VENDIM Nr.842, datë3.12.2014 PËRMIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISËDHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME ZHURMËN NË VENDIN E PUNËS

VENDIM

Nr.842, datë3.12.2014

 

PËRMIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISËDHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME ZHURMËN NË VENDIN E PUNËS”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me zhurmën në vendin e punës” [1], sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet 1 (një) vit pas hyrjes në fuqi.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME ZHURMËN NË VENDIN E PUNËS

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi dhe fusha e zbatimit

  1. Kjo rregullore përcakton kërkesat minimale të nevojshme për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet për sigurinë dhe shëndetin, të cilat krijohen ose mund të krijohen nga ekspozimi ndaj zhurmës në vendet e punës, dhe, në veçanti, riskun për dëmtimin e dëgjimit.
  2. Kërkesat e kësaj rregulloreje zbatohen për veprimtaritë në të cilat punonjësit janë ose ka të ngjarë të ekspozohen ndaj risqeve nga zhurma si rezultat i punës së tyre.
  3. Veprimtaritë që preken nga fusha e zbatimit të kësaj rregulloreje përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale dhe rininë, brenda 4 (katër) muajve pas miratimit të kësaj rregulloreje.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllim të kësaj rregulloreje termat e përdorur kanë kuptimet e mëposhtme:

  1. a) “Zhurmë” është çdo tingull i padëshiruar që mund të jetë shqetësues ose i dëmshëm për shëndetin ose që mund të rritë riskun për aksidente në punë;
  2. b) “Niveli ditor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX, 8h)[2]” është mesatarja e ponderuar në kohë e niveleve të ekspozimit ndaj zhurmës të ponderuar në filtrin A për një ditë pune nominale prej tetë orësh, siç përshkruhet në shtojcën I, të kësaj rregulloreje;
  3. c) “Niveli javor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX, ë)[3]” është mesatarja e ponderuar në kohë e niveleve të ekspozimit ndaj zhurmës ponderuara në filtrin A, për një javë nominale prej pesë ditë pune tetëorëshe, siç përshkruhet në shtojcën I, të kësaj rregulloreje;

ç) “Niveli i zhurmës impulsive” është niveli kulmor (peak) i presionit të tingullit, i ponderuar në filtrin C (LCpeak)[4] ndaj të cilit ekspozohet një punëmarrës, që përcaktohet siç përshkruhet në shtojcën II, të kësaj rregulloreje;

  1. d) “Vlera kufi e ekspozimit” është niveli i ekspozimit ditor ose javor ose niveli i presionit kulmor të tingullit të ponderuar në filtrin C, që nuk duhet të tejkalohet në vendin e punës.
  1. dh) “Vlerat e sipërme dhe të poshtme të veprimit të ekspozimit” janë nivelet ditore ose javore të ekspozimit ose niveli i presionit kulmor të tingullit të ponderuar në filtrin C, që, nëse arrihen ose tejkalohen, kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve të veçanta për të reduktuar riskun, siç përcaktohet në nenet 5, 7, 8 dhe 10, të kësaj rregulloreje.
  2. e) “Autoritetet kompetente” janë institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në punë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Neni 3

Vlerat kufi të ekspozimit dhe vlerat e veprimit

1.Vlerat kufi të ekspozimit janë:

  1. a) Të përgjithshme:

-Niveli ditor ose javor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 87 dB;

– Niveli i zhurmës impulsive (LCpeak) prej 140 dB.

  1. b) Për punëmarrësit e mitur (nën 18 vjeç):

– Niveli ditor ose javor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 80 dB;

– Niveli i zhurmës impulsive (LCpeak) prej 130 dB.

  1. c) Për gratë shtatzëna:

– Niveli ditor ose javor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 65 dB;

– Niveli i zhurmës impulsive (LCpeak) prej 130 dB.

2.Vlerat e sipërme të veprimit të ekspozimit janë:

– Niveli ditor ose javor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX,8h ose LEX,ë) prej 85 dB;

– Niveli i zhurmës impulsive (LCpeak) prej 137 dB.

