LIGJ Nr.9809, datë 27.9.2007 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.147 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE, 1976”, SI DHE TË PROTOKOLLIT TË VITIT 1996 TË KONVENTËS “PËR TRANSPORTIN TREGTAR”

LIGJ

Nr.9809, datë 27.9.2007

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.147 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE, 1976”, SI DHE TË PROTOKOLLIT TË VITIT 1996 TË KONVENTËS “PËR TRANSPORTIN TREGTAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Konventa nr.147 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për standardet minimale për anijet tregtare, 1976”, si dhe Protokolli i vitit 1996 të Konventës “Për transportin tregtar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5486, datë 10.10.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

KONVENTA ILO (NR.147) MBI STANDARDET MINIMALE PËR ANIJET TREGTARE

(Gjenevë, 29 tetor 1976)

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës:

e mbledhur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe mbajtur në sesionin e gjashtëdhjetë e dytë, më 13 tetor 1976; dhe

duke iu referuar dispozitave të rekomandimeve të angazhimit të detarëve (Mjetet e huaja lundruese), 1958 dhe kushteve sociale dhe rekomandimeve të sigurisë së jetës (të detarëve), 1958; dhe

pasi ka vendosur mbi miratimin e propozimeve të caktuara në lidhje me mjetet lundruese nën nivelet e caktuara, veçanërisht të atyre që janë regjistruar me flamurët përkatës, që është pika e pestë në programin e sesionit; dhe

pasi ka vendosur që këto propozime të marrin formën e një konvente ndërkombëtare,

miraton më njëzet e nëntë tetor të vitit njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë konventën e mëposhtme, e cila mund të referohet si Konventa e transportit tregtar (Standardet minimale), 1976:

Neni 1

  1. Me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë nen, Konventa zbatohet për çdo anije lundruese në det, pronë shtetërore ose private, e cila përfshihet në transportin e mallrave apo pasagjerëve për qëllime të shkëmbimeve tregtare ose ngarkohet për qëllime të tjera tregtare.
  2. Ligjet apo rregulloret kombëtare duhet të përcaktojnë se kur anijet duhet të konsiderohen si anije lundruese në det, në lidhje me qëllimin e kësaj Konvente.
  3. Kjo Konventë zbatohet për rimorkime në det.
  4. Kjo Konventë nuk zbatohet për:
  5. a) anijet që kryesisht vihen në lëvizje me vela edhe nëse janë të pajisura ose jo me motor ndihmës;
  6. b) anijet e përdorura për peshkim ose në gjueti balenash apo në aktivitete të tjera të ngjashme;
  7. c) mjete të vogla lundrimi ose anije të vogla si anijet naftëmbajtëse dhe platformat manovruese, kur nuk janë të angazhuara në lundrim, vendimi se cilat mjete lundruese parashikohen nga ky nënparagraf që të merren në konsideratë nga organi kompetent në çdo vend, në konsultim me organizatat përfaqësuese të pronarëve të anijeve dhe detarëve.
  8. Asgjë në këtë Konventë nuk do të çmohet të zgjerojë fushën e veprimit të konventave, duke iu referuar bashkëlidhjes së kësaj Konvente apo dispozitave në përmbajtje të saj.

Neni 2

Çdo anëtar që ratifikon këtë Konventë ndërmerr:

  1. a) të hartojë ligje ose rregulla për anije të regjistruara në territorin e saj:
  2. i) standarde sigurie, duke përfshirë standarde të kompetencës, orët e punës dhe qëndrimit, për të garantuar sigurinë e jetës në anije;
  3. ii) masat e duhura sociale të sigurisë; dhe

iii) kushtet e punësimit në anije dhe rregullat e jetesës në anije, e sa më sipër, sipas mendimit të anëtarit, nuk janë përfshirë në marrëveshje kolektive ose parashtruar nga gjykatat kompetente në mënyrë njëlloj të detyrueshme për pronarët e anijeve dhe detarëve të interesuar;

dhe të sigurojë se dispozitat e këtyre ligjeve dhe rregullave janë në thelb të barasvlefshme me marrëveshjet ose nenet e konventave, siç referohen në bashkëlidhjen e kësaj Konvente, përsa kohë që anëtari nuk është i detyruar në rastin e kundërt të miratojë Konventën në fjalë;

