VENDIM Nr. 80, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR ANËTARË TË FAMILJES, E TIPIT “A/AF”
VENDIM
Nr. 80, datë 12.2.2014
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR ANËTARË TË FAMILJES, E TIPIT “A/AF”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/AF”, si anëtar familjeje, për një vit, përjashtuar anëtarët e familjeve të shtetasve të një prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, zonës Shengen dhe shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) ka një kontratë pune të rregullt me një punëdhënës;
- b) do të punojë në biznesin familjar të anëtarit të familjes, i cili ushtron veprimtari ekonomike, si i vetëpunësuar;
- c) është mbi 18 vjeç;
ç) ka banuar me të huajin pa ndërprerje, për të paktën 3 (tre) vjet;
- d) zotëron një leje qëndrimi për motive të bashkimit familjar;
- dh) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/AF”, si anëtar familjeje, nëse:
- a) ka një kontratë pune të rregullt me një punëdhënës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin e mëparshëm;
- b) vazhdon punën në biznesin familjar;
- c) vazhdon të zotërojë leje qëndrimi për motive të bashkimit familjar.
- Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/AF” bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) punëdhënësi;
- c) personi i autorizuar prej punëdhënësit.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/AF”, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
- a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) kontratën e punës nga punëdhënësi apo angazhimin për punësimin në biznesin familjar;
- c) kopjen e lejes së qëndrimit;
ç) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/AF”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse, paraqesin dokumentacionin si më poshtë vijon:
- a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
- b) kontratën e punës nga punëdhënësi, nëse është ndryshuar punëdhënësi i mëparshëm, ose angazhimin për ta vazhduar punësimin në biznesin familjar;
- c) kopjen e lejes së qëndrimit;
ç) kopjen e lejes së punës paraardhëse;
- d) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, për marrjen e lejes së punës, për herë të parë, ose në pikën 5 të këtij vendimi, në rastin e ripërtëritjes së lejes së punës në:
- a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik e nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së të huajit.
- Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi e shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 ose të pikës 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, është në rregull, vlerëson nëse ai përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1 ose në pikën 2 të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/AF”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune i ripërtërin lejen e punës të tipit “A/AF”.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit i refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/AF” ose ripërtëritjen e saj të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1, 2 ose 17 të këtij vendimi.
- Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, apo në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së tij, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/AF” a refuzimin e saj, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ia përcjell Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/AF”.
- Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/AF”.
- Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/AF” bëhen kur i huaji gjendet në një nga situatat e parashikuara në nenet 80 dhe 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/AF”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “A/AF” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/AF”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
- I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/AF”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3000 (tri mijë) lekësh.
- Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
- Vendimi nr. 352, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për anëtarë të familjes”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË |
REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
- TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit ___________________________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit__________________________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:___________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:__________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës_________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
- Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë …………………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTOR