VENDIM Nr. 483, datë 29.6.2016 PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, 2016–2020

VENDIM
Nr. 483, datë 29.6.2016

PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, 2016–2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, 2016–2020, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Niko Peleshi

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA 2016–2020
Qershor 2016

Ky dokument është përgatitur në emër të qeverisë së Shqipërisë nga Ministria e Mirë-qenies Sociale dhe Rinisë dhe ministritë e linjës, në konsultim të ngushtë me autoritetet vendore, si dhe me pjesëmarrjen aktive të organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

PLANI I VEPRIMIT ANEKS 1

|