet me agjentë kimikë të rrezikshëm të përdorur në punë nuk shënjohen në përputhje me legjislacionin për etiketimin e agjentëve kimikë dhe shenjat e sigurisë në vendin e punës, punëdhënësi siguron që përmbajtja dhe natyra e përmbajtjes së kontejnerëve dhe tubacioneve dhe rreziqet që lidhen me substanca kimike të rrezikshme të pranishme të jenë qartësisht të identifikueshme.

SEKSIONI III

DISPOZITA TË NDRYSHME

Neni 9

Ndalime

  1. Për të parandaluar risqet për shëndetin nga ekspozimi i punëmarrësve ndaj agjentëve kimikë dhe/ ose nga veprimtari të caktuara që përfshijnë agjentë kimikë, prodhimi, fabrikimi ose përdorimi në punë i agjentëve kimikë dhe veprimtarive të përcaktuara në shtojcën 3 ndalohet në masën e përcaktuar në këtë shtojcë.
  2. Ministri përgjegjës për shëndetësinë lejon përjashtime nga kërkesat e pikës 1 të këtij neni, rast pas rasti, vetëm në rrethanat e mëposhtme:
  3. a) për efekt të kërkimit dhe testimit shkencor, përfshirë analizën;
  4. b) për veprimtaritë e synuara për eliminimin e agjentëve kimikë që janë të pranishëm në formën e nën-produkteve ose produkteve mbetje;
  5. c) për prodhimin e agjentëve kimikë të përmendur në pikën 1 të këtij neni për t’u përdorur si produkte të ndërmjetme dhe për përdorimin e tyre si produkte të tillë.
  6. Në të gjitha rrethanat e pikës 2 të këtij neni, ekspozimi i punëmarrësve ndaj agjentëve kimikë të përmendur në pikën 1 të këtij neni duhet të shmanget, veçanërisht duke parashikuar që prodhimi dhe përdorimi i agjentëve të tillë kimikë si ndërmjetës të kryhet sa më herët që të jetë e mundur vetëm në një sistem të mbyllur, i cili mundëson që agjenti kimik i lartpërmendur të merret në sasinë e nevojshme për të monitoruar procesin ose për të bërë mirëmbajtje të sistemit.
  7. Për lejimin e përjashtimeve sipas pikës 2 të këtij neni, ministri përgjegjës për shëndetësinë i kërkon punëdhënësit që të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:
  8. a) arsyen për kërkimin e përjashtimeve;
  9. b) sasinë e agjentit kimik për t’u përdorur në vit;
  10. c) veprimtaritë dhe/ose proceset ose reaksionet e përfshira;

ç) numrin e punëmarrësve përgjegjës që mund të përfshihen;

  1. d) masat paraprake të parashikuara për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve lidhur me këtë proces;
  2. dh) masat teknike dhe organizative që duhet të merren për të parandaluar ekspozimin e punëmarrësve.

Pas depozitimit të të gjithë dokumentacionit përkatës dhe pas shqyrtimit të bërë nga specialistët përkatës, ministri përgjegjës për shëndetësinë vendos miratimin ose jo të kërkesës së punëdhënësit për lejimin e përjashtimeve.

Neni 10

Mbikëqyrja shëndetësore

  1. Punëdhënësi organizon mbikëqyrjen shëndetësore të përshtatshme për punëmarrësit për të cilët rezultatet e vlerësimit sipas nenit 4 të kësaj rregulloreje tregojnë se ka një risk për shëndetin e punëmarrësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikën për sistemin e mbikëqyrjes shëndetësore. Bazuar në rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore, aplikohen masat parandaluese në vendin specifik të punës.
  2. Mbikëqyrja shëndetësore, kryhet kur:
  3. a) Ekspozimi i punëmarrësit ndaj një agjenti kimik të rrezikshëm është i tillë që një sëmundje e identifikueshme ose efekt negativ në shëndet mund të jetë i lidhur me ekspozimin; dhe
  4. b) Sëmundja ose pasoja mund të ndodhë në rrethana të veçanta të punës së punëmarrësit; dhe
  5. c) Teknika e shqyrtimit (e përdorur gjatë mbikëqyrjes shëndetësore) paraqet risk minimal për punëmarrësit.

Për më tepër, duhet të ketë teknika të vlefshme për diagnostikimin e sëmundjes ose të pasojave në shëndet.

  1. Kur një vlerë kufi biologjike e detyrueshme është përcaktuar sipas shtojcës 2 të kësaj rregulloreje,

mbikëqyrja shëndetësore është një kërkesë e detyrueshme për punën me agjentin kimik të rrezikshëm në fjalë. Punëmarrësit informohen për këtë kërkesë përpara se t’u caktohet detyra që përfshin riskun e ekspozimit ndaj agjentit kimik të rrezikshëm të treguar.

