Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare ndaj gjyqtarit GJIN GJONI, anetar i KLD

Zoti Gjoni para se te perballeni ne procese gjyqesore me gazetaret, zhvishuni nga mundesia e ndikimit mbi gjykatesit qe do gjykojne!

Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i informuar rreth mesymjes gjyqesore qe Anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise zoti Gjin Gjoni ka hapur ndaj disa gazetareve dhe mediave respektive ku punojne, ne pretendime juridike per cenim te imazhit te tij si dhe disa argumentave te pretenduara juridike.
UGSH e konsideron kete proces te emrit te perfolur prej kohesh ne mediumet e vendit, si nje perpjekje te deshtuar qysh ne nisje te proceseve te hapura prej tij.
UGSH duke mbetur ne pritje te seancave dhe gjykimeve te pritshme, pa nisur ende ato, ne emer te parimit te mos dikimit per shkak te pozites dhe per te evituar çdo nuance intimidimi prej zotit Gjin Gjoni, i kerkon atij doreheqjen nga funksionet e larta drejtuese , duke e konsideruar kete nje mundesi te barazise se tij me gazetaret si pale e akuzuar, ne raport me proceset gjyqesore qe ai ka hapur.
UGSH deklaron mbeshtetjen e kolegeve ne kete perballje me nje nder eksponentet e larte te sistemit aktual te gjyqesorit ne vend.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Please follow and like us:

|