V E N D I M Nr. 207, datë 9.5.2002 Për përcaktimin e punëve të vështira ose të rrezikshme

V E N D I M

Nr. 207, datë 9.5.2002

Për përcaktimin e punëve të vështira ose të rrezikshme

(ndryshuar me VKM  nr.409, datë 22.4.2009, nr.248, datë 13.4.2010

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 100 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Përcaktimin e punëve të vështira ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut, si më poshtë vijon:
  2. a) Punët në miniera, në nëntokë, dhe në punimet e tjera, në nëntokë, që kryhen nga:

– minatori, armatori, zjarrmëtari dhe ndihmësit e tyre;

– drejtuesi teknik (personeli inxhiniero-teknik);

– punëtori i transportit dhe i ngarkimit;

– punëtori i shërbimit të ajrimit dhe ai elektromekanik;

-personeli shpëtues dhe inspektues, në miniera, dhe personeli i repartit të inspektim-shpëtimit, miniera, Tiranë.

  1. b) Punët në aviacionin civil, që kryhen nga:

– komandanti i aviacionit,

– piloti,

– navigatori,

– mekaniku,

– radiotelegrafisti,

– radiotelefonisti.

  1. c) Punët në fabrikat e pasurimit të minierave të bakrit, kromit, qymyrgurit, në fonderitë dhe në impiantin e pasurimit të rërave bregdetare dhe në fabrikat e pasurimit të kuarcit, ku përfshihen:

– punët në fonderi;

– punët në farkëtari;

– punët në kaldaja dhe në enët nën trysni;

– saldimi me hark elektrik dhe puna e operatorëve të automatëve të saldimit;

– saldimi me oksiacetilen.

ç) Punët e tilla të:

– polumbarit;

– saldatorit, elektrosaldatorit në rezervuare, kulla dhe cisterna;

– punonjës të pastrimit të brendshëm të rezervuarëve;

– punonjësit që punon me solucione aerosole, radioaktive;

– punonjësit që punon me rreze radioaktive dhe në mjedise radioaktive;

– makinistit dhe ndihmësmakinistit.

  1. d) Punët në fushat e arsimit dhe të kulturës, si ato të:

– balerinit dhe valltarit të ansambleve;

– akrobatit dhe gjimnastit të cirkut;

– solistit të operas;

– muzikantit të veglave frymore, të orkestrave dhe të bandave.

  1. dh) Punët në fushën e shëndetësisë:

– me rrezatime jonizuese (kobaltoterapia, imazheria, radiotologjia klasike, skaneri, rezonanca magnetike);

– në laboratorët mikrobike;

– në shërbimin infektiv, në kirurgji dhe anestezi në sallat e operacionit me gazra.

  1. e) Punët në industrinë e bakrit.

ë) Punët në industrinë kimike dhe atë përpunuese si:

– në prodhimin e baterive;

– në përpunimin e lëkurëve dhe të peliçeve;

– në fabrikat e letrës.

  1. f) Punët në industrinë metalurgjike, të naftës dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, si:

– në metalurgjinë e zezë të ferrokromit;

– në uzinat e petëzimit;

– në uzinat e gizës;

– në repartet e furrnaltës;

– në prodhimin e substancave sintetike, polisterolit, polietilenit etj.

  1. g) Punët në industrinë elektrike:

– në lartësi mbi 5 metra nga sipërfaqja e tokës;

– në shërbimet operative, në nënstacionet 110 kv e lartë;

– në shërbimet e pajisjeve, që lëshojnë rreze monokromatike koherente (rreze lazer), rreze elektromagnetike, me frekuencë të lartë, shumë të lartë, të ulët dhe shumë të ulët;

– në shërbimet me elektrovinça, me kulla të lëvizshme;

– në shërbimet operative në filialet elektrike, shpërndarëse.

  1. gj) Punët në prodhimin e tullave e të tjegullave dhe të artikujve prej qeramike, si:

– në prodhimin e çimentos;

– në prodhimin e xhamit, qelqit dhe të llampave elektrike;

– në industrinë e lëkurëve;

– në industrinë e drurit, të letrës dhe të pllakave të zdrukthit.

  1. h) Punët në industrinë e fermentimit të duhanit dhe në industrinë e prodhimit të cigareve.
  2. i) Punët në ndërtim të:

– punëtorit të asfaltit dhe të punëtorit të prodhimit të asfaltit;

– punëtorit që përgatit betonin;

– punëtorit që ngre oxhaqe industriale;

– punëtorit që monton shtyllat e tensionit të lartë;

– sondistit;

– eskavatoristit;

– minatorit në gurore;

– rulistit;

– minatorit në karrierat e argjilave;

– punëtorit të poligrafisë.

  1. j) Punët në ndërmarrjet ushtarake:

– në çmontimin e municioneve;

– në nxjerrjen e eksplozivit nga predhat e çmontuara;

– në nxjerrjen e barutit nga gëzhojat e municioneve të çmontuara;

– në transportimin e municioneve, baruteve dhe eksplozivëve;

– në manipulimin e enëve nën presion;

– në poligonet e provave të fishekëve dhe shtimjeve;

– në prodhimin e baterive të thata (përgatitja e elektrolitit dhe përzierja e aglomeratit);

– në linjat e prodhimit në tunel;

– në proceset galvanike;

– në prodhimin e fishekzjarrëve;

– në prodhimin e gomave (përgatitja e brumit);

– në saldimet me kallaj;

– në proceset e pastrimit me rërë dhe shkëlqim detalesh;

– në prodhimin e kapsollave;

– në linjat e përpunimit dhe prodhimit të baruteve dhe eksplozivëve;

– në prodhimin dhe manipulimin e lëndëve shpërthyese, iniciale, barute, eksplozive.

  1. Punëdhënësit janë të detyruar të marrin në këto punë punëmarrës, të pajisur me dëshmi profesionale dhe me certifikatën e aftësisë mjekësore.
  2. Punëdhënësit dhe punëmarrësit, me marrëveshje dypalëshe, parashikojnë kushtet e përshtatshme për këto vende pune, përherë në mbrojtje të shëndetit dhe të personalitetit të punëmarrësve.

Punëdhënësit dhe punëmarrësit, me marrëveshje dypalëshe për këto vende pune, parashikojnë që kohëzgjatja maksimale javore e punës të mos kalojë 48 orë në javë, përfshirë në këtë kohëzgjatje edhe orët shtesë të punës.

  1. Punëdhënësit janë të detyruar të krijojnë kushte të larta sigurie dhe higjiene në këto vende pune.
  2. Ngarkohen ministritë përkatëse të nxjerrin udhëzimet për sigurimin teknik dhe mbrojtjen e këtyre punëmarrësve, në fushat e veprimtarisë që mbulojnë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Pandeli Majko

Please follow and like us:

|