  1. Për secilin punëmarrës që i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, mbahen dhe përditësohen të dhënat individuale të shëndetit dhe treguesit e ekspozimit në kartelën individuale të shëndetit në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë. Të dhënat individuale të treguesve biologjikë mund të jenë pjesë e mbikëqyrjes shëndetësore. Punëmarrësi me kërkesën e tij ka akses për të dhënat në kartelën e tij/saj të shëndetit në punë dhe shkallën e ekspozimit. Kopje të kartelës së shëndetit në punë i dorëzohen autoritetit kompetent me kërkesë të tij.
  2. Detajet për mbajtjen, ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave shëndetësore, të dhënave të ekspozimit dhe rezultateve të monitorimit biologjik janë të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, të miratuara nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë. Të dhënat për shëndetin dhe ekspozimin ruhen në mënyrë të përshtatshme që të jetë i mundur konsultimi në një datë të mëvonshme, bazuar në parimin e konfidencialitetit. Kur ndërmarrja pushon veprimtarinë, lista e punëmarrësve të ekspozuar dhe kartelat e shëndetit në punë dorëzohen pranë strukturave rajonale të shëndetit publik, në përputhje me legjislacionin dhe/ose praktikën kombëtare në fuqi.
  3. Kur, si rezultat i mbikëqyrjes shëndetësore të kryer nga një mjek ose një profesionist i kujdesit shëndetësor në punë, një punëmarrës konstatohet me një sëmundje të identifikueshme ose efekt negativ për shëndetin si pasojë e ekspozimit në punë ndaj një agjenti kimik të rrezikshëm, ose kur konstatohet tejkalimi i një vlere kufi biologjike të detyrueshme, punëmarrësi informohet nga mjeku ose persona të tjerë të kualifikuar në mënyrë të përshtatshme për rezultatin që lidhet me atë personalisht përfshirë informacionin dhe këshillimin lidhur me çdo mbikëqyrje shëndetësore që ai duhet t’i nënshtrohet pas përfundimit të ekspozimit, dhe punëdhënësi:
  4. a) rishikon vlerësimin e riskut;
  5. b) rishikon masat e parashikuara për të eliminuar ose reduktuar riskun;
  6. c) merr parasysh këshillën e profesionistit të kujdesit shëndetësor në punë për zbatimin e masave të kërkuara për eliminimin ose reduktimin e riskut, përfshirë mundësinë e caktimit të punëmarrësit në një punë alternative, ku nuk ka risk për ekspozim të mëtejshëm;

ç) siguron mbikëqyrje të vazhdueshme shëndetësore dhe merr masa për rishikimin e gjendjes shëndetësore të punëmarrësve të tjerë që kanë qenë të ekspozuar në mënyrë të ngjashme, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë. Në raste të tilla mjeku i punës apo profesionisti i kujdesit shëndetësor në punë propozon që personat e ekspozuar t’i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor.

Neni 11

Konsultimi dhe pjesëmarrja e punëmarrësve

Konsultimi dhe pjesëmarrja e punëmarrësve dhe/ose e përfaqësuesve të tyre zhvillohet në përputhje me ligjin nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

Neni 12

Udhëzuesit praktikë

  1. Për zbatimin e kësaj rregulloreje dhe bazuar në udhëzues ndërkombëtarë, ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton udhëzues praktikë jo të detyrueshëm, për një periudhë kohe 1-(një) vjeçare nga koha e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje:
  2. a) Udhëzues praktik për përcaktimin dhe vlerësimin e riskut, si dhe për rishikimin dhe rregullimet e nevojshme;
  3. b) Udhëzues praktik për masat parandaluese të përgjithshme për të kontrolluar riskun;
  4. c) Udhëzues praktik për masat specifike mbrojtëse dhe parandaluese për të kontrolluar riskun;

ç) Udhëzues për monitorimin biologjik dhe mbikëqyrjen shëndetësore.

SHTOJCA I

VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT NDAJ AGJENTËVE KIMIKË NË PUNË (1)

“Vlerat kufi të ekspozimit në punë” janë vlera të detyrueshme, të bazuara në shëndet, të cilat përcaktojnë nivelet kufi të ekspozimit, poshtë të cilave, si rregull, nuk pritet të ketë pasoja negative lidhur me çdo substancë të dhënë, pas një ekspozimi ditor ose afat-shkurtër, gjatë gjithë viteve të punës.

