VENDIM Nr. 422, datë 25.6.2014 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT, NE LIDHJE ME RREGULLOREN E PUNESIMIT TE QYTETAREVE TE REPUBLIKES SE SHEIPERISE NE SHTETIN E KATARIT.

VENDIM

Nr. 422, datë 25.6.2014

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT, NE LIDHJE ME RREGULLOREN  E PUNESIMIT TE QYTETAREVE TE REPUBLIKES SE SHEIPERISE NE SHTETIN E KATARIT.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23 të  ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Katarit, në lidhje me rregulloren e punësimit të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT NË LIDHJE ME RREGULLOREN E PUNËSIMIT  TË QYTETARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SHTETIN E KATARIT

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shtetit të Katarit,

me dëshirën për forcimin  e lidhjeve të miqësisë  midis tyre;

duke   kërkuar  që   të   rregullojnë   punësimin  e   qytetarëve  të   Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, kanë  rënë dakord  si më poshtë:

Neni 1

Ministria  e  Mirëqenies  Sociale   dhe   Rinisë   e  Republikës  së   Shqipërisë  dhe Ministria e Punës dhe  Çështjeve Sociale  të Shtetit të Katarit  do të ndërmarrin të gjitha  procedurat e nevojshme për zbatimin e dispozitave të kësaj  Marrëveshjeje.

Neni 2

Rekrutimi i fuqisë  punëtore nga  Republika e Shqipërisë, hyrja  dhe  punësimi në Shtetin e Katarit  rregullohen  në përputhje me ligjet dhe  procedurat përkatëse që zbatohen në të dy vendet.

Neni 3

  1. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit paraqet në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë kërkesat për rekrutim të punëdhënësve të Shtetit të Katarit për punësimin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë merr  masa për  përmbushjen e kërkesave të tilla brenda mundësive dhe burimeve që ka në dispozicion.
  2. Nëse një punëdhënës në Shtetin e Katarit dëshiron të rekrutojë dhe të punësojë qytetarë të Republikës së Shqipërisë me kualifikime të veçanta, punëdhënësi përcakton kualifikimet e tilla në kërkesën e tij, drejtuar Ministrisë së Punës dhe  Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit.
  3. Punëdhënësi i Shtetit të Katarit ndjek dhe plotëson të gjitha procedurat e nevojshme, që kërkohen për zgjedhjen e punëtorëve dhe udhëtimin e tyre nga Republika e Shqipërisë në Shtetin e Katarit, qoftë vetë ose duke autorizuar një përfaqësues nga personeli i tij, ose nëpërmjet një zyre rekrutimi të autorizuar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit.

Neni 4

Kërkesat e rekrutimit përshkruajnë kualifikimet e kërkuara, përvojën dhe specializimin, kohëzgjatjen e mundshme të kontratës, kushtet e detajuara të punës, veçanërisht pagat, shpërblimin në fund të shërbimit, periudhën e provës dhe lehtësirat në lidhje me transportin dhe strehimin, si dhe të gjitha të dhënat bazë që mund t’i japin mundësinë punëtorëve të vendosin për nënshkrimin e kontratës së punës.

Neni 5

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë duhet të marrë masat e nevojshme për punëtorët që do të punësohen në Shtetin e Katarit duke u siguruar punëtorëve informacion për kushtet e punës, shpenzimet dhe standardet e jetesës në Katar.

Neni 6

Qeveria e Shtetit të Katarit ndërmerr procedura për rikthimin e punëtorëve të Republikës së Shqipërisë kur përfundojnë kontratat e punësimit. Ajo gjithashtu mund të ndërmarrë të njëjtat procedura para përfundimit të kohëzgjatjes së kontratave, kur nuk ka më nevoja për punësim, me kusht që në rastin e dytë pagat e punëtorëve dhe të drejtat e tjera që u takojnë atyre t’u paguhen apo të përmbushen në bazë të kontratave të tyre të punësimit të lidhura me ta, ose në bazë të ligjit të punës të Shtetit të Katarit.

Neni 7

Qeveria e Shtetit të Katarit mund të ndërmarrë procedura për rikthimin e punëtorëve të Republikës së Shqipërisë, nëse prania e tyre në Shtetin e Katarit bie në kundërshtim me interesin publik ose sigurinë kombëtare të shtetit.

Kjo do të zbatohet pa cenuar të drejtat që u përkasin punëtorëve në bazë të kontratave të punësimit ose ligjit të punës të shtetit të Katarit.

