VENDIM Nr.844, datë 3.12.2014 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME RREZATIMIN OPTIK NË VENDIN E PUNËS

VENDIM
Nr.844, datë 3.12.2014

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME RREZATIMIN OPTIK NË VENDIN
E PUNËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shënde-tësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me rrezatimin optik në vendin e punës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet 1 vit pas hyrjes në fuqi.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

RREGULLORE
PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME RREZATIMIN OPTIK NË VENDIN E PUNËS

SEKSIONI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi dhe fusha e zbatimit

1. Kjo rregullore përcakton kërkesat minimale të nevojshme për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet për sigurinë dhe shëndetin, të cilat krijohen ose mund të krijohen nga ekspozimi ndaj rrezatimit optik gjatë punës.
2. Kjo rregullore u referohet risqeve për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve prej efekteve negative që mund të shkaktohen te sytë dhe lëkura nga ekspozimi ndaj rrezatimit optik.
3. Veprimtaritë që preken nga fusha e zbatimit të kësaj rregulloreje përcaktohen me udhëzim tëpërbashkët të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale dhe rininë, brenda 4 (katër) muajve pas miratimit të kësaj rregulloreje.

Neni 2
Përkufizime

1. Në kuptim të kësaj rregulloreje:
a)“Rrezatim optik” është çdo rrezatim elektromagnetik në brezin e gjatësive të valës ndërmjet 100 nm dhe 1 mm. Spektri i rrezatimit optik ndahet në rrezatimin ultravjollcë, rrezatimin e dukshëm dhe rrezatimin infra të kuq:
i) “rrezatimi ultravjollcë (UV)” është rrezatimi optik me gjatësi vale ndërmjet 100 nm dhe 400 nm. Zona ultravjollcë është e ndarë në UVA (315-400 nm), UVB (280-315 nm) dhe UVC (100-280 nm);
ii) “rrezatimi i dukshëm (VIS)” është rrezatimi optik me gjatësi vale ndërmjet 380 nm dhe 780 nm;
iii) “rrezatimi infra i kuq (IK)” është rrezatimi optik me gjatësi vale ndërmjet 780 nm dhe 1 mm. Zona infra e kuqe është e ndarë në IKA (780nm-1400nm), IKB (1400 nm-3000 nm) dhe IKC (3000nm-1 mm);
b) “Lazer ” është çdo pajisje e cila mund të prodhojë ose të amplifikojë rrezatimin elektromagnetik në brezin e gjatësisë së valës të rrezatimit optik, kryesisht nëpërmjet procesit të emetimit të stimuluar dhe të kontrolluar;
c) “Rrezatim lazer” është rrezatimi optik i prodhuar nga një lazer;
ç) “Rrezatim jokoherent” është çdo rrezatim optik përveç rrezatimit lazer;
d) “Vlerat kufi të ekspozimit (VKE)” janë kufijtë e ekspozimit ndaj rrezatimit optik, që bazohen direkt në efektet e provuara mbi shëndetin dhe mbi vlerësime biologjike. Respektimi i këtyre kufijve garanton që punëmarrësit e ekspozuar ndaj burimeve artificiale të rrezatimit optik të mbrohen nga të gjitha efektet negative të njohura mbi shëndetin;
dh) “Iradianca (E) ose densiteti i fuqisë” është fuqia e rrezatimit që bie mbi njësinë e sipërfaqes, e shprehur në vat për metër katror (W m-2);
e) “Ekspozimi radiant ose doza e ekspozimit” (H) është integrali në kohë i fluksit të rrezatimit rënës, i shprehur në xhaul për metër katror (J m−2);
ë) “radianca ose densiteti i rrezatimit (L)” është fluksi i rrezatimit ose fuqia në dalje për njësitë këndit të ngurtë/ për njësi të sipërfaqes, e shprehur në vat për metër katror për steradian (W m−2 sr−1);
f) “niveli” është kombinimi i iradiancës, ekspozimit radiant dhe radiancës ndaj së cilës është i ekspozuar një punëmarrës;
g) “nivel i rrezatimit” janë vlerat e parametrave që karakterizojnë rrezatimin optik si një agjent fizik i dëmshëm për shëndetin në mjedisin e punës, i përshkruar në shtojcën 1 (për rrezatimin optik jokoherent) dhe në shtojcën 2 (për rrezatimin lazer);
gj) “niveli i ekspozimit (NE)” është niveli i rrezatimit duke marrë parasysh masat mbrojtëse kolektive të marra për të kufizuar ekspozimin e punëmarrësve ndaj rrezatimit optik;
h) “grupet veçanërisht të ndjeshme të riskut” janë:
– gratë shtatzëna;
– të miturit;
– punëmarrësit që kanë sëmundje të konfir-muara, të cilat shkaktojnë mbindjeshmëri ndaj rrezatimit optik, ose punëmarrësit që përdorin substanca fotosensitive;
i) “Autoritetet kompetente” janë institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në punë, si të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Neni 3
Vlerat kufi të ekspozimit

1. Vlerat kufi të ekspozimit për rrezatimin jokoherent, përveç atij të emetuar nga burimet natyrore të rrezatimit optik, janë përcaktuar në shtojcën 1 të kësaj rregulloreje.
2. Vlerat kufi të ekspozimit për rrezatimin lazer janë përcaktuar në shtojcën II të kësaj rregulloreje.
3. Ndalohet:
a) puna e të miturve kur:
– ekziston mundësia e ekspozimit ndaj rrezatimit lazer, veçanërisht të emetuar nga pajisje lazer të klasave 3B dhe 4;
– ekziston ekspozim ndaj rrezatimit artificial ultravjollcë, si ai i emetuar gjatë saldimit dhe prerjes elektrike;
– pranë vendeve të punës me nxehtësi të lartë, si furrat e shkrirjes së metaleve, qelqit etj.
b) puna e grave shtatzëna kur:
– ekziston mundësia e ekspozimit ndaj rrezatimit lazer, veçanërisht të emetuar nga pajisje lazer të klasave 3B dhe 4,
– pranë vendeve të punës me nxehtësi të lartë, si furrat e shkrirjes së metaleve, qelqit etj.
c) niveli i ekspozimit ndaj rrezatimit artificial ultravjollcë për gratë shtatzëna nuk duhet të tejkalojë ¼ e vlerës kufi të ekspozimit.