3.Verat e poshtme të veprimit të ekspozimit janë:

– Niveli ditor ose javor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX,8h or LEX,ë) prej 80 dB;

– Niveli i zhurmës impulsive (LCpeak) prej 135 dB.

  1. Në respektimin e vlerave kufi të ekspozimit merret parasysh zbutja që realizohet nga mbrojtësit individualë të dëgjimit, të cilët mbahen nga punëmarrësit, me përjashtim të grave shtatzëna. Vlerat e veprimit të ekspozimit nuk marrin parasysh efektet e mbrojtësve individualë.
  1. Në rrethana të mirëjustifikuara, kur ekspozimi i një punëmarrësi ndaj një zhurme ndryshon dallueshëm nga njëra ditë në tjetrën, për vlerësimin e riskut në vend të nivelit ditor mund të përdoret niveli javor i ekspozimit ndaj zhurmës, me kusht që niveli javor i ekspozimit ndaj zhurmës, siç tregohet nga një monitorim i përshtatshëm, të mos tejkalojë vlerën kufi të ekspozimit prej 87 dB, dhe të jenë marrë masa të përshtatshme për reduktimin e riskut, në nivel minimal.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSVE

Neni 4

Vlerësimi i riskut

  1. Punëdhënësi, në përputhje me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dheshëndetin në punë”, siguron kryerjen e vlerësimit të riskut të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm, ku identifikohen masat që duhen marrë dhe, nëse është e nevojshme, siguron gjithashtu kryerjen e matjeve të nivelit të zhurmës në vendin e punës.
  2. Metodat dhe pajisjet e përdorura për vlerësimin e riskut janë në përputhje me standardet e harmonizuara shqiptare.

Metodat dhe aparati i përdorur përshtaten me kushtet mbizotëruese veçanërisht nën dritën e karakteristikave të zhurmës për t’u matur, gjatësisë së ekspozimit, faktorëve mjedisorë të ambientit dhe karakteristikave të aparatit matës.

Këto metoda dhe ky aparat bëjnë të mundur përcaktimin e parametrave të parashikuar në nenin 2 dhe për të vendosur nëse, në një rast të dhënë, vlerat e përcaktuara në nenin 3 janë tejkaluar.

  1. Matjet dhe vlerësimi i riskut planifikohen dhe zhvillohen në intervale të rregullta (të përshtatshme) kohe ose me shpeshtësi të caktuar, nga shërbime të specializuara sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Të dhënat e siguruara nga vlerësimi i riskut dhe/ose matja e nivelit të ekspozimit ndaj zhurmës ruhen në një formë të përshtatshme që lejon konsultimin në një fazë të mëvonshme.

Vlerësimi i rezultateve të matjeve merr në konsideratë pasaktësitë e matjes të përcaktuara në përputhje me praktikën metrologjike.

  1. Matjet dhe vlerësimi i riskut kryhen rregullisht në vendin e punës, sipas rastit dhe punëdhënësi ka në posedim dokumentin e vlerësimit të riskut ku janë identifikuar masat që duhen marrë.
  2. a) Shpeshtësia e kryerjes së vlerësimit të riskut është si më poshtë:

– të paktën një herë në dy vite nëse vlerësimi i riskut tregon që vlerat e poshtme të veprimit të ekspozimit janë arritur ose janë tejkaluar dhe vlerat e sipërme të veprimit të ekspozimit nuk janë arritur;

-të paktën një herë në vit nëse vlerësimi i riskut tregon që vlerat e sipërme të veprimit të ekspozimit janë arritur ose janë tejkaluar;

  1. b) Vlerësime të mëtejshme të riskut mund të mos kryhen, nëse vlerësimi i riskut tregon që vlerat e poshtme të veprimit të ekspozimit nuk janë arritur.
  2. c) Në çdo rast, nëse ka pasur ndryshime domethënëse në procesin e punës ose kur rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore tregojnë se kjo është e nevojshme, punëdhënësi merr masa të menjëhershme për kryerjen e matjeve dhe vlerësimeve shtesë.

