VENDIM Nr. 77, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR PUNËSIM NDËRKUFITAR, TË TIPIT “A/NK”

VENDIM

Nr. 77, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR PUNËSIM NDËRKUFITAR, TË TIPIT “A/NK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/NK”, për punësim ndërkufitar, apo i ripërtërihet ajo nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  2. a) ka një kontratë pune për kryerjen e një pune në zonën gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse është me statusin e punëmarrësit ose ka një veprimtari ekonomike në një zonë gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse është me statusin e punëdhënësit/të vetëpunësuari;
  3. b) ka vendbanimin në vendin e origjinës;
  4. c) kthehet në vendin e origjinës çdo ditë ose të paktën 1 herë në javë;

ç) hyn në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipë0risë.

  1. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/NK” bëhet nga:
  2. a) i huaji;
  3. b) punëdhënësi, pranë të cilit i huaji do të punësohet;
  4. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b” të kësaj pike.
  5. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  6. a) kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  7. b) vërtetimin nga organet përkatëse që është me vendbanim në vendin e origjinës;
  8. c) kontratën origjinale, individuale të punës, të lidhur me punëdhënësin, nëse është me statusin e punëmarrësit;

ç) kopjen e pasaportës;

  1. d) autorizimin nga punëdhënësi, të përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij vendimi, për personin e autorizuar;
  2. dh) pesë fotografi.
  3. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës është punëdhënësi apo ushtrohet veprimtaria ekonomike, nëse i huaji ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  4. Zyra përkatëse e punësimit, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  5. Zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  6. Zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit, brenda afatit të përcaktuar, është në rregull, si dhe nëse vlerëson se i huaji i përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të këtij vendimi, e pajis atë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/NK”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
  7. Zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi.
  8. Zyra përkatëse e punësimit i refuzon të huajit kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/NK”, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 13 të këtij vendimi.
  9. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/NK”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve përpara mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet i huaji, ushtron veprimtarinë ekonomike:
  10. a) kërkesën;
  11. b) dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi.
  12. Zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/NK” apo për refuzimin e saj ndjek, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, procedurat e parashikuara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi bëhet sipas përcaktimeve të pikave 1 e 10 të këtij vendimi.
  13. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/NK” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  14. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/NK”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  15. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/NK”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  16. Leja e punës e tipit “A/NK” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  17. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/NK”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
  18. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/NK”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3000 (tre mijë) lekësh.
  19. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  20. Vendimi nr. 348, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/NK””, shfuqizohet.
  21. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

_____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal PO JO

    Seasonal employment           YES    NO

  1. Migrimi ditor PO JO

    Daily migration                    YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO      JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_____________________________                                    _____________________________

             Vendi dhe data                                                               Emri / mbiemri i aplikantit

             (Place and date)                                                                                (Applicant)

       SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë …………………..

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                               FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:                ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:              ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                           _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

 Pagesa:                                 _______________

(Application Fee)

 

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)

         DREJTOR

 

|