LIGJ Nr.8424, datë 7.12.1998 PËR RATIFIKIMIN E “INSTRUMENTIT TË AMENDAMENTIT TË KUSHTETUTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, 1997”

LIGJ

Nr.8424, datë 7.12.1998

 

PËR RATIFIKIMIN E “INSTRUMENTIT TË AMENDAMENTIT TË KUSHTETUTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, 1997”

Në mbështetje të neneve 121 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Instrumenti i Amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1997”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2265, datë 17.12.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

INSTRUMENT

PËR AMENDAMENTIN E KUSHTETUTËS SE ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe mbledhur në Sesionin e saj  të tetëdhjetë e pestë më 3 qershor 1997, dhe pasi vendosi miratimin e një amendamenti të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, çështje e cila  është përfshirë në pikën e shtatë të rendit të ditës së Sesionit; miraton, në ditën e nëntëmbëdhjetë të qershorit të vitit 1997, instrumentin e mëposhtëm, amendamentin e Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, i cili mund të citohet si Instrumenti i Amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës 1997.

Neni 1

Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Instrumenti të Amendamentit, neni 19 i Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës ndryshohet duke shtuar pas paragrafit 8 të këtij neni paragrafin e mëposhtëm:

“9. Me propozim të Këshillit Drejtues dhe me një shumicë prej dy të tretat e votave të delegatëve të pranishëm, Konferenca mund të shfuqizojë çdo Konventë të miratuara në përputhje me dispozitat e këtij neni, nëse rezulton që Konventa ka plotësuar qëllimin e saj ose që ajo nuk përbën më një kontribut të dobishëm në arritjen e objektivave të Organizatës.”

Neni 2

Dy kopje të këtij Instrumenti të Amendamentit duhet të vërtetohen me nënshkrimin e Presidentit të Konferencës dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës. Një nga këto kopje duhet të depozitohet në arkivat e Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe tjetra duhet t’i dërgohet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Drejtori i Përgjithshëm duhet t’u dërgojë një kopje të vërtetuar të Instrumentit të gjithë anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Neni 3

  1. Ratifikimi zyrtar ose pranimi i këtij Instrumenti të Amendamentit duhet t’i dergohet Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës, i cili duhet të njoftojë anëtarët e Organizatës për marrjen e saj.
  2. Ky Instrumet i Amendamentit do të hyjë në fuqi në përputhje me dispozitat e nenit 36 të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
  3. Me hyrjen në fuqi të këtij Instrumenti, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet të njoftojë për këtë të gjithë anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve te Bashkuara.

Sa më sipër është teksti autentik i instrumentit të miratuar rregullisht nga Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Sesionin e saj të tetëdhjetë e pestë, i cili u mblodh në Gjenevë dhe u deklarua i mbyllur më 19 qershor 1997.

Duke pranuar tekstin e mësipërm ne nënshkruajmë, sot më 20 qershor 1997.

 

|