Neni 8

  1. a) Punëdhënësi përballon të gjitha shpenzimet e udhëtimit të punëtorëve nga Republika e Shqipërisë deri në vendin e punës në Shtetin e Katarit, kur ata fillojnë punën, si dhe përballon shpenzimet e kthimit të tyre nga Shteti i Katarit me mbarimin e punësimit të tyre. Punëdhënësi gjithashtu mbulon dhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje të punëtorëve gjatë periudha të pushimeve. Shpenzimet e tilla nuk mbulojnë koston e lehtësimit të pasaportës dhe as pagesën e ndonjë depozite.
  2. b) Punëdhënësi përjashtohet nga shpenzimet për punëtorin që kthehet në shtëpi në dy rastet e mëposhtme:
  3. Nëse punonjësi jep dorëheqjen para përfundimit të kontratës së punësimit, përveç rasteve të përfundimit të kontratës që specifikohen në nenin 51  të  Ligjit të Punës të Shtetit të Katarit.
  4. Nëse ai bën një  gabim që  kërkon shkarkimin e tij nga puna pa paralajmërim dhe pa shpërblim për  përfundimin e shërbimit në përputhje me Ligjin e Punës të Shtetit të Katarit.

Neni 9

  1. Kushtet dhe afatet e punësimit të punëtoreve nga Republika e Shqipërisë në Shtetin e Katarit përcaktohen me një kontratë pune individuale të lidhur ndërmjet punëtorit dhe punëdhënësit në përputhje me kontratën model bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje.

Kontrata përmban kushtet kryesore të punës në lidhje me të drejtat dhe detyrat që janë në përputhje me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje dhe Ligjit të Punës së Shtetit të Katarit.

  1. Kontrata lëshohet në arabisht dhe anglisht në tri kopje origjinale, njëra prej të cilave duhet të mbahet nga punëdhënësi, e dyta nga punëtori dhe e treta duhet të depozitohet pranë Ministrisë së Punës të Shtetit dhe Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit.

Neni 10

Kontrata individuale e punësimit përfshin detajet e detyrimeve të punëdhënësit në lidhje me strehimin e punëtorit dhe llojin e tij, ose pagesën e kompensimit të strehimit, si dhe trajtimin mjekësor.

Neni 11

Teksti në gjuhën arabe i kontratës së punës është teksti i njohur nga  Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale  të  Shtetit të Katarit dhe gjykatat në Shtetin e Katarit. Punëdhënësi nuk mund të bëjë  ndryshime në dispozitat e  kontratës së punësimit, përveçse kur ato janë më të favorshme për punonjësin dhe me miratimin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit.

Neni 12

Kontratat e punësimit miratohen nga Ministria e Punës së Shtetit dhe Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Doha, në rast se kontratat lidhen në Doha. Kontratat e lidhura në Republikën e Shqipërisë miratohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada ose Konsullata e Shtetit të Katarit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 13

  1. Autoriteti kompetent në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit monitoron zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje.
  2. Në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit që rrjedhin nga kontrata e punës, ankesa depozitohet në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale për t’u zgjidhur me mirëkuptim. Nëse nuk arrihet zgjidhje me mirëkuptim, atëherë mosmarrëveshja i kalon për kompetencë autoriteteve gjyqësore kompetente në Shtetin e Katarit.

Neni 14

Kontrata e punës përfundon në datën e caktuar për mbarimin e saj pa një njoftim paraprak. Nëse punëdhënësi synon të vazhdojë kontraktimin, atëherë ai duhet të informojë punëtorit me shkrim për synimin e tij të paktën tridhjetë ditë përpara mbarimit të kontratës.

Neni 15

Punëtorit i lejohet të transferojë kursimet nga paga e tij, në përputhje me rregullat financiare që zbatohen në Shtetin e Katarit.

Neni 16

Të dyja palët krijojnë një komitet të përbashkët të përbërë nga jo më shumë se tre anëtarë nga secila palë, për të kryer funksionet e mëposhtme:

  1. Koordinimin ndërmjet Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për të zbatuar këtë marrëveshje dhe marrjen e masave të nevojshme në këtë drejtim.
  2. Interpretimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje në rastin e mosmarrëveshjeve që lidhen me të dhe zgjidhjen e çdo vështirësie që lind në zbatimin e saj.
  3. Shqyrtimin e mundësive të punësimit që janë të disponueshme në Shtetin e Katarit, duke përfshirë informacione të përgjithshme mbi planet e zhvillimit në Shtetin e Katarit, mundësitë potenciale të punësimit në bazë të këtyre planeve, llojet dhe klasat e punës dhe aftësitë e kërkuara, si dhe vullnetin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për t’i shfrytëzuar ato.
  4. Propozimin e rishikimit apo ndryshimit të të gjitha ose disa prej dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, nëse është e nevojshme.

Komiteti mblidhet në mënyrë të alternuar një herë në vit në të dy vendet, dhe kur është e nevojshme.

