Rreth nesh
“Unioni i Gazetareve” u krijua me 25.10.2005 me vendim te Gjykates se rrethit Tirane me kerkesen e paraqitur nga Aleksander Çipa dhe aktet e themelimit per regjistrimin si person juridik.
“Unioni i gazetareve” nisi organizimin e vet ne gjithe vendin, duke krijuar se pari degen e Tiranes, mandej deget ne rrethet kryesore te vendit si Durrësi, Elbasani, Kukësi, Shkodra, Peshkopia, Korca, Gjirokastra, Saranda, Vlora, Fieri, Berati etj. ku vepron dhe jeton një komunitet gazetarësh profesionistë. Degët e veta ka krijuar edhe në vendet fqinje ku jetojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre si korrespodentë apo reporterë të medias kryesore të vendit. Të tilla kemi në Athinë, Bruksel, Romë etj.
Ne daten 21/11/ 2005 u mblodh Asambleja Kombetare e “Unionit te Gazetareve”, e cila zgjodhi forumet dhe organet drejtuese te tij ne nivel kombetar.
I mbeshtetur nga nje projekt i IREX (Internacional Research & Exchanges Board), Unioni nis te afirmohet ne jeten sindikale te vendit si e vetmja organizate e gazetareve dhe me e madhja ne vend.
Gjate muajit shkurt-mars 2006 me ftese te Unionit mberrin per nje periudhe trainimi ne Tirane, trainuesi bullgar Petko Georgievu, Drejtor i Qendres Bullgare te trainimeve, i cili asistoi Unionin per formulimin e dokumentave baze mbi te cilat kerkohet permiresimi i te drejtave te gazetareve shqiptare. Prej ketij trainimi u arrit hartimi i nje drafti te Kontrates tip kolektive te gazetarit, dokument ky i asistuar nga eksperte juridike, nga perfaqesues te zyrave te punes dhe Inspektoriati Shteteror i Punes.
Ne muajin shtator 2006 Unioni i Gazetareve, nis negociatat me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta per arritjen e nje marreveshjeje bashkepunimi.
Ne 29/12/2006 mes “Unionit te Gazetareve” dhe Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta nenshkruhet aktmarreveshja e bashkepunimit “Per informim dhe ndihmese ne zbatimin e legjislacionit te punes”.
Pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje nis nje cikel inspektimesh mes “Unionit te Gazetareve” dhe Inspektoriatit Shteteror te Punes per verifikimin e gjendjes.
Gjate muajve ne vazhdim “Unioni” merr pjese ne disa takime kombetare dhe tryeza per probleme te lirise se mediave dhe te gjendjes sociale te gazetareve.
Ne bashkepunim me “Qendren shqiptare te monitorimit te medias”, nen mbeshtetjen e fondacionit “Fridrih Ebert” punohet per nje raport te gjendjes dhe kushteve sociale te gazetareve, i cili publikohet nga “Qendra Shqiptare e monitorimit te medias”
“Unioni i Gazetareve” pergjate kesaj periudhe ka qene e vetjma organizate qe ka reaguar per 8 raste te cenimit te Kodit te Ounes nga pronare te mediave dhe per arbitraritet ndaj kolektivave te gazetareve.
Ne disa konferenca per shtyp te realizuara nga drejtuesit e larte te “Unionit te Gazetareve” eshte denoncuar fakti i mungeses se kontratave te punes, i mosrespektimit te pervojes dhe aftesive profesionale si dhe i kerkesave per formalizim te marredhenieve te punes mes punedhenesve dhe punemarresve.
Drejtuesit e “Unionit te Gazetareve” kane denoncuar permes deklaratash dhe notave te protestes rastet e dhunes se ushtruar mbi reportere, gazetare dhe editore per shkak te detyres.
Drejtuesit e “Unionit te Gazetareve” kane nisur takime dhe konsulta me parlamentare dhe perfaqesues te Ekzekutivit shqiptar per pasqyrimin ne projektligjin e ri per mediat te kerkesave dhe te drejtave te komunitetit te gazetareve shqiptare.
“Unioni i Gazetareve” ka pasur nje axhende intensive kontaktesh dhe korrespodence me asosacione nderkombetare gazetaresh si dhe me forume nderkombetare, si Federata Nderkombetare e Gazetareve, Sindikata Europiane e Gazetareve, SEEMO, Sindikata e gazatereve kroate..
“Unioni i gazetareve” ka nisur tashme negociatat me disa punedhenes te mediave komb etare per zbatimin e kontratave kolektive te punes ne institucionet mediatike.Fale kembenguljes se “Unionit te gazetareve” eshte arritur nenshkrimi i ketyre kontratave ne kater media audiovizive, private dhe publike.