VENDIM Nr. 83, datë 12.2.2014 Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI I VETËPUNËSUAR, TË TIPIT “B/VP”
VENDIM
Nr. 83, datë 12.2.2014
Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI I VETËPUNËSUAR, TË TIPIT “B/VP”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 8 të nenit 71, pikës 2 të nenit 86 dhe pikës 1 të nenit 105 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Të huajit i jepet leje pune e tipit “B/VP”, e kufizuar në kohë, hapësirë dhe profesion, sipas përcaktimeve në lejen e përfituar për ushtrim të aktivitetit, si i vetëpunësuar, për veprimtari të pavarur ekonomike, nëse plotëson kriteret si më poshtë vijon:
- a) veprimtaria e tij ka përfitim ekonomik për zhvillimin e tregut të punës;
- b) veprimtaria është e përshtatshme në një sektor specifik, për rajonin gjeografik ku ajo do të ushtrohet, mbështetur në rezultatet e studimit të tregut të punës nga zyra përkatëse e punësimit;
- c) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/VP”, si i vetëpunësuar, nëse:
- a) veprimtaria ekonomike që ai kryen është në të njëjtat kushte për të cilat i është dhënë leja e mëparshme e tipit “B/VP”;
- b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “B/VP” bëhet nga:
- a) i huaji;
- b) personi i autorizuar prej tij.
- Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “B/VP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- a) kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit, të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
- b) statusin dhe aktin e themelimit (për shoqëritë) ose vërtetim regjistrimi në QKR (për personat fizikë);
- c) autorizimin për personin e autorizuar prej tij;
ç) kopjen e pasaportës;
- d) pesë fotografi.
- I huaji, i cili kërkon ripërtëritjen e lejes së punës së tipit “B/VP”, paraqet brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes së punës dokumentacionin, si më poshtë vijon:
- a) kërkesën me të dhënat personale;
- b) deklaratën personale, ku deklaron se vazhdon të zotërojë të njëjtën veprimtari ekonomike, për të cilën është pajisur me lejen e mëparshme të tipit “B/VP”;
- c) autorizimin për personin e autorizuar prej tij;
ç) pesë fotografi.
- Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij:
- a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse investitori do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike të tij në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
- Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, është në rregull, vlerëson se përmbushen kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “B/VP”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “B/VP” të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 21 të tij.
- Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit me leje pune të tipit “B/VP”, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9 e 10 të këtij vendimi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/VP”.
- Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/VP”.
- Personat e përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi:
- a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës i huaji do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse i huaji do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga investitori, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP”:
- a) verifikon shlyerjen e detyrimeve në organet tatimore, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, ku ai është i vetëpunësuar;
- b) kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në nivel rajonal, një vlerësim nëse i vetëpunësuari ka zbatuar legjislacionin e punës, për periudhën e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës të tipit “B/VP”, ose ka shlyer shkeljet e konstatuara në aktin e fundit të inspektimit në punë.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5 e 17 të tij.
- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP” apo refuzimin e saj, për të huajt që kanë përfituar leje pune sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17 të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2 e 5 të tij. Afati i vlefshmërisë së lejes së punës, të ripërtërirë, të tipit “B/VP” të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 149 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, për kategorinë së cilës i përket i huaji.
- Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “B/VP” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “B/VP”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “B/VP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- Leja e punës e tipit “B/VP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
- I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “B/VP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
- I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/VP”, para marrjes së saj, detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
- Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
- Vendimi nr. 351, datë 6.3.2009 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit e të procedurës, për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës, për veprimtari të pavarur ekonomike, si i vetëpunësuar”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
ANEKSI 1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË | REPUBLIC OF ALBANIA
MINISTRY OF SOCIAL WELFARE AND YOUTH |
DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE _____________________________________________________________
EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_____________________________________________
NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE
FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION
për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner
- TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
- Emri i punëdhënësit __________________________________________________________________
Name of the employer
- Vendi dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________
Seat and address of the employer
- Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Registration number in the Cr Health Insurance Institute
- Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Business activity code
- a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:_____________________________________
Court Decision on Business Acknowledgment or
- b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:___________________________________
Abstract from National Registration Centre
- Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Period for which the work permit is requested from to
- Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________
Name of the job position
- Kuotat vjetore PO JO
Yearly quota YES NO
- Punësimi sezonal PO JO
Seasonal employment YES NO
- Migrimi ditor PO JO
Daily migration YES NO
- TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
- Mbiemri ________________________________________________________________________
Surname
- Emri ___________________________________________________________________________
Given name(s)
- Emri i babait _____________________________________________________________________
Name of the parent
- Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|
Date of birth
- Gjinia F M |___|___|___|___|___|___|___|___|
Sex M F * to be entered if issued
- Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________
Place and country of birth
- Shtetësia_________________________________________________________________________
Nationality
- Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________
Residential address in the Republic of Albania
- Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___| ___________________________________
Code and name of occupation
- Kualifikimet |___|___|___|
Skill qualifications
- Aktivitet fitimprurës PO JO
Gainfully employed YES NO
- DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
- Lloji i dokumentit ___________________________________________________________________
Type of document
- Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Number
- Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|
Issued on
- E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|
Valid until
- Autoriteti kompetent ______________________________________________________________
Competent authority
- Lëshuar nga ______________________________________________________________________
Place and country of issuance
_____________________________ ____________________________
Vendi dhe data Emri / mbiemri i aplikantit
(Place and date) (Applicant)
SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT
ANEKSI 2
Nr._____ prot. Datë ……………………
LEJE PUNE PËR TË HUAJ
TIPI: ……………….
Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen me leje pune”,
Z./znj. __________________________________ FOTOGRAFIA / PHOTO
Mr/Ms (emri, mbiemri / Given name(s) surname)
Lindur më ___________________________
Born on (data, muaji, viti / Day Month Year)
Në _________________________________
In (vendlindja / Place and country of birth)
Gjendja civile ________________________
(Civil Status)
Me shtetësi ___________________________
Nationality
Me profesion ________________________
Skill qualifications
Lloji i dokumentit dhe numri ____________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|
Type of document and number
I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:
Name of the employer
Statusi i subjektit: __________________
(Subject’s Legal Status)
Sektori i aktivitetit: ________________
(Sector of Activity)
Me adresë: ______________________________
Seat and address
Vlefshmëria e lejes: _______________
(Work Permit Validity)
Data e lëshimit: _______________
(Issuance Date)
Data e skadimit: _______________
(Expiration Date)
Pagesa: _______________
(Application Fee)
Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.
Institucioni lëshues: _______________________
(Issuing Authority) _________________________
DREJTOR