VENDIM Nr. 248, datë 30.4.2014 PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

VENDIM

Nr. 248, datë 30.4.2014

PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

(ndryshuar me VKM nr. 460, datë 9.7.2014)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 8 të ligjit nr. 7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Zyra përkatëse e punësimit financon për punësimin e personave me aftësi të kufizuara:
  2. a) Punëdhënësin, me një financim mujor në masën deri në 100 për qind të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, të pjesës së kontributit të punëdhënësit, me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit. Ky financim bëhet nga zyra e punësimit në degën përkatëse të tatimeve sipas procedurave përkatëse;
  3. b) Punëdhënësin, me një financim për të pajisur siç duhet vendin e punës/transport (përshtatja e arsyeshme) të personit me aftësi të kufizuar dhe për t’i siguruar atij/asaj një përgatitje thelbësore për punën deri në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë, nëse punëson më shumë se dy persona. Për këtë, punëdhënësit duhet të paraqesin një projekt për përshtatjen e arsyeshme;
  4. c) Punëmarrësin, punëkërkuesin e papunë, person me aftësi të kufizuar, sipas këtij programi, me një financim mujor në masën deri 100 për qind të nivelit të pagës minimale në shkallë vendi deri për 6 (gjashtë) muajt e parë të punësimit;

ç) Punëmarrësin, punëkërkuesin e papunë, person me aftësi të kufizuar, me një financim mujor në masën deri në 50 për qind të nivelit të pagës minimale në shkallë vendi deri për 6 (gjashtë) muajt e dytë të punësimit.

  1. Zyra përkatëse e punësimit financon për formimin në punë të personave me aftësi të kufizuara:
  2. a) Punëdhënësin, deri në 70 për qind të tarifave me bazë koston e trajnimit;
  3. b) Kursantin, punëkërkuesin e papunë, të përfshirë sipas këtij programi, në masën deri në 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi;
  4. c) Derdhjen e kontributit për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.5 për qind të pagës minimale, i cili derdhet në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, sipas procedurave përkatëse.
  5. Pas përfundimit të kontratës së punës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, në rastin e vazhdimit të punësimit me kontratë, punëdhënësi ka të drejtë të riaplikojë për këtë program në vitin pasardhës, pas shprehjes së vullnetit të të dyja palëve për zgjatjen e kontratës, sipas kushteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
  6. Pas përfundimit të kontratës së punës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, në rastin e vazhdimit të punësimit me kontratës dhe me pagesë të plotë nga ana e punëdhënësit, në lidhje me pagesat e aftësisë së kufizuar zbatohet legjislacioni në fuqi.
  7. Kohëzgjatja e programit të formimit në punë, sipas pikës 2 të këtij vendimi, është jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj për të gjitha profesionet. Në përfundim të periudhës së formimit, punëdhënësit duhet të punësojnë jo më pak se 30 për qind të të trajnuarve, për një periudhë 6-mujore.
  8. Pjesëmarrësit në formim, sipas pikës 2 të këtij vendimi, duhet të jenë persona të pakualifikuar profesionalisht.
  9. Tarifat për kostot e formimit nëpërmjet punës vendosen nga komisioni i përcaktuar në vendimin nr. 47, datë 16.1.2008 të Këshillit të Ministrave, “Për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”, të ndryshuar.
  10. Punëkërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara, të përfshirë në program sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendimi, nuk e humbasin pagesën që përfitojnë për shkak të aftësisë së kufizuar.
  11. Një punëdhënës mund të aplikojë për të përfituar financimin e përcaktuar sipas pikës 1 ose sipas pikës 2 të këtij vendimi, por jo për të dyja pikat njëkohësisht.
  12. Financimi sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendimi, ndërpritet në rastin kur punëdhënësi, pas përfitimit të financimit, në zbatim të këtij vendimi, zgjidh pa shkaqe të arsyeshme kontratat e punës së punëmarrësve të tjerë të punësuar pranë tij.
  13. Zyra përkatëse e punësimit bën njoftimin në Buletinin e Njoftimeve Publike, çdo vit, për fondin e vënë në dispozicion dhe kriteret e përfitimit nga ky program. Publikimi i programit bëhet, gjithashtu, me të gjitha mjetet e mundshme elektronike dhe joelektronike.
  14. Punëdhënësi që aplikon për programin e punësimit nuk duhet të ketë shkelur në të kaluarën legjislacionin e punës dhe duhet të ketë derdhur, rregullisht, tatimet e sigurimet e detyrueshme shoqërore, për aq kohë sa kryen veprimtarinë.
  15. Për të përfituar nga ky program, punëdhënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësimit, ku ai zhvillon veprimtarinë, dokumentacionin e mëposhtëm:
  16. a) Vendimin e gjykatës për regjistrimin si person juridik apo fizik ose vendimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;
  17. b) Numrin e identifikimit të personit të tatueshëm (NIPT-in);
  18. c) Vërtetimin për shlyerjen e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që lëshohen nga organi tatimor përkatës, për aq kohë sa ushtron veprimtarinë, për subjektet me kohëzgjatje aktiviteti më pak se një vit, dhe për një periudhë kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit, për subjektet me kohëzgjatje aktiviteti prej më shumë se një viti;

ç) Numrin e llogarisë bankare;

  1. d) Vërtetimin nga dega e tatim-taksave, ku personi juridik ushtron veprimtarinë, për shlyerjen e detyrimeve tatimore për aq kohë sa kryen veprimtarinë, por jo më gjatë se për një periudhë kohore njëvjeçare, nga çasti i aplikimit;

Bëjnë përjashtim nga ky rregull personat juridikë/fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organeve tatimore, por në momentin e aplikimit në këtë program:

  1. i) kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
  2. ii) kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat;

iii) kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të  ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.

