VENDIM Nr. 67, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME KONTRAKTUESE, TË TIPIT “C/SHK”

VENDIM

Nr. 67, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME KONTRAKTUESE, TË TIPIT “C/SHK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, në zbatim të pikës 2 të nenit 86 dhe të pikës 1 të nenit 105 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktuese, për një kohëzgjatje jo më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë brenda një viti kalendarik, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
  2. a) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. b) plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
  4. c) ka një kontratë të rregullt pune për shërbime kontraktuese me punëdhënësin, përftues të shërbimeve, në Republikën e Shqipërisë për kategoritë e parashikuara

në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013.

  1. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktuese, nëse:
  2. a) bën pjesë në kategorinë e përcaktuar në pikën 5 të nenit 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
  3. b) ka një kontratë të rregullt pune, jo më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë për vitin në vazhdim, me një punëdhënës, përftues shërbimesh, por jo domosdoshmërish me punëdhënësin e mëparshëm;
  4. c) punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënësi i mëparshëm, nuk ka kryer shkelje të legjislacionit të punës, në vitin kalendarik pararendës.
  5. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “C/SHK”, bëhet nga:
  6. a) i huaji;
  7. b) punëdhënësi, përftues i shërbimeve, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  8. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi;

ç) përfaqësuesit e autoriteteve kompetente shtetërore, që marrin në mbrojtje kategoritë e përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.

  1. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “C/SHK”, paraqesin dokumentacionin si më poshtë vijon:
  2. a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  3. b) kopjen e kontratës individuale të punës, për kategoritë e përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
  4. c) kopjen e pasaportës së të huajit ofrues të shërbimeve;

ç) pesë fotografi.

  1. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
  2. a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale;
  3. b) kopjen e kontratës së punës, nëse ka ndryshuar punëdhënësi;
  4. c) kopjen e pasaportës së të huajit ofrues të shërbimeve;

ç) pesë fotografi.

  1. Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij, për pajisjen për herë të parë me leje pune ose në pikën 5 të këtij vendimi, në rast ripërtëritjeje të lejes së punës:
  2. a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi pranë të cilit do të punësohet e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
  5. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të tij, e pajis të huajin me leje pune të tipit “C/SHK”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose ia ripërtërin atë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen të huajit kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “C/SHK” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2 të këtij vendimi ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17 të tij.
  10. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
  11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
  12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “C/SHK”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
  13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C/SHK”.
  14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C/SHK”.
  15. Anulimi ose refuzimi i lejes së punës të tipit “C/SHK” apo ripërtëritjes së saj bëhen kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 80, pika 1, dhe 81, pika 2 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  16. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “C/SHK”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  17. Leja e punës e tipit “C/SHK” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  18. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “C/SHK” dhe i përket kategorive të përcaktuara në nenin 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 4 000 (katër mijë) lekësh.
  19. I huaji, të cilit i rinovohet leja e punës e tipit “C/SHK” dhe i përket kategorisë së përcaktuar në pikën 5 të nenit 102 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 2 000 (dy mijë) lekësh.
  20. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  21. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama


ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

_____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER

  1. Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal PO     JO

    Seasonal employment                    YES    NO

  1. Migrimi ditor PO      JO

    Daily migration                                YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and country of issuance

_____________________________                                             _____________________________

             Vendi dhe data                                                       Emri / mbiemri i aplikantit

(Place and date)                                                                                                        (Applicant)

 SHËRBIMI KOMBËTARI PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë …………………..

 

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                        FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:                ________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:              ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                           _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

Pagesa:                                  _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

 

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)              

DREJTOR

 

|