VENDIM Nr. 84, datë 12.2.2014 Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR SPORTISTË, TË TIPIT “A/SP”

VENDIM

Nr. 84, datë 12.2.2014

Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES  SË PUNËS PËR SPORTISTË, TË TIPIT “A/SP”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/SP”, si sportist, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  2. a) ka një kontratë pune me një punëdhënës/klub sportiv, në përputhje me profesionin e tij;
  3. b) ka hyrë dhe qëndron në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  4. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/SP”, si sportist, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
  5. a) ka një kontratë pune të vlefshme, në përputhje me profesionin e tij si sportist, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin/klubin sportiv, që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/SP”;
  6. b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  7. c) për punësimin e tij është marrë federimi nga federata përkatëse sportive, pas kërkesës së paraqitur nga klubi sportiv.
  8. Kërkesa për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/SP”, si sportist, bëhet nga:
  9. a) i huaji;
  10. b) punëdhënësi/klubi sportiv, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
  11. c) personi i autorizuar nga punëdhënësi/klubi sportiv.
  12. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit për herë të parë me leje pune të tipit “A/SP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  13. a) kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
  14. b) vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin/klubin sportiv, ku ai do të punësohet;
  15. c) kopjen origjinale të kontratës individuale të punës;

ç) kopjen e pasaportës;

  1. d) miratimin me shkrim të federatës përkatëse të sportit;
  2. dh) autorizimin nga punëdhënësi/klubi sportiv për personin e autorizuar;
  3. e) pesë fotografi.
  4. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/SP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  5. a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit;
  6. b) kopjen e kontratës individuale të punës;
  7. c) autorizimin nga punëdhënësi/klubi sportiv për personin e autorizuar;

ç) pesë fotografi;

  1. d) miratimin e federatës përkatëse sportive;
  2. dh) fotokopjen e lejes paraardhëse të qëndrimit.
  3. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, në:
  4. a) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  5. b) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
  6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
  7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit e pajis të huajin për herë të parë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune njëvjeçare të tipit “A/SP”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi:
  9. a) nëse dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar;
  10. b) kur përmbushen kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi.
  11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7 të këtij vendimi.
  12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/SP” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21 të këtij vendimi.
  13. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
  14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
  15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “A/SP” ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi.
  16. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin me shkrim për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SP”.
  17. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SP”.
  18. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP”, paraqesin 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 të këtij vendimi, në:
  19. a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
  20. b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
  21. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të këtij vendimi.
  22. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP” apo refuzimin e saj, për të huajt, të cilët kanë përfituar leje pune, sipas ligjit nr. 9959, datë 17.7.2008 “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21 të këtij vendimi. Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës për sportistët është njëvjeçar.
  23. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës e tipit “A/SP” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  24. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/SP”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  25. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pasi njoftohet nga autoritetet shtetërore përgjegjëse për vërtetimin e njërës nga situatat e përcaktuara në pikën 1 të nenit 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”, merr vendim për anulimin e lejes së punës.
  26. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/SP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2 të nenit 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  27. Leja e punës e tipit “A/SP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.
  28. I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/SP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
  29. I huaji, të cilit i ripërtërihet për herë të parë leja e punës e tipit “A/SP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tri mijë) lekësh.
  30. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
  31. Vendimi nr. 467 datë 29.6.2011 i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit e të procedurave për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së tipit “C/SP””, shfuqizohet.
  32. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË   REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

 

DREJTORIA E POLITIKAVE  TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE ________________________________________________

 

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT_____________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të huaji / for issuance of work permit to a foreigner

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  2. Emri i punëdhënësit _______________________________________________________________

    Name of the employer

  1. Vendi dhe adresa e punëdhënësit______________________________________________________

    Seat and address of the employer

  1. Numri i regjistrimit në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Registration number in the Cr Health Insurance Institute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Business activity code

  1. a) Vendimi i gjykatës për njohjen e biznesit ose:________________________________________

           Court Decision on Business Acknowledgment or

  1. b) Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit:_____________________________________

           Abstract from National Registration Centre

  1. Data e menduar e fillimit dhe e përfundimit të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Period for which the work permit is requested from to

  1. Emërtimi i vendit të punës___________________________________________________________

    Name of the job position

  1. Kuotat vjetore PO JO

    Yearly quota                           YES   NO

  1. Punësimi sezonal  PO     JO

    Seasonal employment            YES    NO

  1. Migrimi ditor PO JO

    Daily migration                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiemri ________________________________________________________________________

    Surname

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Given name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the parent

  1. Datëlindja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Vendi dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

    Place and country of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

    Nationality

  1. Adresa e banimit në Shqipëri_________________________________________________________

    Residential address in the Republic of Albania

  1. Kodi dhe emri i punësimit |___|___|___|___|___|___|_________________________________

    Code and name of occupation

  1. Kualifikimet |___|___|___|

      Skill qualifications

  1. Aktivitet fitimprurës PO JO

      Gainfully employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Lloji i dokumentit _________________________________________________________________

    Type of document

  1. Numri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Number

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlefshme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kompetent ______________________________________________________________

     Competent authority

  1. Lëshuar nga ______________________________________________________________________

    Place and country of issuance

_____________________________                                    _____________________________

        Vendi dhe data                                                                 Emri / mbiemri i aplikantit

        (Place and date)                                                                    (Applicant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                      Datë ………………..

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zbatim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. …., datë __.__.2013 “Për  përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës  për pajisjen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiemri / Given name(s) surname)

 

Lindur më    ___________________________

Born on           (data, muaji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlindja) / (Place and country of birth)

Gjendja civile  ________________________

(Civil Status)

Me shtetësi  ___________________________

Nationality

Me  profesion   ________________________

Skill qualifications

Lloji i dokumentit dhe numri ____________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of document and number

 

I huaji pajiset me leje pune të tipit ___________________________, pasi përfshihet në kategorinë e përcaktuar në nenin ……. të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

Për të ushtruar aktivitetin / veprimtarinë e tij/saj:

Name of the employer

Statusi i subjektit:              __________________

(Subject’s Legal Status)

 Sektori i aktivitetit:                             _______________

(Sector of Activity)

Me adresë: ________________________________

Seat and address

Vlefshmëria e lejes:                           _______________

(Work Permit Validity)

Data e lëshimit:                                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadimit:                  _______________

(Expiration Date)

 Pagesa:                                 _______________

(Application Fee)

Kjo leje pune është e vlefshme derisa i huaji të vazhdojë të bëjë pjesë në këtë kategori punësimi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të huajt”.

 

Institucioni lëshues:        _______________________

(Issuing Authority)

                                                                                  DREJTOR

 

|