SEKSIONI II
DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 4
Përcaktimi i ekspozimit dhe vlerësimi i riskut

1. Në përputhje me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, punëdhënësi siguron kryerjen e një vlerësimi të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm të riskut për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve nga rrezatimi optik artificial dhe natyror. Vlerësimi i riskut identifikon masat që duhen marrë.
Në rastin e rrezatimit optik artificial, punëdhënësi identifikon burimet e tij, të cilat mund të krijojnë ekspozim të rrezikshëm në vendin e punës dhe më pas vlerëson nivelin e ekspozimit bazuar në elementet e mëposhtme:
a)matjen e nivelit të rrezatimit, siç përcaktohet në këtë rregullore;
b)të dhënat e siguruara nga prodhuesi mbi nivelin e rrezatimit të një pajisjeje të caktuar (kategoria e emetimit të pajisjes në përputhje me standardin e harmonizuar shqiptar), llamba/sistemi i llambës (grupi i riskut në përputhje me standardet e harmonizuara shqiptare) ose klasën e lazerit sipas standardit të harmonizuar shqiptar;
c)llogaritjen e nivelit të rrezatimit, kur është e mundur të kryhet.
Punëdhënësi vlerëson nivelet e ekspozimit, duke marrë parasysh të gjitha veprimtaritë e lidhura me skenarët e të gjitha proceseve të përdorimit të çdo burimi të veçantë të rrezatimit artificial, si vënia në punë, shërbimi, mirëmbajtja etj.
Metodat dhe aparaturat e përdorura në vlerësimin e riskut janë në përputhje me standardet e harmonizuara shqiptare.
2. Vlerësimi, matja dhe llogaritjet e përmendura në pikën 1, të këtij neni, dhe vlerësimi i riskut planifikohen dhe zhvillohen nga shërbime ose persona të specializuar sipas legjislacionit në fuqi.
3. Matjet dhe vlerësimi i riskut për burimet e rrezatimit optik artificial jokoherent varen nga niveli i ekspozimit (NE) në lidhje me vlerën kufi të ekspozimit (VKE) të përcaktuar në përputhje me shtojcën 1 të kësaj rregulloreje dhe kryhen në intervalet e mëposhtme kohore:
a) të paktën një herë në vit, nëse 0.7·VKE < NE ≤ VKE;
b) të paktën një herë në dy vjet, nëse 0.4·VKE< NE ≤ 0.7·VKE;
Punëdhënësi mund të mos kryejë matje të tjera, nëse gjatë dy matjeve të fundit NE ≤ 0.4 VKE, me përjashtim të rasteve kur ka pasur ndryshime në vendin e punës, të cilat mund të ndikojnë në nivelin e ekspozimit.
4. Matjet dhe vlerësimi i riskut për burimet artificiale të rrezatimit lazer varen nga niveli i matur i ekspozimit (NE) në lidhje me vlerën kufi të ekspozimit (VKE) të përcaktuar në përputhje me shtojcën 2 dhe kryhen në intervalet e mëposhtme kohore:
a) të paktën një herë në vit, nëse 0.8·VKE < NE ≤ VKE;
b) të paktën një herë në dy vjet, nëse 0.4·VKE < NE ≤ 0.8·VKE; Punëdhënësi mund të mos kryejë matje të tjera,nëse gjatë dy matjeve të fundit NE ≤ 0.4·VKE, me përjashtim të rasteve kur ka pasur ndryshime në vendin e punës, të cilat mund të ndikojnë në nivelin e ekspozimit. 5. Në vendet individuale të punës ku përdoren pajisje lazer të klasave 1, 1M, 2, 2M dhe 3R, që përdoren në përputhje me rekomandimet e prodhuesit për operimin e tyre të sigurt, mund të mos bëhen matje të rrezatimit lazer të reflektuar ose të shpërhapur. 6. Në bazë të vlerësimit të nivelit të ekspozimit, punëdhënësi përgatit grafikun me rezultatet e vlerësimit të riskut, i cili përbëhet nga: – specifikimi i agjentëve të rrezikshëm; – të dhëna mbi vlerësimin e nivelit të ekspozimit; – vendndodhja, si vendi i punës ose vendi individual i punës që është vlerësuar; – emri i shërbimit ose personit të specializuar që ka kryer vlerësimin; – metoda e përdorur për vlerësimin; – niveli i përcaktuar i ekspozimit; – interpretimi i rezultateve. 7. Punëdhënësi siguron që gjatë vlerësimit të riskut të merren parasysh elementet e mëposhtme: a) niveli, brezi i gjatësisë së valës si dhe kohëzgjatja e ekspozimit ndaj burimeve artificiale të rrezatimit optik; b)ekspozimi ndaj burimeve natyrore të rrezatimit optik; c)vlerat kufi të ekspozimit, të dhëna në shtojcat 1 dhe2 të kësaj rregulloreje; ç)çdo efekt i lidhur me shëndetin dhe sigurinë e punëmarrësve, që i përkasin grupeve veçanërisht të ndjeshme të riskut; d) çdo efekt i mundshëm mbi sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve, që rezulton nga ndërveprimet midis rrezatimit optik dhe substancave kimike fotosensitive në vendin e punës; dh) çdo efekt indirekt, si verbimi i përkohshëm, shpërthimi ose zjarri; e) ekzistenca e pajisjeve alternative të prodhuara për të zvogëluar nivelet e ekspozimit ndaj rrezatimit optik artificial; ë) informacioni i përshtatshëm i siguruar nga mbikëqyrja shëndetësore, përfshirë informacionin e publikuar, për sa është e mundur; f)burimet e shumëfishta të ekspozimit ndaj rrezatimit optik artificial; g)klasifikimi i zbatuar për një pajisje lazer sipas standardeve të harmonizuara shqiptare dhe për çdo burim artificial që mund të shkaktojë dëm të ngjashëm me atë të një pajisjeje lazer të klasës 3B ose 4, ose çdo klasifikim të ngjashëm; gj) informacioni i siguruar nga prodhuesit e burimeve të rrezatimit optik dhe pajisjeve të punës sipas standardeve të harmonizuara shqiptare. 8. Punëdhënësi siguron që vlerësimi i riskut, përfshirë të dhënat nga matjet dhe/ose llogaritjet e nivelit të ekspozimit sipas pikës, 1 të këtij neni, të dokumentohen në një formë të përshtatshme, që lejon konsultimin e tyre të mëvonshëm sipas legjislacionit në fuqi. Vlerësimi i riskut mund të përfshijë një justifikim nga punëdhënësi se natyra dhe shkalla e risqeve të lidhur me rrezatimin optik e bëjnë të panevojshëm një vlerësim të mëtejshëm të detajuar të riskut. Punëdhënësi siguron kryerjen e rivlerësimit të riskut nëse shfaqen ndryshime të rëndësishme të vendit të punës ose të rrethanave të tjera, të cilat e bëjnë të pavlefshëm vlerësimin e riskut, ose kur rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore tregojnë se kjo është e nevojshme. Neni 5 Shmangia ose zvogëlimi i ekspozimit 1. Mbi bazën e rezultateve të vlerësimit të riskut, punëdhënësi përcakton veprimet teknike dhe organizative të nevojshme për të zvogëluar risqet që krijohen nga ekspozimi ndaj rrezatimit optik. 