VENDIM Nr. 66, datë 12.2.2014 Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNONJËS ME KUAKIFIKIM TË LARTË, TË TIPIT “A/KL

VENDIM

Nr. 66, datë 12.2.2014

Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNONJËS ME KUAKIFIKIM TË LARTË, TË TIPIT “A/KL”[1]

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, dhe 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/KL”, si punonjës me kualifikim të lartë, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  2. a) ka një kontratë pune me një punëdhënës, në përputhje me formimin e tij profesional për një profesion, për të cilin kërkohen cilësi dhe kualifikim i veçantë, me kohëzgjatje së paku 2-vjeçare në Republikën e Shqipërisë;
  3. b) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
  4. c) plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacionin kombëtar në fuqi për ushtrimin e një profesioni të rregulluar në Republikën e Shqipërisë, të specifikuar në kontratën e punës;

ç) për profesionet e parregulluara, nëse paraqet dokumentet që vërtetojnë kualifikimet e larta profesionale në profesionin apo sektorin e specifikuar në kontratën e punës;

  1. d) nëse paga minimale e përcaktuar në kontratën e tij të punës me punëdhënësin është sa trefishi i pagës minimale bruto mujore, e përcaktuar sipas legjislacionit kombëtar në fuqi.
  2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/KL”, si punonjës me kualifikim të lartë, për një afat 3-vjeçar, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  3. a) ka një kontratë pune të vlefshme, në përputhje me formimin e tij profesional, për një afat 3-vjeçar, por jo domosdoshmërish me punëdhënësin, që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/KL”;
  4. b) plotëson kushtet e shkronjave “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të këtij vendimi;
  5. c) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  6. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/KL” bëhet nga:
  7. a) i huaji;
  8. b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  9. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
  10. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/KL”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  11. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  12. b) vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin, ku ai do të punësohet;
  13. c) kopjen origjinale të kontratës individuale të punës, ku të plotësohen kushtet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi;

ç) dokumente që vërtetojnë kualifikimet e larta profesionale në profesionin apo sektorin e përcaktuar në kontratën e punës;

  1. d) kopjen e pasaportës;
  2. dh) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
  3. e) pesë fotografi.
  4. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/KL”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  5. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
  6. b) kopjen e kontratës individuale të punës me afatin kohor të përcaktuar deri në tre vjet;
  7. c) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;

ç) pesë fotografi.

  1. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikat 4 e 5 të këtij vendimi, në:
  2. a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
  5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  7. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat e këtij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune me leje pune të tipit “A/KL”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/KL” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21 të këtij vendimi.
  10. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
  12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “A/KL”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
  13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/KL”.
  14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/KL”.
  15. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/KL”, paraqesin, 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi, në:
  16. a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
  17. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
  18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/KL” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 1, 2, 5, 8 e 21 të këtij vendimi,
  19. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/KL” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  20. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/KL”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  21. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/KL”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  22. Leja e punës e tipit “A/KL” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  23. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/KL” për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
  24. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/KL” për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tri mijë) lekësh.
  25. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  26. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE _____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji/for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT/INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit_________________________________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:_______________________________________________________

            Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:______________________________________________________

            Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës______________________________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO     JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal  PO     JO

    Seasonal employment                      YES    NO

  1. Migrimi ditor PO      JO

    Daily migration                      YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT/INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiemri ____________________________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri _______________________________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait ________________________________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes_______________________________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_____________________________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri____________________________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit ____________________________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent __________________________________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga ________________________________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_____________________________                                      _____________________________

             Vendi dhe data                                                           Emri / mbiemri i aplikantit

(Place and date)                                                                                   (Applicant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë …………………..

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                 FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms  (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)

Lindur më    ___________________________

Born on      (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:                     ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:                   ________________

(Sector of Activity)

Me adresë:                               _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                   _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                                  _______________

(Expiration Date)

 Pagesa:                                                _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)

DREJTOR

[1] Ky vendim i Këshillit të Ministrave përafrohet me direktivën e Këshillit 2009/50/KE, datë 25 maj 2009 “Mbi kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta me qëllim pune tepër të kualifikuar”. Numri CELEX 32009L0050, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian.

Please follow and like us:

|