 

Nr.

CAS (2) EMRI I AGJENTIT VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT Shënim (3)
8 orë (4) Afatshkurtër (5)
mg/m3 (5) ppm (6) mg/m3 ppm (7)  
1 625-16-1 Acetat terc-amili 270 50 540 100
2 112-07-2 Acetat butoksi-2-etili 133 20 333 50 lëkurë
3 111-15-9 Acetat etoksi-2-etili 11 2 lëkurë
4 123-92-2 Acetat izopentili 270 50 540 100
5 626-38-0 Acetat metil-1-butili 270 50 540 100
6 110-49-6 Acetat metioksi-2-etili 1 lëkurë
7 108-65-6 Acetat metoksi -2-metil-1-etili 275 50 550 100 lëkurë
8 628-63-7 Acetat pentili 270 50 540 100
9 620-11-1 Acetat pentili-3 270 50 540 100
10 108-05-4 Acetat vinili 17,6 5 35,2 10
11 67-64-1 Aceton 1210 500
12 75-05-8 Acetonitril 70 40 lëkurë
13 64-19-7 Acid acetik 25 10
14 64-18-6 Acid formik 9 5
15 7697-37-2 Acid nitrik 2,6 1
16 7664-38-2 Acid ortofosforik 1 2
17 88-89-1 Acid pikrik 0,1
18 79-09-4 Acid propionik 31 10 62 20
19 144-62-7 Acidi oksalik 1
20 7664-93-9 Acidi sulfurik (mjegull) 0,05 (10, 11)
21 107-18-6 Alkol alilik 4,8 2 12,1 5 lëkurë
22 141-43-5 Amino-2-etanol 2,5 1 7,6 3 lëkurë
23 7664-41-7 Amoniak, anhidër 14 20 36 50
24 7440-22-4 Argjend, metalik 0,1
25   Argjend, përbërje të tretshme, si Ag 0,01
26 26628-22-8 Azid natriumi 0,1 0,3 lëkurë
27   Barium (përbërje të tretshme, si Ba) 0,5
28 7783-07-5 Bihidrogjen selenuri 0,07 0,02 0,17 0,05
29 80-05-7 Bisfenol A (pluhur i thithshëm) 10
30 75-15-0 Bisulfur karboni 15 5 lëkurë
31 7726-95-6 Brom 0,7 0,1
32 10035-10-6 Bromur hidrogjeni 6,7 2
33 78-93-3 Butanon 600 200 900 300
34 111-76-2 Butoksi-2-etanol 98 20 246 50 lëkurë
35 112-34-5 (Butoksi-2-etoksi)-2- etanol 67,5 10 101,2 15
36 420-04-2 Cianamid 1 0,58 lëkurë
37 110-82-7 Ciklohekzan 700 200
38 108-94-1 Ciklohekzanon 40,8 10 81,6 20 lëkurë
39 109-89-7 Dietilaminë 15 5 30 10
40 75-34-3 Diklor-1,1-etan 412 100 lëkurë
14 95-50-1 Diklor-1,2-benzen 122 20 306 50 lëkurë
42 106-46-7 Diklor-1,4-benzen 122 20 306 50
43 124-40-3 Dimetilaminë 3,8 2 9,4 5
44 123-91-1 Dioksan-1,4 73 20  
45 124-38-9 Dioksid karboni 9000 5000
46 105-60-2 Epsilon-Kaprolaktam (pluhur dhe avull) 10 40
47 60-29-7 Eter dietilik 308 100 616 200
48 115-10-6 Eter dimetilik 1920 1000
49 1634-04-4 Eter metil-terc butilik 183,5 50 367 100
50 140-88-5 Etilakrilat 21 5 42 10
51 75-04-7 Etilaminë 9,4 5
52 100-41-4 Etilbenzen 442 100 884 200 lëkurë
53 107-21-1 Etilenglikol 52 20 104 40 lëkurë
54 110-80-5 Etoksi-2- etanol 8 2 lëkurë
55 98-83-9 Fenil-2-propen 246 50 492 100
56 108-95-2 Fenol 8 2 16 4 lëkurë
57 7782-41-4 Fluor 1,58 1 3,16 2
58 7664-39-3 Fluorur hidrogjeni 1,5 1,8 2,5 3
59   Fluorure, inorganike 2,5
60 7803-51-2 Fosfinë 0,14 0,1 0,28 0,2
61 75-44-5 Fosgjen 0,08 0,02 0,4 0,1
62 110-43-0 Heptanon-2 238 50 475 100 lëkurë
63 106-35-4 Heptanon-3 95 20
64 1305-62-0 Hidroksid kalciumi 5
65 7580-67-8 Hidrur litiumi 0,025
66 78-78-4 Izopentan 3000 1000
67   Kallaj (përbërjet inorganike, si Sn) 2
68 7782-50-5 Klor 1,5 0,5
69 75-45-6 Klordifluormetan 3600 1000
70 75-00-3 Kloretan 268 100
71 67-66-3 Kloroform 10 2 lëkurë
72 7647-01-0 Klorur hidrogjeni 8 5 15 10
73 1319-77-3 Krezol (gjithë izomerët) 22 5
74   Krom (II) inorganik dhe Krom (III) Përbërje inorganike (të patretshme) 2
75 7440-47-3 Krom, Metal 2
76 1330-20-7 Ksilen, izomere të përziera, i pastër 221 50 442 100 lëkurë
77 98-82-2 Kumen 100 20 250 50 lëkurë
78 108-38-3 m- Ksilen 221 50 442 100 lëkurë
79 108-67-8 Mesitilen (Trimetilbenzenët) 100 20 (10)
80 67-56-1 Metanol 260 200 Lëkurë
81 80-62-6 Metil metakrilat 50 100
82 108-10-1 Metil-4-pentanon-2 83 20 208 50
83 110-12-3 Metil-5-hekzanon-2 95 20
84 541-85-5 Metil-5-heptanon-3 53 10 107 20
85 96-33-3 Metilakrilat 18 5 36 10
86 624-83-9 Metilizocianat 0,02
87 107-98-2 Metoksi-1-propanol -2 375 100 568 150 Lëkura
88 109-86-4 Metoksi-2-etanol 1 Lëkurë
89 111-77-3 (Metoksi-2-etoksi)- 2- etanol 50,1 10 Lëkurë
90 34590-94-8 (Metoksi-2-metiletoksi)-propanol 308 50 Lëkurë
91             Error! Reference source not found.
92   Mërkuri dhe komponimet dyvalente inorganike përfshirë oksidin e mërkurit dhe klorurin e mërkurit (matur si mërkur) 0,02  

(9)Error! Reference source not found.

93 108-90-7 Monoklorbenzen 23 5 70 15
94 108-90-7 Monoklorbenzen 23 5 70 15
95 10102-43-9 Monoksid azoti 30 25
96 110-91-8 Morfolinë 36 10 72 20
97 127-19-5 N,N-Dimetilacetamid 36 10 72 20 Lëkurë
98 68-12-2 N,N-Dimetilformamid 15 5 30 10 Lëkurë
99 91-20-3 Naftalen 50 10
100 141-32-2 n-Butilakrilat 11 2 53 10
101 463-82-1 Neopentan 3000 1000
102 110-54-3 n-Hekzan 72 20
103 142-82-5 n-Heptan 2085 500
104 54-11-5 Nikotinë 0,5 Lëkurë
105 98-95-3 Nitrobenzeni 1 0,2 Lëkurë
106 872-50-4 n-Metil pirolidon-2 40 10 80 20 Lëkurë
107 95-47-6 o-Ksilen 221 50 442 100 Lëkurë
108 10026-13-8 Pentaklorur fosfori 1
109 109-66-0 Pentan 3000 1000
110 1314-80-3 Pentasulfur difosfori 1
111 1314-56-3 Pentoksid difosfori 1
112 110-85-0 Piperazina 0,1 0,3
113 8003-34-7 Piretrum (i pastruar nga laktonet sensitizuese) 1
114 110-86-1 Piridinë 15 5
115 106-42-3 p-Ksilen 221 50 442 100 Lëkurë
116 7440-06-4 Platin, metalik 1
117   Plumb inorganik dhe përbërje të tij 0,15   (8)
118 108-46-3 Resorcinë 45 10 Lëkurë
119 3689-24-5 Sulfotep 0,1 Lëkurë
120 7783-06-04 Sulfur hidrogjeni 7 5 14 10
121 109-99-9 Tetrahidrofuran 150 50 300 100 Lëkurë
122 108-88-3 Toluen 192 50 384 100 Lëkurë
123 121-44-8 Trietilaminë 8,4 2 12,6 3 Lëkurë
124 71-55-6 Triklor-1,1,1- etan 555 100 1100 200
125 120-82-1 Triklor-1,2,4- benzen 15,1 2 37,8 5 Lëkurë
126 526-73-8 Trimetil-1,2,3-benzen 100 20
127 95-63-6 Trimetil-1,2,4-benzen 100 20

_________________

1 Kjo listë përfshin vlerat kufi indikative të ekspozimit në punë të ndodhura në direktivat e Bashkimit Evropian 91/322/KEE, 2000/39/KE, 2006/15/KE dhe 2009/161/KE.

2 CAS, Numri i Regjistrit të Shërbimit të Abstrakteve Kimike.

3 Fjala “Lëkurë” te kolona “Shënim” për një “Vlerë kufi të ekspozimit” tregon mundësinë e një marrjeje të rëndësishme nëpërmjet lëkurës.

4 Matur ose llogaritur në lidhje me një mesatare të ponderuar në kohë për një periudhë referimi prej 8 orësh.

5 Vlerë kufi e ekspozimit afatshkurtër. Një vlerë kufi mbi të cilën nuk duhet të ndodhë ekspozimi dhe është e lidhur me një periudhë prej 5 minutash, përveç rasteve kur është specifikuar ndryshe.

6 mg/mg3: miligram për metër kub ajër në 20°C dhe 101,3 KPa.

7 ppm: pjesë për milion sipas volumit në ajër (ml/m3).

8 Kjo vlerë kufi për plumbin është e detyrueshme në vendet e Bashkimit Evropian, sipas direktivës 98/24/ KE.

9 Gjatë monitorimit të ekspozimit ndaj mërkurit dhe përbërjeve të tij inorganike dyvalente, duhet të merren parasysh teknikat përkatëse të monitorimit biologjik që plotësojnë Vlerat Kufi Indikative të Ekspozimit në Punë.

10 Gjatë përzgjedhjes së një metode të përshtatshme për monitorimin e ekspozimit, merren parasysh kufizimet potenciale dhe interferencat që mund të shfaqen në praninë e përbërjeve të tjera të squfurit.

11 Mjegulla përcaktohet si fraksion toraksi (fraksion i grimcave të inhaluara, që janë në gjendje të kalojnë përtej laringut).

SHTOJCA II

VLERA KUFI BIOLOGJIKE TË DETYRUESHME DHE MASAT E MBIKËQYRJES SHËNDETËSORE

  1. Monitorimi biologjik përfshin matjen e nivelit të plumbit në gjak (PbGj) duke përdorur spektrometrinë e absorbimit atomik ose një metodë që jep rezultate të njëvlershme. Vlera kufi biologjike e detyrueshme është:

70 μg Pb/100 ml gjak.

  1. Mbikëqyrja shëndetësore kryhet nëse:
  2. a) ekspozimi ndaj përqendrimit të plumbit në ajër është më i madh se 0,075 mg/metër kub, e llogaritur si një mesatare e ponderuar në kohë për 40 orë në javë; ose
  3. b) niveli i plumbit në gjak te punëmarrësi është më i lartë se 40 μg Pb/100 ml gjak.
  4. Udhëzime praktike për monitorimin biologjik dhe mbikëqyrjen shëndetësore përgatiten në përputhje me nenin 12 të kësaj rregulloreje.

SHTOJCA III

NDALIME

Prodhimi, fabrikimi ose përdorimi në punë i agjentëve kimikë dhe veprimtarive që përfshijnë agjentët kimikë të përcaktuar më poshtë janë të ndaluara. Ndalimi nuk zbatohet nëse agjenti kimik është i pranishëm në një agjent tjetër kimik, ose si pjesë përbërëse e mbetjeve, me kusht që përqendrimi i tij të jetë më i ulët se kufiri i specifikuar.

Agjentët kimikë:

Nr. CAS 91-59-8       ß-Naftilamina dhe kripërat e saj (mbi 0,1% m/m);

Nr. CAS 92-67-1       Amino-4-bifenili dhe kripërat e tij (mbi 0,1% m/m);

Nr. CAS 92-87-5       Benzidina dhe kripërat e saj (mbi 0,1% m/m);

Nr. CAS 92-93-3       Nitro-4-bifenili (mbi 0,1%).

[1] Direktiva e BE-së 98/24 KE, e datës 7 prill 1998, “Për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëmarrësve nga risqet e lidhura me agjentët kimikë në punë”, (direktiva e katërmbëdhjetë individuale në kuptim të nenit 16(1) të direktivës 89/391/KEE) (Celex 31998L0024).

[2] Zona e frymëmarrjes, sipas përkufizimit të dhënë në standardin EN 1540 “është hemisfera me rreze 30 cm përpara fytyrës, me qendër në mes të vijës që bashkon veshët. Baza e hemisferës është një plan që kalon përmes kësaj vije, majës së kokës dhe laringut. Ky përshkrim teknik nuk aplikohet kur përdoret pajisje mbrojtëse respiratore.

Please follow and like us:

|