VENDIM Nr. 192, datë 9.3.2016 PËR CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA
VENDIM
Nr. 192, datë 9.3.2016
PËR CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 2 e 3, të nenit 54, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia të jetë 11 000 (njëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në grupin 25, titull 10550 kap.1, Art 606 “E ardhura nga papunësia”.
- Vendimi nr. 562, datë 3.8.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Niko Peleshi