5.Vlerësimi i riskut përfshin:

  1. a) nivelin, llojin dhe kohëzgjatjen e ekspozimit, përfshirë çdo ekspozim ndaj zhurmës impulsive;
  2. b) vlerat kufi të ekspozimit dhe vlerat e veprimit të ekspozimit të përcaktuara në nenin 3, të kësaj rregulloreje;
  3. c) efektet e ekspozimit ndaj zhurmës te punëmarrësit ose grupet e punëmarrësve, siguria dhe shëndeti i të cilëve është në risk të veçantë nga një ekspozim i tillë;

ç)    çdo efekt në sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve që rezulton nga ndërveprimet ndërmjet zhurmës dhe substancave ototoksike të lidhura me punën, dhe ndërmjet zhurmës dhe dridhjeve;

  1. d) çdo efekt të tërthortë mbi sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve që rezulton nga ndërveprimi ndërmjet zhurmës dhe sinjaleve paralajmëruese zanore dhe tingujve të tjerë që duhet të jenë të dëgjueshëm për të reduktuar riskun në punë;
  2. dh) çdo informacion mbi emetimin e zhurmës, i siguruar nga prodhuesi i pajisjeve të punës;
  3. e) praninë e pajisjeve alternative të projektuara për të reduktuar emetimin e zhurmës;

ë) informacion mbi çdo zgjatje të ekspozimit ndaj zhurmës në vendin e punës përtej kohës normale të punës, përfshirë ekspozimin në mjediset e çlodhjes të mbikëqyrura nga punëdhënësi;

  1. f) çdo informacion të siguruar nga mbikëqyrja shëndetësore, përfshirë informacione të publikuara, kur është e mundur;

g)pajisjen me mjete mbrojtëse individuale të dëgjimit me karakteristika të përshtatshme të zbutjes së zhurmës.

  1. Punëdhënësi dokumenton vlerësimin e riskut dhe masat që ka marrë ose synon të marrë për të përmbushur kërkesat e neneve 5, 6, 7 dhe 8, të kësaj rregulloreje.

Neni 5

Shmangia ose zvogëlimi i ekspozimit ndaj zhurmës

  1. Punëdhënësi garanton që risku nga ekspozimi i punëmarrësve ndaj zhurmës të shmanget që

në fazën e projektimit dhe më tej në burim dhe kur, kjo nuk është e mundur, të zvogëlohet në minimum, duke marrë parasysh progresin teknik dhe ekzistencën e masave për kontrollin e riskut në burim, bazuar në parimet e përgjithshme të parandalimit të riskut sipas pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

  1. Zvogëlimi i risqeve nga ekspozimi ndaj zhurmës merr parasysh në veçanti:

a)mënyra të tjera të punës, që mundësojnë ekspozim më të vogël ndaj zhurmës;

  1. b) përzgjedhjen e pajisjeve të përshtatshme të punës, që emetojnë zhurmën më të vogël të mundshme, duke pasur parasysh punën që duhet kryer;

c)projektimin dhe strukturën e vendeve të punës dhe vendeve individuale të punës;

ç) informimin dhe formimin e përshtatshëm për të udhëzuar punëmarrësit mbi përdorimin e duhur të pajisjeve të punës, për të minimizuar ekspozimin e tyre ndaj zhurmës;

  1. d) zvogëlimin e zhurmës nëpërmjet mjeteve teknike, si:

-zvogëlimi i zhurmave ajrore përmes ekraneve mbrojtëse, rrethimeve, mbulesave që përthithin zhurmën;

– zvogëlimi i zhurmës strukturore, si me anë të izolimit ose amortizimit tëstrukturave shkaktuese të dridhjeve;

  1. dh) plane të përshtatshme të mirëmbajtjes për pajisjet e punës, vendin e punës dhe sistemet në vendin e punës;

e)kufizimin e kohëzgjatjes dhe intensitetit të ekspozimit ndaj zhurmës nëpërmjet organizimit të përshtatshëm të kohës së punës me periudha të mjaftueshme çlodhjeje.

