Nje tjeter apel i rendesishem per terheqjen e Paketes Antishpifje nga Parlamenti

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach, ka shprehur sot shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimet që Parlamenti i Shqipërisë mund të miratojë në legjislacionin aktual që synojnë mediat online. Ky eshte nje reagim i shtuar ne vazhden e refuzimit qe organizma te rendesishme nderkombetare dhe pothuajse te gjitha organizatat e gazetareve ne vend dhe ne arenen nderkombetare, po i bejne se ashtuquajtures pakete Antishpifje te servirur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Raportuesi i Pergjithshem i AP te KE-se zoti Schennach shton:
“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.
Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet”, tha Schennach.
“Prandaj, unë e nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin”, shtoi ai.
Po sot ketij apeli i eshte bashkuar edhe Presidenti i Republikes, Shkelqesia e Tij, zoti Ilir Meta, duke theksuar se kjo nisme e shumices parlamentare rrezikon anetaresimin e Shqiperise ne BE.
Unioni i Gazetareve Shqiptare se bashku me mbi 16 organizata te tjera gazetaresh dhe me se shumti te shoqerise civile ne vend kembengul kunder kesaj pakete dhe vijon te apeloje prane autoriteteve te larta kushtetuese e politikeberese ne vend te nderhyjne per terheqjen e kesaj pakete.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

|