2. Në rastet kur vlerësimi i riskut provon se ekziston mundësia që niveli i ekspozimit të punëmarrësve të ekspozuar ndaj burimeve artificiale të rrezatimit optik të tejkalojë vlerat kufi të ekspozimit, punëdhënësi harton dhe zbaton një plan veprimi, i cili përmban masa teknike dhe/ose organizative të projektuara për të parandaluar ekspozimin që tejkalon vlerat kufi, duke marrë parasysh në veçanti: a)metoda të tjera të punës, që zvogëlojnë riskun nga rrezatimi optik; b) përzgjedhjen e pajisjeve që emetojnë më pak rrezatim optik, duke marrë parasysh punën që duhet kryer; c) masat teknike për zvogëlimin e emetimit të rrezatimit optik, përfshirë, kur është e nevojshme, përdorimin e pajisjeve për bllokim dhe/ose fikje automatike (interlocks), ekraneve mbrojtëse ose mekanizmave të ngjashëm të mbrojtjes së shëndetit; ç)sisteme të përshtatshme të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe vendeve të punës; d) projektin dhe strukturën e vendeve të punës dhe vendeve individuale të punës; dh) kufizimin e kohëzgjatjes dhe nivelit të ekspozimit; e)praninë e pajisjeve mbrojtëse individuale të përshtatshme; ë)udhëzimet e prodhuesit lidhur me përdorimin e sigurt të pajisjeve. 3. Vendet e punës, ku punëmarrësit mund të ekspozohen ndaj niveleve të rrezatimit optik nga burime artificiale që tejkalojnë vlerat kufi të ekspozimit, tregohen nëpërmjet shenjave të përshtatshme, në përputhje me standardet e harmonizuara shqiptare dhe, kur është teknikisht e mundur, kufizohet aksesi në to. 4. Punëmarrësit nuk ekspozohen ndaj rrezatimit optik mbi vlerat kufi të ekspozimit. Nëse, pavarësisht masave të marra nga punëdhënësi, vlerat kufi të ekspozimit tejkalohen, punëdhënësi: – ndërmerr veprime të menjëhershme për të zvogëluar ekspozimin nën vlerat kufi; -identifikon arsyet e tejkalimit të vlerave kufi të ekspozimit; – përshtat masat mbrojtëse dhe parandaluese në mënyrë që tejkalimi të mos përsëritet. 5. Kur vlerësimi i riskut tregon një risk për punëmarrësit e ekspozuar ndaj burimeve natyrore të rrezatimit optik, punëdhënësi harton dhe zbaton një plan veprimi me masa teknike dhe/ose organizative për zvogëlimin në minimum të riskut për sigurinë dhe shëndetin. 6. Punëdhënësi i përshtat masat mbrojtëse me kërkesat për punëmarrësit e grupeve të veçanta të ndjeshme ndaj riskut. Neni 6 Informimi dhe formimi i punëmarrësve 1. Në përputhje me dispozitat e nenit 12, të ligjit nr. 10237, datë 10.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, nëse punëmarrësit ekspozohen ndaj rrezatimit optik në punë, punëdhënësi u jep atyre dhe/ose përfaqësuesve të tyre informacion dhe formim të përshtatshëm e të mjaftueshëm. 2. Informimi dhe formimi përfshijnë: a)masat e marra për zbatimin e kësaj rregulloreje; b)vlerat kufi të ekspozimit për rrezatimin optik artificial dhe risqet potenciale të lidhura me to; c)rezultatet e vlerësimit të riskut për vende individuale të veçanta të punës, përfshirë rezultatet e matjeve dhe/ose llogaritjeve të niveleve të ekspozimit ndaj rrezatimit optik, së bashku me një shpjegim të domethënies së tyre dhe të risqeve potenciale; ç)mënyrën e identifikimit dhe raportimit të efekteve negative të ekspozimit mbi shëndetin; d)rrethanat në të cilat punëmarrësve u lind e drejta për mbikëqyrje shëndetësore; dh)praktikat e sigurta të punës për të minimizuar risqet nga ekspozimi; e)përdorimin e duhur të pajisjeve të përshtatshme të mbrojtjes individuale. Neni 7 Konsultimi dhe pjesëmarrja e punëmarrësve Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, punëdhënësi merr masa të përshtatshme për konsultimin dhe pjesëmarrjen e punëmarrësve, në veçanti lidhur me vlerësimin e riskut dhe masat e marra ose që duhen marrë për të shmangur ose zvogëluar ekspozimin ndaj rrezatimit optik, në përputhje me nenet 4, 5 dhe 6 të kësaj rregulloreje. SEKSIONI III DISPOZITA TË PËRZIERA Neni 8 Mbikëqyrja shëndetësore 1. Me qëllim parandalimin dhe kapjen në kohë të çdo efekti negativ për shëndetin dhe për parandalimin e risqeve afatgjata dhe çdo risku për sëmundje kronike si pasojë e rrezatimit optik, punëdhënësi siguron mbikëqyrje shëndetësore për çdo punëmarrës që ekspozohet ndaj rrezatimit optik në punë, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. 2. Objekti i kontrolleve mjekësore duhet të jetë në përputhje me llojin dhe brezin e rrezatimit optik, të përcaktuar në shtojcën 3 të kësaj rregulloreje. 3. Nëse një punëmarrës raporton një efekt negativ ose të papritur në shëndet ose në çdo rast kur konstatohet një nivel ekspozimi mbi vlerat kufi, punëdhënësi siguron kryerjen e ekzaminimeve mjekësore të përshtatshme për punëmarrësin në fjalë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbikëqyrjen shëndetësore. 4. Ekzaminimi mjekësor kryhet në të gjitha rastet kur, si rezultat i mbikëqyrjes shëndetësore, një punëmarrës konstatohet me një sëmundje ose me pasoja negative shëndetësore, që nga mjeku i punës konsiderohen se janë rezultat i ekspozimit ndaj rrezatimit optik në punë. Mjeku i punës, kur e konsideron të nevojshme, mund të konsultohet me një specialist të fushës. 5. Në të gjitha rastet e përmendura në pikat 3 dhe 4, të këtij neni, kur vlerat kufi tejkalohen ose identifikohen efekte negative në shëndet, përshirë sëmundje të ndryshme: a) punëmarrësi informohet nga mjeku i punës mbi rezultatet që kanë lidhje me të personalisht dhe, në veçanti, informohet dhe këshillohet mbi çdo mbikëqyrje shëndetësore, të cilës duhet t’i nënshtrohet pas përfundimit të ekspozimit; b) punëdhënësi informohet për çdo gjetje të rëndësishme të mbikëqyrjes shëndetësore, duke marrë parasysh çdo konfidencialitet mjekësor. 