VENDIM Nr. 82, datë 12.2.2014 Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR FORMIM PROFESIONAL, TË TIPIT “A/FP
VENDIM
Nr. 82, datë 12.2.2014
Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR FORMIM PROFESIONAL, TË TIPIT “A/FP”[1]
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/FP”, për formim profesional, për kohëzgjatjen e kursit të formimit, nëse plotëson kriteret si më poshtë vijon:
- a) ka një ofertë për kryerjen e një kursi të formimit profesional;
- b) kursi i formimit, që do të kryejë, është i lidhur ngushtë me rritjen e aftësive dhe kualifikimin e tij;
- c) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ç) subjekti, ofrues i formimit profesional, është i licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit;
- d) ka një garanci pasurore të depozituar në emër të tij, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, për kohën e zgjatjes së kursit.
- Të huajit i ripërtërihet leja e punës, e tipit “A/FP”, për formim profesional, vetëm një herë, dhe për kohëzgjatjen e nevojshme për të fituar këtë formim, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) ka një ofertë për kryerjen e një kursi të formimit profesional, por jo domosdoshmërish nga subjekti prej të cilit ka përfituar lejen e parë “A/FP”;
- b) kursi i formimit, që do të kryejë, është i lidhur ngushtë me rritjen e aftësive dhe kualifikimin e tij;
- c) subjekti, ofrues i formimit profesional, është i licencuar nga QKL-ja, nëse është i ndryshëm nga ofruesi i kursit të mëparshëm;
ç) ka garanci pasurore të depozituar në emër të tij, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, për kohën e zgjatjes së kursit;
- d) ka qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
- Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/FP”, bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) subjekti, ofrues i formimit profesional, i cili ka bërë ofertën e kursit për të huajin;
- c) personi i autorizuar nga subjekti, ofrues i formimit profesional.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/FP”, paraqesin dokumentacionin si më poshtë vijon:
- a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) vërtetimin e regjistrimit në kursin e formimit profesional, lëshuar nga subjekti, ofrues i formimit;
- c) dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohën e kryerjes së kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);
ç) kopjen e pasaportës;
- d) autorizimin nga subjekti, ofrues i formimit, për personin e autorizuar;
- dh) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/FP”, për formim profesional, 30 (tridhjetë) ditë para përfundimit të lejes paraardhëse, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
- b) kopjen e certifikatës, që vërteton se ka ndjekur e ka përfunduar kursin e mëparshëm të formimit profesional, të lëshuar nga ofruesi i kursit;
- c) dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohëzgjatjen e kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);
ç) kopjen e pasaportës;
- d) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin për pajisjen për herë të parë me leje pune të tipit “A/FP”, për formimin profesional ose për ripërtëritjen e lejes së punës, sipas parashikimeve, përkatësisht, të pikave 4 e 5 të këtij vendimi:
- a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës zhvillon veprimtarinë subjekti, ofrues i kursit të formimit, nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse subjekti, ofrues i kursit të formimit, e zhvillon veprimtarinë në më shumë së një rajon gjeografik e nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- c) në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
- Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
- Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të këtij vendimi, e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/FP”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 bashkëlidhur këtij vendimi, ose ia ripërtërin atij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune, lejen e punës të tipit “A/FP”.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/FP” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2 të këtij vendimi ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17 të tij.
- Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit me leje pune të tipit “A/FP”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/FP”.
- Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/FP”.
- Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/FP”, apo ripërtëritja e saj bëhen edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80, apo në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/FP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “A/FP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/FP” para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 1 000 (një mijë) lekësh.
- Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit, për dhënien e lejes së punës.
- Vendimi nr. 358, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për formim profesional”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË |
REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE _____________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
- TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit ______________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit____________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|_
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:__________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
- Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|_________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë ……………………
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR
[1] Ky vendim i Këshillit të Ministrave përafrohet pjesërisht me direktivën e Këshillit 2004/114/KE, datë 13 dhjetor 2004 “Mbi kushtet e pranimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllim studimi, programe të shkëmbimit për nxënës, trajnim pa pagesë ose shërbim vullnetar”. Numri CELEX 32004L0114, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 375, datë 23.12.2004, faqe 12-18.