Këta persona duhet të jenë të pajisur me vërtetimet e lëshuara nga organet tatimore, si dhe me dokumentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.

  1. dh) Informacion për:
  2. i) numrin e fuqisë punëtore;
  3. ii) listën e të siguruarve;

iii) llojin e veprimtarisë që kryen;

  1. iv) nivelin e pagës së dhënë për çdo person;
  2. v) planbiznesin për shtimin e fuqisë punëtore;
  3. vi) akte të inspektimit në punë, të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
  4. Punëdhënësi mund të aplikojnë për programin në mënyrë elektronike apo pranë zyrave të punësimit.
  5. Zyra përkatëse e punësimit ia paraqet këshillit vendor tripalësh, të ngritur pranë saj, projektet që kërkohen të zbatohen aty ku ajo ushtron veprimtarinë, i cili, pasi shqyrton dhe vlerëson dobinë social-ekonomike të tyre, i miraton ato në parim.
  6. Pas miratimit, në parim, të projekteve në këshillin vendor tripalësh, zyra përkatëse e punësimit ia dërgon, për miratim, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
  7. Për zbatimin e pikës 15 të këtij vendimi, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit ngrihet komisioni i miratimit të projekteve, me jo më pak se 5 (pesë) persona. Mënyra e organizimit, vlerësimit të projekteve dhe e funksionimit të punës, si dhe përbërja e komisioneve përcaktohen në rregulloren e këshillit administrativ tripalësh të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
  8. Komisioni i miratimit të projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit vendos miratimin ose jo të projektit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  9. Për projektet e miratuara, zyra përkatëse e punësimit, në bashkëpunim me punëdhënësin, plotësojnë listën e punëkërkuesve të papunë, persona me aftësi të kufizuara, që do të përfshihen në program.
  10. Ndërmjet zyrave përkatëse të punësimit dhe punëdhënësit nënshkruhet një kontratë, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet, në përputhje me programin, për secilën palë. Kontratat lidhen vetëm për vitin buxhetor për të cilin është miratuar projekti. Për vazhdimin e projektit, në vitin pasardhës do të lidhet një kontratë shtesë në përputhje me fondet e miratuar atë vit.
  11. Punëdhënësi dhe punëkërkuesi si punëmarrës, nënshkruajnë një kontratë individuale pune, në të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve, sipas përcaktimeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim. Një kopje e kontratës së punës së çdo punëkërkuesi punëmarrës, depozitohet në zyrën përkatëse të punësimit, e cila ndjek zbatimin e kontratës deri në përfundim të projektit.
  12. Në rastet kur punëkërkuesi si punëmarrës, pjesëmarrës në këtë program, largohet përpara afatit të përcaktuar në kontratë, për shkaqe të arsyeshme, zëvendësimi bëhet nga zyra përkatëse e punësimit, pas njoftimit nga punëdhënësi për shkaqet e zgjidhjes së kontratës.
  13. Nëse punëdhënësi në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të arsyeshme bën zgjidhjen e kontratës së punës me punëkërkuesin e punësuar, është i detyruar ta kthejë të gjithë financimin e marrë për punëkërkuesin e punësuar, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me interesat, të llogaritura sipas normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë.
  14. Kontratat tip, sipas përcaktimeve të dhëna në pikat 20 e 21 të këtij vendimi, hartohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga zyrat përkatëse të punësimit.
  15. Shërbimi Kombëtar i Punësimit analizon efektshmërinë e programit dhe përgatit raporte vjetore, brenda datës 31 mars të viti pasardhës, të cilat ia paraqet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
  16. Shërbimi Kombëtar i Punësimit ruan të dhënat për skemën deri në 10 (dhjetë) vjet, pas dhënies së fundit të ndihmës individuale.
  17. Programi vlerësohet, në vitin pasardhës, nga ekspertë ose organizata të pavarura që kanë përvojë në këtë fushë dhe njohuri për tregun e punës.
  18. Kostoja dhe vlerësimi i këtij programi përballohen nga fondet vjetore të buxhetit të shtetit, zëri “Nxitja e punësimit”, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  19. Skema të fillojë të zbatohet me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe kohëzgjatja e saj të jetë 5 (pesë) vjet.
  20. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për nxjerrjen e udhëzimeve për zbatimin dhe mbikëqyrjen e programit, dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e programit nëpërmjet zyrave të punësimit.
  21. Vendimi nr. 353, datë 24.3.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë të rinj”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

   Edi Rama

Please follow and like us:

|