3. Në të gjitha rastet e përmendura në pikat 3 dhe 4, të këtij neni, punëdhënësi: a) rishikon vlerësimin e riskut; b) rishikon masat e parashikuara dhe të marra për të shmangur ose zvogëluar risqet; c) merr parasysh çdo këshillë të mjekut të punës, të një personi me kualifikim të përshtatshëm ose të një autoriteti kompetent për zbatimin e masave për shmangien ose zvogëlimin e riskut; ç) merr masa për mbikëqyrje shëndetësore të vazhduar dhe siguron rishikimin e gjendjes shëndetësore të çdo punëmarrësi tjetër që ka qenë i ekspozuar në mënyrë të ngjashme. Në raste të tilla, mjeku i punës ose autoriteti kompetent mund të propozojnë që personi i ekspozuar t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor. 4. Të dhënat e mbikëqyrjes shëndetësore për secilin punëmarrës dokumentohen dhe përditësohen në kartelën e shëndetit në punënë përputhje me legjislacionin për mbikëqyrjen shëndetësore, me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në formë të përshtatshme, që lejon shqyrtimin e tyre të mëvonshëm. Punëmarrësi, me kërkesë të tij, ka akses te të dhënat e shëndetit që kanë lidhje me të personalisht. Neni 9 Sanksionet Për shkelje të dispozitave të kësaj rregulloreje, vendosen sanksionet e përcaktuara në nenin 43, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”. SHTOJCA I VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT PËR RREZATIMIN OPTIK ARTIFICIAL JOKOHERENT Nivelet e rrezatimit ose ekspozimit ndaj rrezatimit optik, që lidhen me efektet biofizike të ekspozimit ndaj rrezatimit optik, mund të përcaktohen me formulat e mëposhtme. Formulat duhen përdorur në varësi të brezit të frekuencave të rrezatimit të emetuar nga burimi dhe rezultatet krahasohen me vlerat kufi korresponduese të ekspozimit të treguara në tabelën 1.1. Për një burim të dhënë të rrezatimit optik mund të jenë të përdorshme më shumë se një nivel i ekspozimit dhe vlerë kufi korresponduese e ekspozimit. Shkronjat“a” deri më “o” më poshtë i referohen rreshtave korrespondues të tabelës 1.1. (a) (Heff është relevante vetëm në brezin 180-400 nm) (b) (HUVA është relevante vetëm në brezin 315-400 nm) (c), (d) (LB është relevante vetëm në brezin 300-700 nm) (e), (f) (EB është relevante vetëm në gamën 300-700 nm) (g) deri në (l) (Shih tabelën 1.1 për vlera të përshtatshme të λ1 dhe λ2) (m), (n) (EIR është relevante vetëm në brezin 780-3000 nm) (o) (Hlëkurë është relevante vetëm në brezin 380-3000 nm) Për efekt të kësaj rregulloreje, formulat e mësipërme mund të zëvendësohen nga shprehjet e mëposhtme duke përdorur vlerat diskrete, siç përcaktohet në tabelat e mëposhtme: (a) dhe Heff ¼ Eeff · Δt (b) dhe HUVA ¼ EUVA · Δt (c), (d) (e), (f) (g) deri në (l) (Shih tabelën 1.1 për vlera të përshtatshme të λ1 dhe λ2) (m), (n) dhe Hlëkurë ¼ Elëkurë · Δt (o) Shënime Eλ (λ,t), Eλ iradianca spektrale apo densiteti spektral i fuqisë është fuqia e rrezatimit rënës për njësi të sipërfaqes, i shprehur në vat për metër katror për nanometër [Ë m−2 nm−1]; vlerat e Eλ (λ, t) dhe Eλ përftohen nga matjet ose mund të sigurohen nga prodhuesi i pajisjes; Eeff iradianca efektive (brezi UV) është iradianca e llogaritur brenda brezit të gjatësisë së valës 180 nm deri në 400 nm, i ponderuar spektralisht sipas S (λ), e shprehur në vat për metër katrorë[m−2]; H ekspozimi në rrezatim është integrali në kohë i fluksit të rrezatimit, i shprehur në xhaul për metër katror [ m−2]; Heff ekspozimi radiant efektiv është ekspozimi radiant i ponderuar spektralisht sipas S (λ), i shprehur në xhaul për metër katror [ m−2]; EUVA fluksi total i rrezatimit (UVA) është fluksi i rrezatimit i llogaritur brenda brezit të gjatësisë së valës UVA 315 nm deri në 400 nm, e shprehur në vat për metër katror [ m−2]; HUVA ekspozimi radiant (UVA) është integrali në kohë dhe gjatësi vale ose shuma e iradiancës brenda brezit së gjatësisë së valës UVA nga 315 nm deri në 400 nm, i shprehur në xhaul për metër katror [ m−2]; S (λ) koeficienti spektral që merr në konsideratë varësinë e efekteve shëndetësore në sy dhe lëkurë nga gjatësia e valës të rrezatimit UV, (tabela 1.2) [pa dimensione]; t, Δt koha, kohëzgjatja e ekspozimit, e shprehur në sekonda [s]; λ gjatësia e valës, e shprehur në nanometër [nm]; Δ λ gjerësia e brezit për intervalet e llogaritjes ose të matjes, e shprehur në nanometër [nm]; Lλ (λ), Lλ radianca spektrale e burimit e shprehur në vat për metër katror për steradian për nanometër [W m−2 sr −1 nm−1]; R (λ) koeficienti spektral që merr në konsideratë varësinë nga gjatësia e valës të dëmtimit termal të shkaktuar te sytë nga rrezatimi i dukshëm dhe IKA (tabela 1.3) [pa dimensione]; LR radianca efektive (dëmtimi termal) është radianca e ponderuar spektralisht sipas R (λ), i shprehur në vat për metër katror për steradian [W m−2 sr −1]; B (λ) koeficienti spektral që merr në konsideratë varësinë e dëmtimit fotokimik të shkaktuar te sytë nga gjatësia e valës nëpërmjet rrezatimit blu (tabela 1.3) [pa dimensione]; LB radianca efektive (drita blu) është radianca e llogaritur, e ponderuar spektralisht sipas B (λ), i shprehur në vat për metër katror për steradian [W m−2 sr −1]; EB iradianca efektive (drita blu) është iradianca e llogaritur, e ponderuar spektralisht sipas B (λ), eshprehur në vat për metër katror [W m−2]; EIR iradianca totale (dëmtim termal) është iradianca e llogaritur brenda brezit të gjatësisë së valës infra të kuqe 780 nm deri në 3000 nm, e shprehur në vat për metër katror [W m−2]; Elëkurë iradianca totale (VIS, IKA dhe IKB) është fluksi i rrezatimit i llogaritur brenda brezit të gjatësisë së valës së dukshme dhe infra të kuqe 380 nm deri më 3000 nm, i shprehur në vat për metër katror [W m−2]; Hlëkurë ekspozimi radiant është integrali në kohë dhe gjatësi vale ose shuma e iradiancës brendabrezit të gjatësisë së valës së dukshme dhe infra të kuqe 380 deri më 3000 nm, i shprehur në xhaul për metër katror (J m−2); α subtensa këndore është këndi i formuar nga një burim i dukshëm, siç shihet në një pikë në hapësirë, i shprehur në miliradian (mrad). Burimi i dukshëm është objekti real apo virtual që formon imazhin retinal më të vogël të mundshëm. Tabela 1.1: Vlerat kufi të ekspozimit për rrezatimin optik artificial jokoherent Indeks Gjatësia e valës nm Vlera kufi e ekspozimit Njësitë Koment Pjesa e trupit Rreziku 180-400 (UVA, UVB dhe UVC) Heff = 30 Vlera ditore 8 orë [J m-2] kornea e syrit konjunktiva lentja lëkura fotokeratiti konjunktiviti kataraktogjenezis eritema elastozis kancer i lëkurës 315-400 (UVA) HUVA = 104 Vlera ditore 8 orë [J m-2] lentja e syrit kataraktogjenezis 300-700 (drita blu) shih shënimin 1 LB = për t ≤ 10 000 s LB :[Ë m-2 sr-1] t: [sekonda] për α ≥ 11 mrad retina e syrit fotoretinit 300-700 (drita blu) shih shënimin 1 LB = 100 për t > 10 000 s [W m-2 sr-1]
300-700
(drita blu)
shih shënimin 1 EB =
për t ≤ 10 000 s EB: [W m-2]
t: [sekonda]
për α < 11 mrad shih shënimin 2 300-700 (drita blu) shih shënimin 1 EB = 0,01 t >10 000 s [W m-2]
380-1 400
(VIS dhe IKA)
LR =
për t >10 s [Wm-2 sr-1]