  1. Nëse vlerat e sipërme të veprimit të ekspozimit arrihen ose tejkalohen, punëdhënësi harton dhe zbaton një plan me masa teknike dhe/ose organizative, që synojnë zvogëlimin e ekspozimit ndaj zhurmës, sipas pikës 7, të nenit 4, të kësaj rregulloreje, dhe pikës 1, të këtij neni.
  2. Mbi bazën e vlerësimit të riskut, vendet e punës ku ekspozimi ndaj zhurmës arrin ose tejkalon vlerat e sipërme të veprimit të ekspozimit shenjohen me shenja të përshtatshme; zonat në fjalë kufizohen dhe aksesi në to kufizohet kur është teknikisht e mundur dhe risku i ekspozimit e justifikon një gjë tillë.
  3. Në mjediset për çlodhjen e punëmarrësve, punëdhënësi siguron që ekspozimi ndaj zhurmës të reduktohet në një nivel të përshtatshëm për qëllimin dhe kushtet e përdorimit të tyre.
  4. Punëdhënësi zbaton masat e përmendura në këtë nen, duke pasur parasysh në veçantikërkesat për punëmarrësit e grupeve me ndjeshmëri të lartë ndaj zhurmës, sipas pikave 1.b dhe 1.c, të nenit 3, të kësaj rregulloreje.

Neni 6

Kufizimi i ekspozimit

  1. Ekspozimi i punëmarrësve nuk lejohet të kalojë vlerat kufi të ekspozimit sipas nenit 3, të kësaj rregulloreje.
  2. Nëse konstatohen ekspozime mbi vlerat kufi të ekspozimit, punëdhënësi:
  3. a) ndërmerr veprime të menjëhershme për ta reduktuar ekspozimin poshtë vlerave kufi të ekspozimit;
  4. b) identifikon arsyet përse ka ndodhur mbi ekspozimi;
  5. c) merr masa për të parandaluar çdo përsëritje.

Neni 7

Mbrojtja individuale

  1. Nëse risqet që krijohen nga ekspozimi ndaj zhurmës nuk mund të parandalohen me metoda dhe mjete të tjera dhe kur ekspozimi ndaj zhurmës arrin ose tejkalon vlerat e poshtme të veprimit të ekspozimit, punëdhënësi vë në dispozicion të punëmarrësve pajisje mbrojtëse individuale të dëgjimit të përshtatshme dhe në përmasat e duhura.
  2. Nëse risqet që krijohen nga ekspozimi ndaj zhurmës nuk mund të parandalohen me mjete të tjera dhe ekspozimi ndaj zhurmës arrin ose tejkalon vlerat e sipërme të veprimit të ekspozimit, përdoren pajisje mbrojtëse individuale të dëgjimit të përshtatshme dhe në përmasat e duhura dhe përdorimi i tyrembikëqyret nga punëdhënësi.
  3. Punëdhënësi përzgjedh për punëmarrësit pajisjet mbrojtëse individuale të dëgjimit të përshtatshme dhe në përmasat e duhura, sipas ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, legjislacionit në fuqi për pajisjet mbrojtëse individuale, si dhe në përputhje me standardet e harmonizuara shqiptare për të eliminuar riskun për dëgjimin ose për të reduktuar riskun në minimum.
  4. Punëdhënësi është përgjegjës për inspektimin e efektshmërisë së masave të marra në përputhje me këtë nen.
  5. Ky nen nuk zbatohet:
  6. a) Në situata ku, për shkak të natyrës së punës, përdorimi i duhur i pajisjeve mbrojtëse individuale të dëgjimit mund të shkaktojë risqe më të mëdha për shëndetin ose sigurinë sesa mospërdorimi i tyre, veçanërisht nga persona që drejtojnë operacionet e shpëtimit për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, mbrojtjen e pronës ose mjedisit, dhe parandalimin e katastrofave natyrore;
  7. b) Për artistët në performancat muzikore dhe të argëtimit.
  8. Punëmarrësit, objekt i pikës 5, të këtij neni, i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore të përforcuar.