Neni l7

Kjo Marrëveshje mund të ndryshohet me pëlqimin e ndërsjellë të Qeverisë së Shtetit të Katarit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe pas ndjekjes së procedurave të njëjta që kërkohen  për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje.

Neni 18

Kjo Marrëveshje do të ratifikohet nga  të dyja Palët Kontraktuese dhe do të hyjë në fuqi nga data e shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit. Ajo do të jetë në fuqi për tre vjet dhe do të jetë e rinovueshme për një periudhë të ngjashme, përveçse kur secila prej Palëve Kontraktuese kërkon ndërprerjen saj me anë të një njoftimi me shkrim gjashtë muaj  para  datës së përfundimit të saj.

Në dëshmi të kësaj, ne të nënshkruarit si më poshtë, të autorizuar sipas rregullit nga qeveritë përkatëse, nënshkruajmë këtë Marrëveshje.

Nënshkruar  në  Doha më ___________që  korrespondon   me 13.4.2014, në gjuhën shqipe, arabe dhe  angleze,  ku të gjitha  tekstet janë njëlloj autentike. Në rast të ndonjë ndryshimi, teksti në gjuhën angleze do të ketë përparësi.

Aneks

Model Kontrate Punësimi

Më                            që  korrespondon me                                kjo kontratë është lidhur ndërmjet

  1. Z./ ………………………………………… si…………………………………………………………..

Adresa e tij është__________________________________________

(Pala e parë)

  1. Z. I ……………………………………pasaporta nr ……………………………………………….

Numri i dokumentit të identifikimit/kartës së familjes                                                    me

Banim në        ………….   adresën e mëposhtme

(Pala e dytë)

Kanë  rënë dakord si më poshtë:

  1. Pala e dytë punësohet nga Pala  e parë si                                           në Shtetin  e Katarit kundrejt një page mujore prej………………………………
  2. Afati i kontratës:
  3. Kjo kontratë është për një vit /dy vjet duke nisur nga data e fillimit të punës nga ana e palës së dytë në Shtetin e Katarit. Gjashtë muajt e parë janë periudhë prove, gjatë të cilës pala e parë mund të zgjidhë kontratën duke njoftuar palën e dytë një javë para përfundimit të gjashtë muajve dhe mbulon shpenzimet e kthimit të palës së dytë në atdhe. Nëse  punonjësi realizon me sukses periudhën e provës, kontrata është e vlefshme për periudhën e mbetur. Kontrata do të përfundojë në datën e përfundimit të saj pa ndonjë njoftim paraprak.

Nëse pala e parë dëshiron të vazhdojë kontratën, ajo njofton palën e dytë me shkrim mbi dëshirën e saj për të  rinovuar kontratën  të  paktën  tridhjetë ditë përpara përfundimit të kontratës.

  1. Kontrata mund të ndërpritet para përfundimit të kohëzgjatjes së saj, në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës së Shtetit të Katarit. Përpara se pala e dytë  të lërë punën, ajo shlyen të gjitha borxhet kundrejt palës së parë.
  2. Shpenzimet e udhëtimit
  3. Pala e parë mbulon shpenzimet e udhëtimit të palës së dytë  nga…………….. tek  vendi i punës në Shtetin e Katarit dhe shpenzimet e kthimit të saj. Ajo gjithashtu paguan biletën vajtje-ardhje të palës së  dytë  gjatë pushimeve të përcaktuara në kontratën e punësimit. Këto shpenzime nuk përfshijnë kostot e pasaportës apo pagimin e çfarëdo  sigurimi.
  4. Pala e parë nuk paguan shpenzimet e udhëtimit për t’u kthyer në  shtëpi në dy raste:
  5. Dorëheqje para përfundimit të kontratës, përveç rasteve të përfundimit të cilat parashikohen në nenin 51 të Ligjit të Punës së Shtetit të Katarit.
  6. Bërjen e një gabimi që synon në shkarkimin e tij nga puna pa paralajmërim dhe pa i paguar atij shpërblimin e përfundimit të shërbimit në bazë të Ligjit të Punës së Katarit.
  7. Huat
  8. Pala e  parë i paguan palës së dytë, nëse ajo dëshiron, një kredi personale prej……………., në  monedhën e Katarit, kur ai vjen  në  Shtetin e Katarit për herë të  parë (rreth një muaj pagë) që do të  zbritet nga  detyrimet e palës së  dytë  në këste mujore prej 10% të pagës mujore bazë.
  9. Zbritja e kësteve fillon nga paga e muajit që vjen pas fillimit të punës nga pala e dytë.
  10. Huat e tjera që i paguhen palës së dytë në monedhën e Katarit rregullohen sipas dispozitave të përcaktuara në dy paragrafët e mësipërm.
  11. Paga dhe shpërblimi
  12. Punëtorët që paguhen me pagë mujore dhe me pagë ditore: Paga bazë është……………………….., në muaj/ditë kundrejt 48 orë pune në javë.

Palës së dytë i jepet një pushim javor i paguar për një ditë çdo javë dhe paguhet në të holla në këmbim të punës jashtë orarit sipas dispozitave të Ligjit të Punës së Katarit.

  1. Për punëtorët e prodhimit, punëtorët e përgjithshëm ose punëtorët me njësi: Paga bazë është në këmbim të punës mesatare ditore apo të tregtisë si vijon: Pagë shtesë paguhet për volumin e punës së kryer nga ana e palës së dytë që është më i madh se mesatarja e punës së përditshme si më poshtë vijon:

……………… Në  rast se nuk ka punë prodhimi, paga e palës së dytë është………………….

  1. Pala e parë merr përsipër të shënojë numrin e orëve shtesë ditore të punës, sipas paragrafit (A) të kësaj pike,  ose  volumin e punës të realizuar çdo ditë, sipas paragrafit (B) të kësaj pike, në një kartë të veçantë që i jepet në fund të ditës palës së parë për regjistrim.
  2. Një shpërblim në fund të shërbimit prej…………………………………
  3. Strehimi dhe jetesa e përditshme
  4. Pala e parë merr përsipër të sigurojë strehim të përshtatshëm falas prej beqari për palën e dytë dhe të njëjtin furnizim me energji elektrike, shtretër dhe tualete në përputhje me kushtet shëndetësore.
  5. Pala e parë i siguron palës së dytë ujë të ftohtë të pijshëm.
  6. Kujdesi mjekësor dhe asistenca sociale
  7. Pala e parë i siguron palës së dytë trajtimin e nevojshëm mjekësor, në përputhje me rregullat dhe dispozitat që zbatohen në Shtetin e Katarit.
  8. Pala e parë merr përsipër t’i paguajë palës së dytë kompensimin e duhur për aksidentet në punë, për paaftësinë ose vdekjen që rezulton gjatë  punës ose për shkak të saj, në përputhje me ligjet e Katarit.
  9. Lejet
  10. Pala e dytë ka të drejtën e një lejeje të rregullt vjetore të paguar prej jo më pak se tre javë, në bazë të nenit (72) të Ligjit të Punës së Katarit.
  11. Pala e dytë ka të drejtën e pagës së plotë për festat zyrtare në vijim:

Bajram i Madh- Eid Alfitr: tri ditë pune.

Bajram i Vogël- Aid Aladha: tri ditë pune.

Dita  Kombëtare: një ditë pune.

Dita  Kombëtare e Sportit: një ditë pune.

Pala  e dytë ka të drejtë gjithashtu për tri ditë leje të paguara që përcaktohen nga punëdhënësi.

  1. Pala e dytë ka të drejtën e lejes së paguar në rast sëmundjeje pas kalimit të tre muajve punë të vazhdueshme pranë palës së parë, në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës së Katarit.
  2. Dispozita te përgjithshme
  3. Pala e dytë merr përsipër të kryejë punën e saj  në  përputhje me  normat e përditshme të performancës që janë  tipike për punën e saj. Në rast moszbatimi të normave ditore të performancës, pala e dytë do të jetë subjekt i gjobave.
  4. Pala e dytë nuk mund të punojë për të tjerët gjatë periudhës së punësimit, si dhe pala e parë nuk do ta detyrojë palën e dytë që  të  punojë për  ndonjë punëdhënës tjetër, përveç se në rastet e lejuara me ligjin e Katarit.
  5. Pala e dytë merr përsipër të mos  angazhohet në  çështjet politike apo fetare. Ajo i kushton vëmendjen e duhur dhe respekton zakonet dhe traditat lokale.
  6. Ligji i Punës i Katarit dhe vendimet në zbatim të tij përbëjnë bazën ligjore për dispozitat e kësaj kontrate dhe janë referencë për çdo mosmarrëveshje që lind ndërmjet dy palëve, përveç se kur kushtet e kësaj kontrate përmbajnë avantazhe më të mira për palën  e dytë.
  7. Kjo kontratë është hartuar në gjuhën angleze dhe arabe në tri kopje origjinale, njëra do të mbahet nga punëdhënësi, e dyta  nga  punëtori dhe e treta do të depozitohet pranë Ministrisë së Punës dhe  Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit.

Pala e parë (punëdhënësi)                              Pala e dytë (punëtori)

Miratuar nga:

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, më ____________________

Dhe

Ambasada e Shtetit të Katarit në Republikën e Shqipërisë, më ______________________

Ose Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të Shtetit të Katarit, më ________________

Dhe

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, më _____________________


 

|