Apel i Unionit te Gazetareve Shqiptare te mbrojme Durresin arkeologjik!

Tirane me 7.02.2017

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon krimin barbar qe po kryhet aktualisht mbi mjedisin arkeologjik prane Tores Veneciane ne qytetin bregdetar te Durresit. Unioni i Gazetareve Shqiptar u ben thirrje gjithe mediave te vendit, gazetareve dhe gjithe opinionit publik te reagoje fuqimisht ne mbrojtje te pasurise kombetare arkeologjike ne Durres. Denoncojme per kete krim barbar pergjegjesat institucionale dhe i drejtohem me emer Ministres se Kultures Zonjes Mirela Kumbaro dhe kryetarit te Bashkise Durres, zotit Vangjush Dako te nderhyni sot, nje ore e me pare, per ta ndalur kete barbari qe keni firmosur. Neser nuk do ju lene qytetaret e ketij vendi dhe do te perballeni me ndeshkimin ligjor per nje krim barbar antikombetar dhe me pasoja mbi trashegimnine arkeologjike te shqiptareve.
Unioni i Gazetareve Shqiptare i fton gjithe gazetaret dhe intelektualet e ketij vendi, opinionin publik te behemi nje trup i vetem, kunder ketij krimi barbar ne Durres.
Neser dita fillon me reagimin tone ne te gjitha format, per te shpetuar pasurine kombetare kulturore shqiptare.

Aleksander Çipa
Kryetar i UGSH

Please follow and like us:

|