VENDIM Nr. 68, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËTOR SHTËPIAK, TË TIPIT “A/PSH”

VENDIM

Nr. 68, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËTOR SHTËPIAK, TË TIPIT “A/PSH”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/PSH”, si punëtor shtëpiak, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
  2. a) ka një kontratë pune me një punëdhënës në përputhje me formimin e tij;
  3. b) ka hyrë ose qëndron në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, të llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  4. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/PSH”, si punëtor shtëpiak, nëse:
  5. a) ka një kontratë pune të vlefshme në përputhje me punën e ushtruar prej tij, si punëtor shtëpiak, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërish me punëdhënësin që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/PSH”;
  6. b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  7. c) ka një vërtetim nga organet tatimore se ka shlyer të gjitha detyrimet për taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
  8. Kërkesa për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/PSH” bëhet nga:
  9. a) i huaji;
  10. b) punëdhënësi me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  11. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
  12. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit, për herë të parë, me leje pune të tipit “A/PSH”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  13. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formularit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  14. b) vendimin e gjykatës/ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të personit fizik/juridik ose çdo personi tjetër, punëdhënës, ku ai do të punësohet;
  15. c) kopjen origjinale të kontratës individuale të punës, e cila duhet të përmbajë, përveç elementeve të përcaktuara në pikën 3 të nenit 21 të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, edhe kushtet e akomodimit dhe të ushqimit të punëtorit shtëpiak;

ç) vërtetimin nga punëdhënësit/organet tatimore për të ardhurat mujore të familjes së punëdhënësit të punëtorit shtëpiak, të cilat duhet të jenë pesë herë më shumë se paga me të cilën do të shpërblehet punëtori shtëpiak, sipas kontratës së punës;

  1. d) kopjen e pasaportës së punëdhënësit;
  2. dh) kopjen e pasaportës së punëmarrësit;
  3. e) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;

ë) pesë fotografi;

  1. f) dëshminë për formimin profesional të punëmarrësit, nëse ka të tillë për vendin e punës, sipas legjislacionit në vendin e origjinës ose të vendit ku ai është me qëndrim të ligjshëm.
  2. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/PSH”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  3. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
  4. b) kopjen e kontratës individuale të punës, e cila duhet të përmbajë, përveç elementeve të përcaktuara në pikën 3 të nenit 21 të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, edhe kushtet e akomodimit e të ushqimit të punëtorit shtëpiak;
  5. c) vërtetimin nga punëdhënësit/organet tatimore për të ardhurat mujore të familjes së punëdhënësit të punëtorit shtëpiak, të cilat duhet të jenë pesë herë më shumë se paga me të cilën do të shpërblehet punëtori shtëpiak, sipas kontratës së punës;

ç) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;

  1. d) pesë fotografi;
  2. dh) vërtetimin nga organet tatimore për shlyerjen e detyrimeve për taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të përcaktuara në shkronjën “c” të pikës 2 të këtij vendimi, për pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëtorin shtëpiak.
  3. Nëse punëtori shtëpiak, i cili kërkon të pajiset me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/PSH”, ndryshon punëdhënësin, personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës, paraqesin dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij.
  4. Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij:
  5. a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës ka vendbanimin punëdhënësi tek i cili do të punësohet, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  6. b) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
  7. Zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  8. Zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon:
  9. a) shlyerjen e detyrimeve në organet tatimore, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, si individ, kur nuk kryen aktivitet ekonomik;
  10. b) shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji, kur kryen aktivitet ekonomik.
  11. Zyra përkatëse e punësimit e pajis të huajin, për herë të parë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune njëvjeçare të tipit “A/PSH”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi, nëse:
  12. a) dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, vlerësohet i rregullt;
  13. b) përmbushen kriteret e përcaktuara në pikat 1 dhe 9 të këtij vendimi;
  14. c) i huaji paraqet, në çastin e marrjes së lejes së punës të tipit “A/PSH”, dokumentin e regjistrimit në organet tatimore, shoqëruar me NIPT-in e punëdhënësit.
  15. Zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 8 të këtij vendimi.
  16. Zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/PSH” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se:
  17. a) nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 dhe 9 të këtij vendimi;
  18. b) pozicioni i punës që i ofrohet, në rajonin gjeografik ku ndodhet punëdhënësi, mund të plotësohet nga kategoritë e përcaktuara në pikën 2 të nenit 84 të ligjit nr. 108/2013;
  19. c) është në kushtet e parashikuara në pikën 20 të këtij vendimi.
  20. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së të huajit, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë përgjegjëse për çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  21. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë përgjegjëse për çështjet e migracionit, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur zyrës përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
  22. Zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “A/PSH”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 8, 9, 10, 11 e 12 të këtij vendimi.
  23. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PSH”.
  24. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PSH”.
  25. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/PSH”, paraqesin brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 ose 6 të këtij vendimi, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ka vendbanimin.
  26. Zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/PSH” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 8, 9, 10, 11 e 12 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5 ose 6, 9 dhe 20 të këtij vendimi. Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës, për punëtorët shtëpiakë, është njëvjeçar.
  27. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/PSH” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  28. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/PSH”, nëse vërtetohet njëri nga rastet e përcaktuar në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  29. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/PSH”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  30. Leja e punës e tipit “A/PSH” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  31. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/PSH”, për herë të parë, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
  32. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/PSH”, për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tri mijë) lekësh.
  33. Drejtoria përgjegjëse për çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës të tipit “A/PSH”.
  34. Vendimi nr. 518, datë 6.7.2011 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurave për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen e anulimin e lejes së punës të tipit “C/PSH”, shfuqizohet.
  35. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

_____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal PO     JO

    Seasonal employment              YES    NO

  1. Migrimi ditor PO JO

    Daily migration                      YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_____________________________                                                 _____________________________

             Vendi dhe data                                                            Emri / mbiemri i aplikantit

(Place and date)                                                                                     (Applicant)

                                                                   SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë …………………..

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                 FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)

 

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:                ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:              ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                           _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

 Pagesa:                                 _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

 

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)              

DREJTOR


 

|