  1. b) për të ushtruar autoritet\juridiksion efektiv apo kontroll tek anijet, të cilat janë të regjistruara në territorin përkatës përsa i përket:
  2. i) standardeve të sigurta, duke përfshirë standardet me fuqi ligjore, orët e punës dhe plotësimit me ekuipazh, sipas ligjeve apo rregullave kombëtare;
  3. ii) masa të sigurisë sociale sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare;

iii) kushtet e punësimit në anije dhe caktimi i rregullave të jetesës në bordin e anijes në bazë të ligjeve dhe rregullave kombëtare ose të hartuara nga gjykatat kompetente në mënyrë njëlloj të detyrueshme për pronarët dhe detarët e interesuar;

  1. c) për të arritur që masat e marra për kontrollin efektiv të kushteve të tjera të punësimit dhe rregullave të jetesës në bordin e anijes, në të cilën nuk ka kompetenca efektive, të miratohen nga pronarët e anijeve ose organizatave të tyre dhe organizatave të detarëve, të krijuara në përputhje me dispozitat e pavarura të Konventës së lirisë së asociimit dhe mbrojtjes së të drejtës së organizimit, 1948 dhe Konventën mbi të drejtën për të organizuar dhe atë të marrëveshjes kolektive, 1949;
  2. d) për të siguruar që:
  3. i) procedura të përshtatshme\kompetente, të kushtëzuara nga mbikëqyrja e përgjithshme nga autoritetet kompetente, pas konsultimeve tripalëshe ndërmjet autoriteteve dhe organizatave përfaqësuese të pronarëve të anijeve dhe detarëve, aty ku është e mundur, ekzistojnë për angazhimin e detarëve në anijet e regjistruara në territorin përkatës dhe për hetimin e ankesave që mund të lindin në lidhje me të;
  4. ii) ekzistojnë procedura të mjaftueshme – të kushtëzuara nga mbikëqyrja e përgjithshme nga autoritetet kompetente, pas konsultimeve trepalëshe ndërmjet autoriteteve dhe organizatave përfaqësuese të pronarëve të anijeve dhe detarëve, aty ku është e mundur, për hetimin e çdo ankese të bërë në lidhje me të, dhe kur është e mundur, në kohën e angazhimit, në territorin e vet, të detarëve të kombësisë së tij në anijet e regjistruara në një vend të huaj, dhe se ankesa të tilla, si edhe ankesa të bëra në lidhje me të, dhe nëse është e mundur, në kohën e angazhimit në territoret e detarëve të huaj në anije të regjistruara në një vend të huaj, të raportohen me përpikmëri nga autoritetet kompetente me një kopje drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës të organit kompetent të vendit ku është regjistruar anija;
  5. e) marinarët e punësuar në anijet e regjistruara në territorin e tij të jenë të kualifikuar ashtu si duhet ose të trajnuar për detyra për të cilat ata janë ngarkuar, duke i kushtuar vëmendjen e duhur “Rekomandimeve të trajnimit profesional”, 1970;
  6. f) me anë të inspektimit ose mënyrave të tjera të përshtatshme që anijet e regjistruara në territorin e tij të jenë në pajtim me Konventat Ndërkombëtare të Punës në fuqi, të cilat ka ratifikuar, dhe me ligjet dhe rregullat e kërkuara nga nënparagrafi (a) i këtij neni, dhe siç mund të jetë e përshtatshme sipas ligjit kombëtar, me marrëveshjet e zbatueshme kolektive;
  7. g) të kryejë një hetim zyrtar për çdo aksident të rëndë në det, ku mund të përfshihen anijet e regjistruara në atë territor, veçanërisht ku ka dëme serioze ose/dhe humbje jete, raporti përfundimtar i këtyre lloj hetimeve duhet që normalisht të bëhet publik.

Neni 3

Çdo anëtar që ka ratifikuar këtë Konventë duhet të këshillojë  bashkëkombësit e tij për problemet e mundshme, nëse angazhohen në një anije të regjistruar në një shtet, i cili nuk e ka ratifikuar Konventën, derisa të bindet se zbatohen standardet e barasvlefshme me ato të vendosura nga kjo Konventë. Masat e marra nga shteti ratifikues për këtë qëllim nuk duhet të jenë në mospërputhje me parimin e lëvizjes së lirë të punëtorëve, siç është përcaktuar nga traktatet/marrëveshjet në të cilat të dy shtetet e interesuara mund të jenë palë.

