VENDIM Nr. 77, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR PUNËSIM NDËRKUFITAR, TË TIPIT “A/NK”
VENDIM
Nr. 77, datë 12.2.2014
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR PUNËSIM NDËRKUFITAR, TË TIPIT “A/NK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/NK”, për punësim ndërkufitar, apo i ripërtërihet ajo nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) ka një kontratë pune për kryerjen e një pune në zonën gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse është me statusin e punëmarrësit ose ka një veprimtari ekonomike në një zonë gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse është me statusin e punëdhënësit/të vetëpunësuari;
- b) ka vendbanimin në vendin e origjinës;
- c) kthehet në vendin e origjinës çdo ditë ose të paktën 1 herë në javë;
ç) hyn në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipë0risë.
- Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/NK” bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) punëdhënësi, pranë të cilit i huaji do të punësohet;
- c) personi i autorizuar nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b” të kësaj pike.
- Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) vërtetimin nga organet përkatëse që është me vendbanim në vendin e origjinës;
- c) kontratën origjinale, individuale të punës, të lidhur me punëdhënësin, nëse është me statusin e punëmarrësit;
ç) kopjen e pasaportës;
- d) autorizimin nga punëdhënësi, të përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij vendimi, për personin e autorizuar;
- dh) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës është punëdhënësi apo ushtrohet veprimtaria ekonomike, nëse i huaji ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Zyra përkatëse e punësimit, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
- Zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit, brenda afatit të përcaktuar, është në rregull, si dhe nëse vlerëson se i huaji i përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të këtij vendimi, e pajis atë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/NK”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
- Zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi.
- Zyra përkatëse e punësimit i refuzon të huajit kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/NK”, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 13 të këtij vendimi.
- Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/NK”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve përpara mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet i huaji, ushtron veprimtarinë ekonomike:
- a) kërkesën;
- b) dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi.
- Zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/NK” apo për refuzimin e saj ndjek, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, procedurat e parashikuara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi bëhet sipas përcaktimeve të pikave 1 e 10 të këtij vendimi.
- Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/NK” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/NK”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/NK”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “A/NK” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/NK”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
- I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/NK”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3000 (tre mijë) lekësh.
- Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
- Vendimi nr. 348, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/NK””, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË |
REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
- TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
- Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë …………………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR