VENDIM Nr. 83, datë 12.2.2014 Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI I VETËPUNËSUAR, TË TIPIT “B/VP”

VENDIM

Nr. 83, datë 12.2.2014

Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI I VETËPUNËSUAR, TË TIPIT “B/VP”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 8 të nenit 71, pikës 2 të nenit 86 dhe pikës 1 të nenit 105 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “B/VP”, e kufizuar në kohë, hapësirë dhe profesion, sipas përcaktimeve në lejen e përfituar për ushtrim të aktivitetit, si i vetëpunësuar, për veprimtari të pavarur ekonomike, nëse plotëson kriteret si më poshtë vijon:
  2. a) veprimtaria e tij ka përfitim ekonomik për zhvillimin e tregut të punës;
  3. b) veprimtaria është e përshtatshme në një sektor specifik, për rajonin gjeografik ku ajo do të ushtrohet, mbështetur në rezultatet e studimit të tregut të punës nga zyra përkatëse e punësimit;
  4. c) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  5. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/VP”, si i vetëpunësuar, nëse:
  6. a) veprimtaria ekonomike që ai kryen është në të njëjtat kushte për të cilat i është dhënë leja e mëparshme e tipit “B/VP”;
  7. b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  8. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “B/VP” bëhet nga:
  9. a) i huaji;
  10. b) personi i autorizuar prej tij.
  11. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “B/VP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  12. a) kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit, të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  13. b) statusin dhe aktin e themelimit (për shoqëritë) ose vërtetim regjistrimi në QKR (për personat fizikë);
  14. c) autorizimin për personin e autorizuar prej tij;

ç) kopjen e pasaportës;

  1. d) pesë fotografi.
  2. I huaji, i cili kërkon ripërtëritjen e lejes së punës së tipit “B/VP”, paraqet brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes së punës dokumentacionin, si më poshtë vijon:
  3. a) kërkesën me të dhënat personale;
  4. b) deklaratën personale, ku deklaron se vazhdon të zotërojë të njëjtën veprimtari ekonomike, për të cilën është pajisur me lejen e mëparshme të tipit “B/VP”;
  5. c) autorizimin për personin e autorizuar prej tij;

ç) pesë fotografi.

  1. Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij:
  2. a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  3. b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse investitori do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike të tij në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  4. c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
  5. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, është në rregull, vlerëson se përmbushen kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “B/VP”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “B/VP” të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 21 të tij.
  9. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
  10. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
  11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit me leje pune të tipit “B/VP”, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9 e 10 të këtij vendimi.
  12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/VP”.
  13. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/VP”.
  14. Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi:
  15. a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës i huaji do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  16. b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse i huaji do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  17. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga investitori, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP”:
  18. a) verifikon shlyerjen e detyrimeve në organet tatimore, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, ku ai është i vetëpunësuar;
  19. b) kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në nivel rajonal, një vlerësim nëse i vetëpunësuari ka zbatuar legjislacionin e punës, për periudhën e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës të tipit “B/VP”, ose ka shlyer shkeljet e konstatuara në aktin e fundit të inspektimit në punë.
  20. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5 e 17 të tij.
  21. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP” apo refuzimin e saj, për të huajt që kanë përfituar leje pune sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2 e 5 të tij. Afati i vlefshmërisë së lejes së punës, të ripërtërirë, të tipit “B/VP” të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 149 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, për kategorinë së cilës i përket i huaji.
  22. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “B/VP” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  23. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “B/VP”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  24. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “B/VP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  25. Leja e punës e tipit “B/VP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  26. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “B/VP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
  27. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/VP”, para marrjes së saj, detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
  28. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  29. Vendimi nr. 351, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit e të procedurës, për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës, për veprimtari të pavarur ekonomike, si i vetëpunësuar”, shfuqizohet.
  30. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama


  ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

 

DREJTORIA E POLITIKAVE  TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE _____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_____________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  1. Emri i punëdhënësit __________________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:_____________________________________

                    Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:___________________________________

                     Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO     JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal PO     JO

    Seasonal employment             YES    NO

  1. Migrimi ditor PO JO

    Daily migration                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  1. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

    Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

    Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

    Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___| ___________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  1. Lloji i dokumentit ___________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga ______________________________________________________________________

    Place and country of issuance

_____________________________                                    ____________________________

                       Vendi dhe data                                                                                          Emri / mbiemri i aplikantit

                       (Place and date)                                                                            (Applicant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

 

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                       Datë ……………………

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për  përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                           FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) surname)

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja / Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri ____________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:                __________________

(Subject’s Legal Status)

Sektori i aktivitetit:          ________________

(Sector of Activity)

Me adresë: ______________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:             _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

Pagesa:                                  _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

 

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)                                                                             _________________________

                                                                                                                DREJTOR

 

|