Neni 4

  1. Nëse një anëtar i cili e ka ratifikuar këtë Konventë dhe në portin e të cilit një anije ndesh gjatë rrjedhës normale të punës së saj ose për arsye operative merr një ankesë, ose siguron fakte se anija nuk përmbush standardet e kësaj Konvente, pasi ajo ka hyrë në fuqi, mund të përgatisë një raport drejtuar qeverisë së vendit në të cilin anija është regjistruar, me një kopje për Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës, dhe mund të marrë masat e nevojshme për të përmirësuar çdo kusht në bord që duket qartë se është i rrezikshëm për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.
  2. Në marrjen e këtyre masave, anëtari duhet të njoftojë menjëherë përfaqësuesin më të afërt bregdetar, konsullor ose diplomatik të shtetit me flamurin përkatës dhe nëse është e mundur, duhet të ketë një përfaqësues të tillë të pranishëm. Nuk duhet të ndalojë ose vonojë anijen pa asnjë arsye.
  3. Për qëllime të këtij neni, “ankesë” do të thotë informacion i paraqitur nga një anëtar i ekuipazhit, një organ profesionist, një shoqatë, një sindikatë ose, në përgjithësi, çdo person i interesuar për sigurinë e anijes, duke përfshirë interesimin për sigurinë ose shëndetin që i rrezikohet ekuipazhit të anijes.

Neni 5

  1. Kjo Konventë është e hapur për ratifikimin e anëtarëve të cilët:
  2. a) janë palë të Konventës Ndërkombëtare për sigurinë e jetës në det, 1960, ose Konventës Ndërkombëtare për sigurinë e jetës në det, 1974 ose çdo Konvente tjetër që më pas rishikon këto Konventa; dhe
  3. b) janë palë të Konventës ndërkombëtare për linjat e ngarkesës të vitit 1966 ose çdo Konvente tjetër që më pas ka rishikuar atë; dhe
  4. c) janë palë ose kanë zbatuar dispozitat e rregullores për parandalimin e përplasjeve në det të vitit 1960, ose Konventa mbi rregullat ndërkombëtare për parandalimin e përplasjeve në det e vitit 1972, ose çdo konventë që më pas rishikon këto instrumente ndërkombëtare.
  5. Kjo Konventë është e hapur edhe ndaj ratifikimit të çdo anëtari tjetër i cili, pas ratifikimit, merr përsipër të përmbushë kërkesat sipas të cilave është bërë ratifikimi si në paragrafin 1 të këtij neni dhe që nuk janë plotësuar ende.
  6. Ratifikimet zyrtare të kësaj Konvente duhet t’i paraqiten Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës për regjistrim.

Neni 6

  1. Kjo Konventë duhet të jetë e detyrueshme vetëm për ata anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ratifikimet e të cilëve janë regjistruar nga Drejtori i Përgjithshëm.
  2. Konventa hyn në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën janë regjistruar ratifikimet nga të paktën 10 anëtarë me një total aksionesh në transportin detar botëror prej 25 për qind të tonazhit bruto.
  3. Pas kësaj, kjo Konventë hyn në fuqi për çdo anëtar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistruar ratifikimi i saj.

Neni 7

  1. Një anëtar, i cili e ka ratifikuar këtë Konventë mund ta denoncojë atë vetëm pas 10 vjetësh që nga data kur Konventa ka hyrë në fuqi për herë të parë, me anë të një akti drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës për regjistrim. Ky denoncim nuk do të merret në konsideratë pa u mbushur një vit që nga data kur ajo është regjistruar.
  2. Çdo anëtar që e ka ratifikuar këtë Konventë dhe që brenda vitit pasardhës të përfundimit të periudhës prej 10 vitesh të përmendura në paragrafin e mësipërm, nuk e ushtron të drejtën e denoncimit, siç është parashikuar në këtë nen, do të lejohet për një periudhë tjetër 10-vjeçare dhe më pas, mund ta denoncojë këtë Konventë në përfundim të çdo periudhe prej 10 vitesh, në bazë të kushteve të parashikuara nga ky nen.

Neni 8

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet t’i njoftojë të gjithë anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për regjistrimin e të gjitha ratifikimeve dhe denoncimeve, komunikuar atij nga anëtarët e Organizatës.
  2. Kur të plotësohen kushtet e përmendura më sipër në nenin 6, paragrafi 2, Drejtori i Përgjithshëm u tërheq vëmendjen anëtarëve të Organizatës për datën në të cilën Konventa do të hyjë në fuqi.

Neni 9

Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet t’i komunikojë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara regjistrimin në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një raport të plotë e të hollësishëm mbi të gjitha ratifikimet dhe aktet e denoncimit, të regjistruara nga vetë ai në përputhje me dispozitat e neneve të mëparshme.

Neni 10

Në kushte të tilla, është e nevojshme që Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet t’i paraqesë Konferencës së Përgjithshme një raport mbi punimet e kësaj Konvente dhe të shqyrtojë vullnetin e vendosjes së çështjes së rishikimit të saj  të plotë ose të pjesshëm në programin e Konferencës.

Neni 11

  1. Në rast se Konferenca miraton një konventë të re duke rishikuar pjesërisht ose tërësisht këtë Konventë, përsa kohë që konventa e re nuk parashikon ndryshe:
  2. a) ratifikimi nga ndonjë anëtar i Konventës së re të rishikuar de jure përfshin denoncimin e menjëhershëm të kësaj Konvente, pavarësisht nga dispozitat e nenit 7 më sipër, nëse dhe kur Konventa e re e rishikuar duhet të ketë hyrë në fuqi;
  3. b) që nga data kur Konventa e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Konventë duhet të ndalojë së qenuri e hapur për ratifikim nga anëtarët.
  4. Kjo Konventë mbetet në çdo rast në fuqi në formën dhe përmbajtjen e saj aktuale për ata anëtarë të cilët e kanë ratifikuar atë, por që nuk kanë ratifikuar Konventën e rishikuar.

Neni 12

Versionet në gjuhën angleze dhe frënge të tekstit të kësaj Konvente janë njëlloj të barasvlefshme.

SHTOJCË

Konventa me afat minimal, 1973 (nr.138); ose

Konventa me afat minimal (për hapësirat ujore) (e rishikuar), 1936 (nr.58); ose

Konventa me afat minimal (për hapësirat ujore), 1920 (nr.7);

Konventa mbi përgjegjësinë e pronarëve të anijeve (Marinarë të sëmurë ose të dëmtuar), 1936 (nr.55); ose

Konventa për sigurime shëndetësore (në det), 1936 (nr.56); ose

Konventa mbi kujdesin mjekësor dhe shpërblim me siguracion, 1969 (nr.130);

Konventa e kontrollit mjekësor (e detarëve), 1970 (nr.134) (nenet 4 dhe 7);

Konventa e strehimit të ekuipazhit (e rishikuar), 1949 (nr.92);

Konventa e ushqimit dhe e furnizimit me ushqime (ekuipazhi i anijes), 1946 (nr.68) (neni 5);

Konventa e certifikimit të aftësive\profesionalizmit të oficerëve, 1936 (53) (nenet 3 dhe 4);

Konventa me nenet e marrëveshjes së detarëve, 1926 (nr.22);

Konventa e riatdhesimit të detarëve, 1926 (nr.23);

Konventa e lirisë së asociimit (marrjes pjesë në një shoqatë) dhe mbrojtjes së të drejtës së organizimit, 1948 (nr.87);

Konventa mbi të drejtën e organizimit dhe marrëveshjes kolektive, 1949 (nr.98).

  1. Në rastet kur sistemi i caktuar i licencimit ose struktura e certifikimit të një shteti do të cenohej nga probleme që lindin nga zbatimi i saktë i standardeve përkatëse të Konventës së certifikimit të aftësive\profesionalizmit të oficerëve, 1936, atëherë zbatohet parimi i barasvlefshmërisë, prandaj nuk do të ketë asnjë konflikt në lidhje me marrëveshjen e parashtruar të shteteve për certifikim.

PROTOKOLLI I VITIT 1996

PËR TRANSPORTIN TREGTAR (STANDARDET MINIMALE),

I KONVENTËS SË VITIT 1976

Protokolli i vitit 1996 për transportin tregtar (Standardet minimale), i Konventës së vitit 1976 (Shënim: Data e hyrjes në fuqi: 10.1.2003)

Konventa: P147

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës:

e mbledhur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe mbajtur në sesionin e tetëdhjetë e katërt të saj, më 8 tetor 1996; dhe

në bazë të dispozitave të nenit 2 të Konventës së transportit tregtar (Standardet minimale), 1976 (e referuar këtu e tutje si “Konventa kryesore”), e cila në disa pjesë nënvizon se:

“Çdo anëtar që ratifikon këtë Konventë ndërmerr:

