VENDIM Nr. 81, datë 12.2.2014 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, RIPËRTËRITJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËMARRËS, TË TIPIT “A/P”
VENDIM
Nr. 81, datë 12.2.2014
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, RIPËRTËRITJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËMARRËS, TË TIPIT “A/P”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/P”, si punëmarrës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) ka një kontratë pune me një punëdhënës, në përputhje me formimin e tij profesional;
- b) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”;
- c) pozicioni i punës, që i ofrohet në rajonin gjeografik ku punëdhënësi i tij ushtron veprimtarinë ekonomike, nuk mund të plotësohet nga kategoritë e përcaktuara në pikën 2 të nenit 84 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/P”, si punëmarrës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
- a) ka një kontratë individuale pune të vlefshme, në përputhje me formimin e tij profesional, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërish me punëdhënësin që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/P”;
- b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/P” bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
- c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/P”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formularit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin, ku ai do të punësohet;
- c) kopjen origjinale të kontratës individuale të punës;
ç) kopjen e pasaportës;
- d) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
- dh) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/P”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
- b) kopjen e kontratës individuale të punës;
- c) autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
ç) pesë fotografi.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij në:
- a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon me organet përkatëse shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
- Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/P”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/P” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21 të tij.
- Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e origjinës së të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së të huajit, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit të lejes së punës të tipit “A/P”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/P”.
- Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/P”.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P”, paraqesin, 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi, në:
- a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
- b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të tij.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P” apo refuzimin e saj, për të huajt, të cilët kanë përfituar leje pune, sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të tij.
Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 76 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/P” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/P”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/P”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “A/P” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/P” për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
- I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/P”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3000 (tri mijë) lekësh.
- Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
- Vendimi nr. 359, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/P””, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES
SOCIALE DHE RINISË |
REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE
_____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT____________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
- TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit ______________________________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit____________________________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___|OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:_____________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:___________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
- Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|____________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit _________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga _____________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ _____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë …………………..
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) Surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja/ Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: ________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: _________________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority)
DREJTORI