VENDIM Nr. 85, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS, PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR TË TRANSFERUARIT BRENDA NDËRMARRJES, TË TIPIT “A/TN”

VENDIM
Nr. 85, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS, PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR TË TRANSFERUARIT BRENDA NDËRMARRJES, TË TIPIT “A/TN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/TN”, si i transferuar brenda ndërmarrjes/shoqërisë, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) ka një marrëdhënie pune me ndërmarrjen/shoqërinë që e transferon përkohësisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 89 të ligjit nr. 108/2013, të paktën për një periudhë 12-mujore, që paraprin menjëherë këtë transferim;
b) ka kualifikimin profesional përkatës, në përputhje me detyrën, që do të kryejë në ndërmarrjen/degën e shoqërisë;
c) kryen detyrat, ka njohuritë dhe plotëson kushtet sipas përcaktimeve të dhëna në nenin 89 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
ç) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/TN” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, pranë të cilit i huaji transferohet brenda ndërmarrjes/shoqërisë;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b”.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) kopjen e aktit të njohjes së personalitetit juridik të ndërmarrjes/shoqërisë mëmë, të përkthyer në gjuhën shqipe e të noterizuar;
c) kopjen e kontratës individuale të punës, të lidhur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, ku të vërtetohet se ka një periudhë pune jo më pak se 12 muaj në këtë ndërmarrje/shoqëri, të përkthyer në gjuhën shqipe e të noterizuar;
ç) kopjen e kontratës individuale të punës, të lidhur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, nëse marrëdhënia juridike e punës është në vazhdim;
d) deklaratën e transferimit brenda ndërmarrjes nga punëdhënësi i huaj, sipas nenit 90 të ligjit nr. 108/2013;
dh) certifikatën dhe dëshminë për njohuritë e specializuara, të përkthyera në gjuhë shqipe dhe të noterizuara;
e) kopjen e pasaportës;
ë) autorizimin nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij vendimi, për personin e autorizuar;
f) pesë fotografi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të tij:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës subjekti pranë të cilit do të transferohet ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse subjekti pranë të cilit do të transferohet e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë që mbulon vendin e tij të origjinës, të qëndrimit.
5. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
7. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të tij, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/TN”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisjen me leje pune të tipit “A/TN” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 15 të tij.
10. Nëse kërkesa paraqitet në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “A/TN”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi bëhet sipas përcaktimeve në pikat 1, 3, 6 e 15 të tij.
13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/TN”.
14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/TN”.
15. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/TN” edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
16. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/TN”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
17. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/TN”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
18. Leja e punës e tipit “A/TN”, përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
19. I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/TN”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
20. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
21. Vendimi nr. 356, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/TN””, shfuqizohet.
22. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Ram

ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_____________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER

1. Emri i punëdhënësit _______________________________________________________________
Name of the employer

2. Vendi dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________
Seat and address of the employer

3. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute

4. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code

a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:________________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or

b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:_____________________________________
Abstract from National Registration Centre

5. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to

6. Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________
Name of the job position

7. Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO

8. Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO

9. Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO

2. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
1. Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname

2. Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)

3. Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent

4. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth

5. Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued

6. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth

7. Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality

8. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania

9. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|_________________________________
Code and name of occupation

10. Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications

11. Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO

3. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
1. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document

2. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number

3. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on

4. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until

5. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority

6. Lëshuar nga ______________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë ……………………
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,

Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) surname)

Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile ________________________
(Civil Status)

Me shtetësi ___________________________
Nationality

Me profesion ________________________
Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri __|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer

Statusi i subjektit: __________________
(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit: _______________
(Sector of Activity)

Me adresë: ________________________________
Seat and address

Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)

Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)

Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)

Pagesa: _______________
(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority) DREJTOR

|