  1. a) të hartojë ligje ose rregulla për anije të regjistruara në territorin e tij:
  2. i) standarde sigurie, duke përfshirë standarde të kompetencës, orët e punës dhe pajisja me ekuipazh, për të garantuar sigurinë e jetës në anije;
  3. ii) masat e duhura sociale të sigurisë; dhe

iii) kushtet e punësimit në anije dhe rregullat e jetesës në anije, e sa më sipër, sipas mendimit të anëtarit, nuk përfshihen në marrëveshjet kolektive ose parashtrimet e gjykatave kompetente në mënyrë njëlloj të detyrueshme për pronarët e anijes dhe detarët e interesuar; dhe

të sigurojë se dispozitat e këtyre ligjeve dhe rregullave janë në thelb të barasvlefshme me marrëveshjet ose nenet e konventave, siç  referohen në shtojcën e kësaj Konvente, përsa kohë që anëtari nuk është i detyruar ta miratojë ndryshe Konventën në fjalë”; dhe

duke marrë parasysh dispozitat e nenit 4, paragrafi 1 të Konventës kryesore, e cila nënvizon se:

“Në rast se një anëtar, i cili e ka ratifikuar këtë Konventë dhe në portin e të cilit kryen   kursin normal të ditës ose për arsye operative merr letërankesë ose siguron fakte se anija nuk përmbush standardet e kësaj Konvente, pasi ajo ka hyrë në fuqi, ai mund të përgatisë një raport drejtuar qeverisë së vendit ku është regjistruar anija, me një kopje drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe mund të marrë masat e nevojshme për të rregulluar kushtet në kuvertë, të cilat mund të jenë të rrezikshme për sigurinë e jetës ose të shëndetit”; dhe

duke iu referuar Konventës së diskriminimit (në punësim dhe profesion) të vitit 1958, neni 1, paragrafi 1, e cila nënvizon se:

“Për qëllime të kësaj Konvente termi diskriminim përfshin:

  1. a) çdo dallim, përjashtim ose preferencë të bërë në bazë të racës, ngjyrës, seksit, fesë, bindjeve politike, prejardhjes kombëtare apo origjinës sociale, që ndikon në anulimin ose mungesën e mundësive apo trajtimit të barabartë në punësim apo profesion;
  2. b) dallime të tjera të këtij lloji, përjashtim ose preferencë e cila ndikon në anulimin ose mungesën e mundësive apo trajtimit të barabartë në punësim apo profesion, siç mund të përcaktohet nga anëtari i interesuar pas konsultimit me përfaqësuesit e punëdhënësve dhe organizatat e punëtorëve, atje ku ekzistojnë të tilla, si edhe konsultimeve me organe të tjera përkatëse”; dhe

duke iu referuar hyrjes në fuqi të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e hapësirave ujore\detare në vitin 1982, më 16 nëntor 1994; dhe

duke iu referuar Konventës Ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare Detare mbi standardet e trajnimit, certifikimit dhe vrojtimit të lundërtarëve në 1978 dhe amenduar në 1995;

pasi ka vendosur për miratimin e propozimeve të caktuara, përsa i përket rishikimit të pjesshëm të Konventës kryesore, e cila përbën pikën e katërt të programit të sesionit; dhe

pasi ka vendosur se këto propozime duhet të marrin formën e një protokolli për Konventën kryesore,

miraton, më 22 tetor 1996 protokollin e mëposhtëm, i cili mund të përmendet si Protokolli i vitit 1996 i Konventës për transportin tregtar (standardet minimale), 1976:

Neni 1

  1. Çdo anëtar, i cili ratifikon këtë Protokoll duhet të zgjerojë listën e Konventave që shfaqen në shtojcën e Konventës kryesore dhe që përfshijnë konventat në pjesën A të shtojcës plotësuese dhe atyre konventave që janë renditur në pjesën B të shtojcës, siç i pranon, nëse ka të tilla, në përputhje me nenin 3 më poshtë.
  2. Zgjerimi i Marrëveshjes së renditur në pjesën A të shtojcës plotësuese, që nuk është ende në fuqi duhet të aplikohet vetëm kur Marrëveshja të hyjë në fuqi.

Neni 2

Një anëtar mund ta miratojë këtë Protokoll në të njëjtën kohë ose në çfarëdo kohe pasi të miratojë Marrëveshjen kryesore, duke i komunikuar ratifikimin formal të Protokollit Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës për regjistrimin.

Neni 3

  1. Çdo anëtar që miraton këtë Protokoll duhet, në ato raste kur është e zbatueshme, të cilësojë në një deklaratë që shoqëron instrumentin e ratifikimit\miratimit, se cilën konventë apo cilat konventa të renditura në pjesën B të shtojcës plotësuese pranon.
  2. Një anëtar, i cili nuk i ka pranuar të gjitha konventat e renditura në pjesën B të shtojcës plotësuese mundet që, me një deklaratë shoqëruese drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës, të saktësojë se cilën apo cilat konventa pranon.

Neni 4

  1. Për qëllime të nenit 1, paragrafi 1 dhe nenit 3 të këtij Protokolli, organi kompetent duhet të zhvillojë më parë konsultime me organizatat përfaqësuese të pronarëve dhe marinarëve të anijeve.
  2. Organi kompetent duhet që sa më shpejt të jetë e mundur, të vërë në dispozicion të organizatave përfaqësuese të pronarëve dhe marinarëve të anijeve, informacion në lidhje me ratifikimet, deklaratat dhe denoncimet e marrëveshjeve të njoftuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës, në përputhje me nenin 8, paragrafi 1, si më poshtë.

Neni 5

Për qëllime të këtij Protokolli, Konventa  e riatdhesimit të marinarëve (e rishikuar), 1987, duhet në rastet kur një anëtar i cili e pranon Konventën, të konsiderohet si zëvendësim i Konventës së riatdhesimit të detarëve, 1926.

Neni 6

  1. Ky Protokoll është i detyrueshëm vetëm për ata anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ratifikimi i të cilëve është regjistruar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës.
  2. Ky Protokoll hyn në fuqi 12 muaj pas datës së regjistrimit të ratifikimeve nga pesë anëtarët, tre prej të cilëve kanë të paktën një milion tonazh bruto me ngarkesë.
  3. Pas kësaj, ky protokoll hyn në fuqi për çdo anëtar, 12 muaj pas datës kur është regjistruar ratifikimi i tij.

Neni 7

Një anëtar i cili e ka ratifikuar këtë Protokoll, mund ta shpallë atë të pavlefshëm, për aq kohë sa Konventa kryesore është e hapur ndaj denoncimit në përputhje me nenin 7, me anë të një akti\dokumenti që i drejtohet Drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkombëtare të Punës për regjistrim.

Neni 8

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet t’i njoftojë të gjithë anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për regjistrimin e ratifikimeve, deklaratave dhe akteve të denoncimit drejtuar anëtarëve të Organizatës.
  2. Kur plotësohen kushtet e parashikuara në nenin 6, paragrafi 2, si më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i tërheq vëmendjen anëtarëve të Organizatës për datën kur Protokolli duhet të hyjë në fuqi.

Neni 9

Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkombëtare të Punës i komunikon Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në kontekstin e regjistrimeve në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, detajet e plota të të gjitha ratifikimeve dhe akteve të denoncimit, regjistruar nga Drejtori i Përgjithshëm në përputhje me dispozitat e neneve të mëparshme.

Neni 10

Për aq kohë sa mund të çmohet e nevojshme, Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës duhet t’i paraqesë Konferencës së Përgjithshme një raport mbi punimet e këtij Protokolli dhe të shqyrtojë vullnetin e vendosjes së çështjes së rishikimit të tij të plotë ose të pjesshëm në programin e Konferencës.

Neni 11

Për qëllime të rishikimit të këtij Protokolli dhe mbylljes me ratifikimin e tij, do të aplikohen mutatis mutandis dispozitat e nenit 11 të Konventës kryesore.

Neni 12

Versionet në gjuhën angleze dhe frënge të tekstit të këtij Protokolli janë njëlloj të barasvleshme.

SHTOJCA

SHTOJCA PLOTËSUESE

PJESA  A

Konventa për strehimin e ekuipazhit (dispozita plotësuese), 1970 (nr.133) dhe Konventa e orëve të punës së detarëve dhe për pajisjen me ekuipazh të anijeve, 1996 (nr.180).

PJESA B

Konventa e dokumenteve të identitetit të detarëve, 1958 (nr.108);

Konventa e përfaqësuesve të punëtorëve, 1971 (nr.135);

Konventa për mbrojtjen e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor (të detarëve), 1987 (nr.164);

Konventa e riatdhesimit të detarëve (e rishikuar), 1987 (nr.166).

 

Please follow and like us:

|