Cα = 1,7 for
α ≤ 1,7 mrad
Cα = α për
1,7 ≤ α ≤ 100 mrad
Cα = 100 për
α > 100 mrad

λ1= 380; λ2= 1400

retina e syrit

djegie e retinës

380-1 400
(VIS dhe IKA)
LR =
për 10 µs ≤ t ≤ 10 s LR:[W m-2 sr-1]
t: [sekonda]
380-1 400
(VIS dhe IKA)
LR =
për t 10 s [W m-2 sr-1] Cα = 11 për
α ≤ 11 mrad
Cα = α për
11≤ α ≤ 100 mrad
Cα = 100 për
α > 100 mrad
(fusha e vështrimit e matjes: 11 mrad)

λ1= 780; λ2= 1 400 retina e syrit retina e syrit
780-1 400
(IKA)
LR =
për 10 µs ≤ t ≤ 10 s LR: [W m-2 sr-1]
t: [sekonda]
780-1 400
(IKA)
LR =
për t < 10 µs [W m-2 sr-1] 780-3 000 (IKA dhe IKB) EIR = 18 000*t-0,75 për t ≤ 1 000 s E: [Wm-2] t: [sekonda] kornea e syrit lentja djegie e kornesë kataraktogjenezis 780-3 000 (IKA dhe IKB) EIR = 100 për t > 1 000 s [W m-2]
380-3 000
(VIS, IKA
dhe IKB) Hlëkurë = 20 000*t0,25
për t < 10 s H: [J m-2]
t: [sekonda] lëkura djegie

Shënimi 1: Brezi prej 300 deri në 700 nm mbulon pjesë të UVB, të gjithë UVA dhe pjesën më të madhe të rrezatimit të dukshëm; megjithatë, riskut lidhur me këtë i referohemi zakonisht si risku nga ‘drita blu’. Drita blu saktësisht mbulon vetëm brezin prej afërsisht 400 deri në 490 nm.
Shënimi 2: Për fiksim të qëndrueshëm të burimeve shumë të vogla me një subtensekëndore

Tabela 1.2: S (λ) [pa dimensione], 180 nm deri më 400 nm
λ në nm S(λ) λ në nm S (λ) λ në nm S (λ) λ në nm S (λ) λ nënm S (λ)
180 0,0120 228 0,1737 276 0,9434 324 0,000520 372 0,000086
181 0,0126 229 0,1819 277 0,9272 325 0,000500 373 0,000083
182 0,0132 230 0,1900 278 0,9112 326 0,000479 374 0,000080
183 0,0138 231 0,1995 279 0,8954 327 0,000459 375 0,000077
184 0,0144 232 0,2089 280 0,8800 328 0,000440 376 0,000074
185 0,0151 233 0,2188 281 0,8568 329 0,000425 377 0,000072
186 0,0158 234 0,2292 282 0,8342 330 0,000410 378 0,000069
187 0,0166 235 0,2400 283 0,8122 331 0,000396 379 0,000066
188 0,0173 236 0,2510 284 0,7908 332 0,000383 380 0,000064
189 0,0181 237 0,2624 285 0,7700 333 0,000370 381 0,000062
190 0,0190 238 0,2744 286 0,7420 334 0,000355 382 0,000059
191 0,0199 239 0,2869 287 0,7151 335 0,000340 383 0,000057
192 0,0208 240 0,3000 288 0,6891 336 0,000327 384 0,000055
193 0,0218 241 0,3111 289 0,6641 337 0,000315 385 0,000053
194 0,0228 242 0,3227 290 0,6400 338 0,000303 386 0,000051
195 0,0239 243 0,3347 291 0,6186 339 0,000291 387 0,000049
196 0,0250 244 0,3471 292 0,5980 340 0,000280 388 0,000047
197 0,0262 245 0,3600 293 0,5780 341 0,000271 389 0,000046
198 0,0274 246 0,3730 294 0,5587 342 0,000263 390 0,000044
199 0,0287 247 0,3865 295 0,5400 343 0,000255 391 0,000042
200 0,0300 248 0,4005 296 0,4984 344 0,000248 392 0,000041
201 0,0334 249 0,4150 297 0,4600 345 0,000240 393 0,000039
202 0,0371 250 0,4300 298 0,3989 346 0,000231 394 0,000037
203 0,0412 251 0,4465 299 0,3459 347 0,000223 395 0,000036
204 0,0459 252 0,4637 300 0,3000 348 0,000215 396 0,000035
205 0,0510 253 0,4815 301 0,2210 349 0,000207 397 0,000033
206 0,0551 254 0,5000 302 0,1629 350 0,000200 398 0,000032
207 0,0595 255 0,5200 303 0,1200 351 0,000191 399 0,000031
208 0,0643 256 0,5437 304 0,0849 352 0,000183 400 0,000030
209 0,0694 257 0,5685 305 0,0600 353 0,000175
210 0,0750 258 0,5945 306 0,0454 354 0,000167
211 0,0786 259 0,6216 307 0,0344 355 0,000160
212 0,0824 260 0,6500 308 0,0260 356 0,000153
213 0,0864 261 0,6792 309 0,0197 357 0,000147
214 0,0906 262 0,7098 310 0,0150 358 0,000141
215 0,0950 263 0,7417 311 0,0111 359 0,000136
216 0,0995 264 0,7751 312 0,0081 360 0,000130
217 0,1043 265 0,8100 313 0,0060 361 0,000126
218 0,1093 266 0,8449 314 0,0042 362 0,000122
219 0,1145 267 0,8812 315 0,0030 363 0,000118
220 0,1200 268 0,9192 316 0,0024 364 0,000114
221 0,1257 269 0,9587 317 0,0020 365 0,000110
222 0,1316 270 1,0000 318 0,0016 366 0,000106
223 0,1378 271 0,9919 319 0,0012 367 0,000103
224 0,1444 272 0,9838 320 0,0010 368 0,000099
225 0,1500 273 0,9758 321 0,000819 369 0,000096
226 0,1583 274 0,9679 322 0,000670 370 0,000093
227 0,1658 275 0,9600 323 0,000540 371 0,000090

Tabela 1.3: B (λ), R (λ) [pa dimensione], 380 nm deri më 1400 nm
λ nënm B(λ) R (λ)
300 ≤ λ < 380 0,01 —
380 0,01 0,1
385 0,013 0,13
390 0,025 0,25
395 0,05 0,5
400 0,1 1
405 0,2 2
410 0,4 4
415 0,8 8
420 0,9 9
425 0,95 9,5
430 0,98 9,8
435 1 10
440 1 10
445 0,97 9,7
450 0,94 9,4
455 0,9 9
460 0,8 8
465 0,7 7
470 0,62 6,2
475 0,55 5,5
480 0,45 4,5
485 0,32 3,2
490 0,22 2,2
495 0,16 1,6
500 0,1 1
500 < λ ≤ 600 100,02·(450-λ) 1
600 < λ ≤ 700 0,001 1
700 < λ ≤ 1050 — 100,002·(700- λ)
1050 < λ ≤ 1150 — 0,2
1150 < λ ≤ 1200 — 0,2·100,02·(1150- λ)
1200 < λ ≤ 1400 — 0,02

SHTOJCA II
VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT PËR RREZATIMIN OPTIK LAZER

Nivelet e rrezatimit (ekspozimit) ndaj rrezatimit lazer, që lidhen me efektet biofizike të ekspozimit ndaj rrezatimit lazer, mund të përcaktohen me formulat e mëposhtme. Formula që duhet përdorur varet nga gjatësia e valës dhe kohëzgjatja e rrezatimit të emetuar nga burimi dhe rezultatet duhet të krahasohen me vlerat kufi korresponduese të ekspozimit, të dhëna në tabelën 2.2 deri në 2.4. Më shumë se një vlerë e ekspozimit dhe kufi korrespondues i ekspozimit mund të jenë relevantë për një burim të dhënë të rrezatim optik lazer.
Koeficientët e përdorur si mjete llogaritjeje brenda tabelave 2.2 deri më 2.4 janë renditur në tabelën 2.5 dhe korrigjimet për ekspozimin e përsëritur janë renditur në tabelën 2.6.

