VENDIM Nr. 1060, datë 14.12.2013 PËR CAKTIMIN E NUMRIT TË PËRFAQËSUESVE TË ORGANIZATAVE TË PUNËDHËNËSVE DHE TË PUNËMARRËSVE NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS
VENDIM
Nr. 1060, datë 14.12.2013
PËR CAKTIMIN E NUMRIT TË PËRFAQËSUESVE TË ORGANIZATAVE TË PUNËDHËNËSVE DHE TË PUNËMARRËSVE NË KËSHILLIN KOMBËTAR TË PUNËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5 të nenit 200 të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve në Këshillin Kombëtar të Punës janë, si më poshtë vijon:
- Për organizatat e punëdhënësve:
- a) Biznesalbania 1 anëtar, 1 kandidat;
- b) Shoqata Shqiptare e Bankave (SHSHB) 1 anëtar, 1 kandidat;
- c) Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
ç) Shoqata Shqiptare e Turizmit (SHSHT) 1 anëtar, 1 kandidat;
- d) Shoqata e Bizneseve të Ushqim-Pijeve (SHBUP) 1 anëtar, 1 kandidat;
- dh) Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (SHSHTI) 1 anëtar, 1 kandidat;
- e) Bashkimi i Investitorëve dhe Industrialistëve Shqiptarë (BI&ISH) 1 anëtar, 1 kandidat;
ë) Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve (DHKPV) 1 anëtar, 1 kandidat;
- f) Byroja Shqiptare e Sigurimeve (BSHS) 1 anëtar, 1 kandidat;
- g) Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) 1 anëtar, 1 kandidat.
- Për organizatat e punëmarrësve:
- a) Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
- b) Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) 1 anëtar, 1 kandidat;
- c) Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë (SPMSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
ç) Federata Sindikale e Arsimit dhe Shkencës (FSASH) 1 anëtar, 1 kandidat;
- d) Sindikata Autonome e Ushqim, Tregtisë, Turizmit (SAUTT) 1 anëtar, 1 kandidat;
- dh) Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
- e) Federata e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë (FPISH) 1 anëtar, 1 kandidat;
ë) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Shërbimit
Shëndetësor (FSPSHSH) 1 anëtar, 1 kandidat;
- f) Federata e Sindikatave të Punonjësve të Artizanatit
dhe Manifakturës (FSPAM) 1 anëtar, 1 kandidat;
- g) Federata e Sindikatave të Shërbimeve Financiare,
Tregtisë, Bankës e Turizmit 1 anëtar, 1 kandidat.
- Emërimi i anëtarëve dhe i kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me propozimin e organizatave përkatëse të punëmarrësve dhe punëdhënësve.
- Vendimi nr. 132, datë 24.2.2010 i Këshillit të Ministrave “Për caktimin e numrit të përfaqësuesve të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës”, shfuqizohet.
- Ngarkohet ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama