VENDIM Nr. 76, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR STUDENTË, TË TIPIT “A/S

VENDIM

Nr. 76, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR STUDENTË, TË TIPIT “A/S[1]

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, e 86, pika 2 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune për studentë, e tipit “A/S”, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  2. a) ndjek studime të rregullta universitare;
  3. b) ka një kontratë pune me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme;
  4. c) punësimi i të huajit (studentit) si punëmarrës, gjatë vitit akademik, bëhet vetëm me kohë të përcaktuar, sipas legjislacionit në fuqi;

ç) punësimi i të huajit (studentit) si punëmarrës bëhet me kohë normale, gjatë pushimeve të shkollës, sipas legjislacionit në fuqi;

  1. d) i huaji (studenti) punon deri në 20 (njëzet) orë në javë;
  2. dh) i huaji ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  3. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/S”, si student çdo vit, jo domosdoshmërish me të njëjtin punëdhënës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  4. a) vazhdon studimet e rregullta universitare;
  5. b) ka përfunduar me sukses studimet në vitin pararendës;
  6. c) ka një kontratë pune me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme, por jo domosdoshmërish me punëdhënësin e mëparshëm;

ç) institucioni përgjegjës, pranë të cilit kryen studimet, ka dhënë pëlqimin për kontratën e punës;

  1. d) i huaji (studenti) punon deri në 20 (njëzet) orë në javë;
  2. dh) i huaji ka qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/S” bëhet nga:
  4. a) i huaji;
  5. b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  6. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
  7. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/S”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  8. a) kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  9. b) kontratën e rregullt të punës me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme;
  10. c) vërtetimin nga institucioni arsimor ku ndjek studimet se është student;

ç)  kopjen e lejes së qëndrimit;

  1. d) kopjen e pasaportës;
  2. dh) pesë fotografi.
  3. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/S”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes së mëparshme, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. a) kërkesën me të dhënat personale;
  5. b) kontratën e rregullt të punës me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme;
  6. c) vërtetimin nga institucioni arsimor, pranë të cilit ndjek studimet, për kryerjen me sukses të studimeve të vitit pararendës;

ç) kopjen e pasaportës;

  1. d) pesë fotografi.
  2. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, për pajisjen për herë të parë me leje pune ose të përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi, në rast të ripërtëritjes së lejes së punës, në:
  3. a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet i huaji, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet i huaji, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  5. c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së të huajit.
  6. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, është në rregull e nëse vlerëson se përmbushen kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të këtij vendimi, e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/S”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 bashkëlidhur këtij vendimi ose, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune, ia ripërtërin atij lejen e punës të tipit “A/S”.
  9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje ose ripërtëritje të lejes së punës të tipit “A/S” studentit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të këtij vendimi, ose është në kushtet e pikës 15 të këtij vendimi.
  11. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), ia përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  12. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
  13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/S”.
  14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/S”.
  15. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/S” apo ripërtëritja e saj bëhen kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 77 e 80, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  16. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/S”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  17. Leja e punës e tipit “A/S” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  18. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  19. Vendimi nr. 353, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për studentë”, shfuqizohet.
  20. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama


ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                     WELFARE AND YOUTH

 

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

__________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  1. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO    JO

    Yearly quota                           YES  NO

  1. Punësimi sezonal PO     JO

    Seasonal employment             YES   NO

  1. Migrimi ditor PO JO

    Daily migration                    YES   NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO      JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_____________________________                                    _____________________________

             Vendi dhe data                                                               Emri / mbiemri i aplikantit

             (Place and date)                                                                                (Applicant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë …………………..

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                               FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:               ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:             ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                      _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

 Pagesa:                                 _______________

(Application Fee)

 

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)

DREJTOR

[1] Ky vendim i Këshillit të Ministrave përafrohet pjesërisht me direktivën e Këshillit 2004/114/KE,  datë 13 dhjetor 2004 “Mbi kushtet e pranimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllim studimi, programe të shkëmbimit për nxënës, trajnim pa pagesë ose shërbim vullnetar”. Numri CELEX 32004L0114, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 375, datë 23.12.2004, faqe 12-18.

|