[W m-2]
[J m-2]
Shënime:
dP: fuqia e shprehur në vat [W];
dA: sipërfaqja e shprehur në metër katrorë [m2];
E (t), E iradianca ose densiteti i fuqisë: fuqia e rrezatimit që bie për njësi të sipërfaqes, përgjithësisht e shprehur në vat për metër katror [W m−2].Vlerat e E(t), E vijnë nga matjet apo mund të ofrohen nga prodhuesi i pajisjes;
H Ekspozimi radiant: integrali kohor i iradiancës, i shprehur në xhaul për metër katror [J m-2];
t koha, kohëzgjatja e ekspozimit, e shprehur në sekonda [s];
λ gjatësia e valës, eshprehur në nanometër [nm];
γ këndi i konit kufizues të fushës së vështrimit të matjes i shprehur në miliradian [mrad];
γm fusha e vështrimit e matjes e shprehur në miliradian [mrad];
α subtensa këndore e një burimi e shprehur në miliradian [mrad];
hapja kufizuese: zona rrethore mbi të cilën janë mesatarizuar densiteti i fuqisë ose ekspozimi radiant;
G radianca e integruar: integrali i radiancës për një kohë ekspozimi, shprehur si energjia radiante për njësi të zonës të një sipërfaqeje rrezatuese për njësi të këndit të ngurtë të emetimit, në xhaul për metër katror për steradian [J m−2 sr −1].

Tabela 2.1: Rreziqet e rrezatimit
Gjatësia e valës  [nm] Brezi i rrezatimit Organi i prekur Rreziku Tabela me vlerat kufi të ekspozimit
180- 400 UV syri dëmtim fotokimik dhe dëmtim termik 2.2, 2.3
180- 400 UV lëkura eritema 2.4
400- 700 VIS syri dëmtim i retinës 2.2
400- 600 VIS syri dëmtim fotokimik 2.3
400- 700 VIS lëkura dëmtim termik 2.4
700- 1400 IKA syri dëmtim termik 2.2, 2.3
700- 1400 IKA lëkura dëmtim termik 2.4
1400- 2600 IKB syri dëmtim termik 2.2
2600- 106 IKC syri dëmtim termik 2.2
1400- 106 IKB, IKC syri dëmtim termik 2.3
1400- 106 IKB, IKC lëkura dëmtim termik 2.4

Tabela 2.2: Vlerat kufi të ekspozimit për ekspozimin lazer në sy. Kohëzgjatja e ekspozimit të shkurtër < 10 s

Gjatësia e valës a [nm] hapja Kohëzgjatja [s]
10-13 – 10-11 10-11 – 10-9 10-9 – 10-7 10-7 – 1,8 · 10-5 1,8 · 10-5 – 5 · 10-5 5 · 10-5 – 10-3 10-3 – 101
UVC 180 – 280 1 mm për t<0,3 s; 1,5 · t0,375 for 0,3<t shih shënimin c

H = 30 [J m-2]
UVB 280 – 302
303 H = 40 [J m-2]; nëse t < 2,6 · 10-9 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
304 H = 60 [J m-2]; nëse t < 1,3 · 10-8 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
305 H = 100 [J m-2]; nëse t < 1,0 · 10-7 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
306 H = 160 [J m-2]; nëse t < 6,7 · 10-7 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25[J m-2 ] shih shënimin d
307 H = 250 [J m-2]; nëse t < 4,0 · 10-6 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
308 H = 400 [J m-2]; nëse t < 2,6 · 10-5 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2] shih shënimin d
309 H = 630 [J m-2]; nëse t < 1,6 · 10-4 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25[J m-2 ] shih shënimin d
310 H = 103 [J m-2]; nëse t < 1,0 · 10-3 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
311 H = 1,6 · 103 [J m-2]; nëse t < 6,7 · 10-3 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
312 H = 2,5 · 103 [J m-2]; nëse t < 4,0 · 10-2 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
313 H = 4,0 · 103 [J m-2]; nëse t < 2,6 · 10-1 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
314 H = 6,3 · 103 [J m-2]; nëse t < 1,6 · 100 atëherë H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2 ] shih shënimin d
UVA 315 – 400 H = 5,6 · 103 t 0,25 [J m-2]
dukshme & IKA 400 – 700 7 mm H = 1,5 · 10-4 CE [J m-2] H = 2,7 · 104 t 0,75 CE [J m-2] H = 5 · 10-3 CE [J m-2] H = 18 · t 0,75 CE [J m-2]
700 – 1 050 H = 1,5 · 10-4 CA CE [J m-2] H=2,7 · 104 t 0,75 CA CE [J m-2] H = 5 · 10-3 CA CE [J m-2] H = 18 · t 0,75 CA CE [J m-2]
1 050- 1 400 H = 1,5 · 10-3 CC CE [J m-2] H =2,7 · 105 t 0,75 CC CE [J m-2] H = 5 · 10-2 CC CE [J m-2] H = 90 · t 0,75 CC CE [J m-2]
IKB
&
IKC 1 400 – 1 500 Shih shen. b E = 1012 [W m-2]Shih shënimin c H = 103 [J m-2] H=5,6 · 103 ·t 0,25 [J m-2]
1 500 – 1 800 E = 1013 [W m-2]Shih shënimin c H = 104 [J m-2]
1 800 – 2 600 E = 1012 [W m-2]Shih shënimin c H = 103 [J m-2] H=5,6 ·103 · t 0,25 [J m-2]
2 600 – 10 6 E = 1011 [W m-2 ]Shih shënimin c H=100 [J m-2] H = 5,6 · 103 ·t 0,25 [J m-2]

aNëse gjatësia e valës së një lazeri mbulohet nga dy kufij, atëherë zbatohet ai më shtrënguesi.
bKur 1400 < = λ c Për shkak të mungesës të të dhënave në këto gjatësi të pulsit, ICNIRP (Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jojonizues) rekomandon përdorimin e kufijve të densitetit të fuqisë për 1 ns.
d Tabela shpreh vlera për pulsimet e vetme të lazerit. Në rastin e pulsimeve të shumëfishta të lazerit atëherë duhet të shtohen kohëzgjatjet e pulsimeve të lazerit pulsues që bien brenda një intervali Tmin (të renditura në tabelën 2.6) dhe vlera e kohës rezultante duhet të plotësohet për kohën t në formulën: 5,6 · 103 t 0,25

Tabela 2.3: Vlerat kufi të ekspozimit për ekspozimin lazer në sy. Kohëzgjatja e ekspozimit të gjatë ≥ 10 s

Gjatësia e valës a [nm] Hapja Kohëzgjatja [s]
101 – 102 102 – 104 104 – 3 · 104
UVC 180 – 280 H = 30 [J m-2]
280 – 302 3,5 mm
UVB 303 H = 40 [J m-2]
304 H = 60 [J m-2]
305 H = 100 [J m-2]
306 H = 160 [J m-2]
307 H = 250 [J m-2]
308 H = 400 [J m-2]
309 H = 630 [J m-2]
310 H = 1,0 103 [J m-2]
311 H = 1,6 103 [J m-2]
312 H = 2,5 103 [J m-2]
313 H = 4,0 103 [J m-2]
314 H = 6,3 103 [J m-2]
UVA 315 – 400 H = 104[J m-2]
E dukshme
400 – 700 400 – 600
fotokimik b
dëmtim i retinës 7 mm H = 100 CB [J m-2]
(γ = 11 mrad)d E = 1 CB [W m-2]; (γ = 1,1 t0,5 mrad)d E = 1 CB [W m-2]
(γ = 110 mrad)
400 – 700
termal b
dëmtim i retinës if α < 1,5 mrad atëherë E = 10 [Ë m-2] if α > 1,5 mrad dhe t ≤ T2 atëherë H = 18CE t0,75 [J m-2 ]
if α > 1,5 mrad dhe t > T2 atëherë E = 18CE T2-0,25 [Ë m-2]
IKA 700 – 1 400 7 mm kur α < 1,5 mrad atëherë E = 10 CA CC [Ë m-2] kur α > 1,5 mrad dhe t ≤ T2 atëherë H = 18 CA CC CE t0,75[J m-2]
kur α > 1,5 mrad dhe t > T2 atëherë E = 18 CA CC CE T2-0,25[W m-2] (nuk tejkalohet 1 000 Ë · m-2 )
IKB
& IKC 1 400 – 106 shih c E = 1 000 [W m-2]

a.Nëse gjatësia e valës apo një kusht tjetër i lazerit mbulohen nga dy kufij, atëherë zbatohet ai më shtrënguesi.
b.Për burime të vogla që përfshijnë një kënd prej 1,5 mrad apo më pak, kufijtë e dyfishtë të dukshëm E nga 400 nm në 600 nm reduktohen në kufijtë termikë për 10 s <= t < T1 dhe për limitet fotokimike për kohë të gjata. Për T1 dhe T2 shih Tabelën 2.5. Kufiri i rrezikut retinal fotokimik mund të shprehet edhe si një rrezatim i integruar në kohë G = 106 CBëJ m-2 sr-1] përt > 10s deri në t = 10 000 s dhe L = 100 CBëW m-2 sr-1] për t > 10 000 s. Për matjen e G dhe L γm duhet të përdoret një fushë vështrimi mesatarizuese. Kufiri zyrtar ndërmjet të dukshmes dhe infra të kuqes është 780 nm siç përcaktohet nga CIE . Kolona me emrat a brezave të gjatësisë së valës është synuar për të dhënë një panoramë më të mirë për përdoruesin. ( Shënimi G përdoret nga CEN ; shënimi Lt përdoret nga CIE; shënimi LP përdoret nga IEC dhe CENELEC .
c. Për gjatësinë e valës 1400 – 10 5 nm: diametri i hapjes/apertures =3,5 mm; për gjatësinë e valës 10 5- 10 6 nm: diametri i hapjes 11 mm.
d. Për matjen e vlerës së ekspozimit, γ përcaktohet si më poshtë: Nëse α: (subtensa këndore e një burimi) > γ ( këndi i konit kufizues i treguar në kllapa në kolon korresponduese) atëherë fusha e vështrimit e matjes γm duhet të jetë vlera e dhënë e γ. (Nëse përdoret një fushë më e gjerë vështrimi i matjes atëherë rreziku do të mbivlerësohet).
Nëse α <γ atëherë fusha e vështrimit të matjes γm duhet të jetë mjaftueshëm e gjerë për të përfshirë plotësisht burimin por përndryshe nuk është e kufizuar dhe mund të jetë më e gjerë se γ.

Tabela 2.4: Vlerat kufi të ekspozimit për ekspozimin lazer të lëkurës

Gjatësia e valës a[nm]
Hapja/ apertura Kohëzgjatja [s]
< 10-9 10-9 – 10-7 10-7 – 10-3 10-3 – 101 101 – 103 103 – 3 · 104
UV
(A, B, C) 180-400 3. 5mm E = 3 · 1010[W m-2] E njëjtë si kufijtë e ekspozimit të syrit
e dukshme
&
IKA 400-700 3. 5mm E = 2 · 1011[W m-2] H=200 CA
[J m-2] H = 1,1 · 104 CA t 0,25ëJ m-2] E = 2 · 103 CA[W m-2]
700 -1 400 E = 2 · 1011 CA[W m-2]
IKB
&
IKC 1400-1 500 E =1012[W m-2] E njëjtë si kufijtë e ekspozimit të syrit
1500-1 800 E = 1013[W m-2]
1 800-2 600 E = 1012[W m-2]
2 600-106 E = 1011[W m-2]
a Nëse gjatësia e valës ose një kusht tjetër i lazerit mbulohet nga dy kufij, atëherë zbatohet ai më shtrëngues.

Tabela 2.5: Faktorët e zbatuar të korrigjimit dhe parametra të tjerë të llogaritjes
Parametri siç renditet në ICNIRP Brezi spektral i vlefshëm
(nm) Vlera

CA λ < 700 CA = 1,0
700 – 1 050 CA = 10 0,002(λ – 700)
1 050 – 1 400 CA = 5,0

CB 400 – 450 CB = 1,0
450 – 700 CB = 10 0,02(λ – 450)

CC 700 – 1 150 CC = 1,0
1 150 – 1 200 CC = 10 0,018(λ – 1150)
1 200 – 1 400 CC = 8,0

T1 λ < 450 T1 = 10 s 450 – 500 T1 = 10 · [10 0,02 (λ – 450) ] s λ > 500 T1 = 100 s
Parametri siç renditet në ICNIRP E vlefshme për efektin biologjik Vlera
αmin Të gjitha efektet termike αmin = 1,5 mrad
Parametri siç renditet në ICNIRP Gama këndore e vlefshme
(mrad) Vlera

CE α<αmin CE = 1,0
αmin<α< 100 CE = α / αmin α> 100 CE = α2 / (αmin · αmax) mrad
me αmax = 100 mrad

T2 α< 1,5 T2 = 10 s
1,5 <α< 100 T2 = 10 · [10 (α – 1,5) / 98,5 ] s α> 100 T2 = 100 s
Parametri siç renditet në ICNIRP Intervali i kohës së vlefshme të ekspozimit
(s) Vlera

γ t ≤ 100 γ = 11 [mrad]
100 < t < 104 γ = 1,1 t 0, 5[mrad] t > 104 γ = 110 [mrad]

Tabela 2.6: Korrigjimi për ekspozimin përsëritës
Secili nga rregullat e përgjithshme të mëposhtme duhet të zbatohet për të gjitha ekspozimet përsëritëse, siç ndodhin nga sistemet lazer të pulsuara në mënyrë të përsëritur ose ato të skanimit:
1. Ekspozimi nga çdo pulsim i vetëm në një varg pulsimesh nuk tejkalon vlerën kufi të ekspozimit për një pulsim të vetëm të kohëzgjatjes së atij pulsimi.
2. Ekspozimi nga çfarëdolloj grupi pulsimesh (apo nën grupesh pulsimi në një varg) të lëshuar nënjë kohë t nuk tejkalon vlerën kufi të ekspozimit për kohën t.
3. Ekspozimi nga çfarëdolloj pulsimi i vetëm brenda një grupi pulsimesh nuk tejkalon vlerën kufi të ekspozimit të një pulsimi të vetëm të shumëzuar me një faktor korrigjimi termik kumulativ Cp=N−0,25, ku N është numri i pulsimeve. Ky rregull zbatohet vetëm për kufijtë e ekspozimit për mbrojtjen kundër dëmtimeve termike, ku të gjitha pulsimet e lëshuara në më pak se Tmin trajtohen si një pulsim i vetëm.

Parametri Brezi spektral i vlefshëm (nm) Vlera ose përshkrimi

Tmin

315 <λ≤ 400 Tmin = 10 −9 s (= 1 ns)
400 <λ≤ 1 050 Tmin = 18· 10 −6 s (= 18 μs)
1 050 <λ≤ 1 400 Tmin = 50· 10 −6 s (= 50 μs)
1 400 <λ≤ 1 500 Tmin = 10 −3 s (= 1 ms)
1 500 <λ≤ 1 800 T Tmin = 10 s
1 800 <λ≤ 2 600 Tmin = 10 −3 s (= 1 ms)
2 600 <λ≤ 10 6 Tmin = 10 −7 s (= 100 ns)

SHTOJCA III
DISPOZITA PËR MBIKËQYRJEN SHËNDETËSORE TË PUNËMARRËSVE TË EKSPOZUAR NDAJ RREZATIMIT OPTIK

Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes shëndetësore që synon parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të çdo efekti të dëmshëm, akut dhe kronik mbi shëndetin si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit optik, në përputhje me nenin 8 të kësaj rregulloreje dhe legjislacionin në fuqi për mbikëqyrjen shëndetësore, zbatohen dispozitat e përcaktuara në tabelën 3-1.

Tabela 3-1: Objekti dhe shpeshtësia e kontrolleve mjekësore për punëmarrësit e ekspozuar ndaj rrezatimit optik
Lloji / brezi i rrezatimit optik Organi që preket Ekzaminimet Shpeshtësia e kontrolleve Komente
Rrezatimi optik artificial
Ultravjollcë
UV Syri, lëkura Ekzaminim i përgjithshëm mjekësor, me vëmendje të veçantë ndaj lëkurës, identifikimit të sëmundjeve që shkaktojnë mbindjeshmëri ndaj rrezatimit UV dhe përdorimit tësubstancave fotosensitive;
Ekzaminim oftalmologjik, duke i kushtuar vëmendje kristalinit, konjunktivës dhe kornesë;
Në varësi të indikacioneve pas ekzaminimit të përgjithshëm: ekzaminime dermatologjike. Përpara fillimit të punës me ekspozim ndaj rrezeve UV;
Të paktën çdo 3 vjet;
çdo 2 vjet për punëmarrësit në moshë më të madhe se 50 vjeç dhe të ekspozuar ndaj rrezatimit UV për më shumë se 10 vjet;
Në çdo rast, kur punëmarrësi konstaton një efekt negativ ose VKE janë tejkaluar. Ekzaminim mjekësor paraprak për të identifikuar punëmarrësit që kanë kundra-indikacione ndaj ekspozimit ndaj rrezatimit UV, përfshirë punëmarrësit që i përkasin grupeve veçanërisht të ndjeshme të riskut;

E dukshme
VIS Syri Ekzaminim i përgjithshëm mjekësor, me vëmendje të veçantë ndaj lëkurës dhe identifikimit të sëmundjeve që shkaktojnë mbindjeshmëri ndaj rrezatimit VIS dhe përdorimit të substancave fotosensitive;
Ekzaminim oftalmologjik, duke i kushtuar vëmendje retinës. Përpara fillimit të punës me ekspozim ndaj rrezeve të dukshme VIS;
Të paktën çdo 3 vjet;
Në çdo rast, kur punëmarrësi konstaton një efekt negativ ose kur tejkalohen VKE. Ekzaminime paraprake për të identifikuar punëmarrësit që kanë kundërindikacione mjekësore për t’u ekspozuar ndaj rrezatimit VIS, përfshirë punëmarrësit që i takojnë grupeve veçanërisht të ndjeshme të riskut.

Infra të kuqe
IK Syri, lëkura Ekzaminim i përgjithshëm, me vëmendje të veçantë ndaj lëkurës;
Ekzaminim oftamologjik, duke i kushtuar vëmendje kristalinit, konjunktivës,kornesë dhe retinës. Përpara fillimit të punës me ekspozim ndaj rrezatimit IK;
Të paktën çdo 3 vjet.
Në çdo rast, kur punëmarrësi konstaton një efekt negativ ose kur tejkalohen VKE. Ekzaminime paraprake për të identifikuar punëmarrësit që kanë kundraindikacione mjekësore për t’u ekspozuar ndaj rrezatimit IK, përfshirë punëmarrësit që i përkasin grupeve veçanërisht të ndjeshme të riskut.
Lazer
(të gjitha gjatësitë e valës) Syri, lëkura Ekzaminim i përgjithshëm, me vëmendje të veçantë ndaj lëkurës;
Ekzaminim oftamologjik, duke i kushtuar vëmendje kristalinit,kornesë dhe retinës. Përpara fillimit të punës me ekspozim ndaj rrezeve lazer;
Të paktën çdo 3 vjet;
Në çdo rast, kur punëmarrësi konstaton një efekt negativ ose kur tejkalohen VKE. Ekzaminime paraprake për të identifikuar punëmarrësit që kanë kundërindikacione mjekësore për t’u ekspozuar ndaj rrezatimit lazer, përfshirë punëmarrësit që i përkasin grupeve veçanërisht të ndjeshme të riskut.
Rrezatimi optik natyror (drita e diellit)
UV+VIS+IK
Syri, lëkura Ekzaminim i përgjithshëm mjekësor, me vëmendje të veçantë ndaj lëkurës, identifikimit të sëmundjeve që shkaktojnë mbindjeshmëri ndaj rrezatimit optik natyror dhe përdorimit të substancave fotosensitive;
Ekzaminim oftamologjik, me vëmendje ndaj kristalinit, konjunktivës, kornesë dhe retinës;
Në varësi të indikacioneve dhe pas ekzaminimeve të përgjithshme: ekzaminim dermatologjik Përpara fillimit të punës me ekspozim ndaj rrezatimit optik natyror;
Të paktën çdo 3 vjet;
çdo 2 vjet për punëmarrësit në moshë më të madhe se 50 vjeç dhe të ekspozuar ndaj rrezatimit optik natyror për më shumë se 10 vjet;
Në çdo rast, kur punëmarrësi konstaton një efekt negativ në shëndet Ekzaminime paraprake për të identifikuar punëmarrësit që kanë kundërindikacione mjekësore për të qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit optik natyror, përfshirë punëmarrësit që i përkasin grupeve veçanërisht të ndjeshme të riskut

|