Neni 8

Informimi dhe formimi i punëmarrësve

  1. Në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, nëse vlerësimi i riskut tregon ekspozim të punëmarrësve ndaj zhurmës në ose mbi një vlerë të poshtme të veprimit të ekspozimit, punëdhënësi informon, udhëzon dhe informon punëmarrësit dhe/ose përfaqësuesit e tyre në mënyrë të përshtatshme dhe të mjaftueshme.

2.Informimi dhe formimi i punëmarrësve të ekspozuar ndaj zhurmave përfshijnë në veçanti:

a)natyrën e risqeve nga ekspozimi ndaj zhurmës;

  1. b) masat organizative dhe teknike të marra për të eliminuar ose reduktuar në minimum risqet nga zhurma, përfshirë rrethanat në të cilat zbatohen masat;

c)vlerat kufi të ekspozimit dhe vlerat e poshtme të veprimit të ekspozimit;

ç) rezultatet e vlerësimit të riskut, së bashku me një interpretim të tyre dhe risqeve potenciale;

  1. d) disponueshmërinë dhe përdorimin korrekt të pajisjeve mbrojtëse të dëgjimit;
  2. dh) rëndësinë dhe mënyrën e konstatimit dhe raportimit të shenjave të rënies së hershme të dëgjimit;
  3. e) rrethanat, në të cilat punëmarrësve u lind e drejta për mbikëqyrje shëndetësore, dhe qëllimin e kësaj mbikëqyrjeje sipas nenit 10, të kësaj rregulloreje;

ë)praktikat e sigurta të punës për të minimizuar ekspozimin ndaj zhurmës.

Neni 9

Konsultimi dhe pjesëmarrja e punëmarrësve

Punëdhënësi merr masa të përshtatshme për konsultimin dhe pjesëmarrjen e punëmarrësve, në përputhje me zbatimin e dispozitave të nenit 13, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, në veçanti lidhur me:

  1. a) vlerësimin e riskut dhe masat e marra ose që duhen marrë për të shmangur ose zvogëluar ekspozimin ndaj zhurmës, në përputhje me nenet 4, 5, 6 dhe 7 të kësaj rregulloreje;
  1. b) përzgjedhjen e mjeteve mbrojtëse indivi-duale të dëgjimit në përputhje me nenin 7, të kësaj rregulloreje.

SEKSIONI III

DISPOZITA TË PËRZIERA

Neni 10

Mbikëqyrja shëndetësore

  1. Punëdhënësi merr masa për kryerjen e mbikëqyrjes shëndetësore të punëmarrësve, për të cilët vlerësimi i riskut tregon se vlerat e poshtme të veprimit të ekspozimit janë arritur ose janë tejkaluar, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe praktikën përkatëse për sistemin e mbikëqyrjes shëndetësore.

Mbikëqyrja shëndetësore synon sigurimin e një diagnostikimi të hershëm të çdo humbjeje dëgjimi për shkak të zhurmës si dhe ruajtjen e funksionit të dëgjimit të punëmarrësit.

  1. Gjithashtu:
  2. a) Nëse ekspozimi ndaj zhurmës tejkalon vlerat e sipërme të veprimit, punëdhënësi ofron me kërkesë të punëmarrësve të ekspozuar, kontroll të dëgjimit nga një mjek otojatër.
  3. b) Kur vlerësimi i riskut tregon se ekspozimi ndaj zhurmës arrin ose tejkalon vlerat e poshtme të veprimit:

– kryhet një test fillestar audiometrik në fillim të punës;

– kryhen teste të mëtejshme audiometrike të paktën një herë në vit për të kontrolluar nëse punëmarrësi është ose jo i mbindjeshëm ndaj zhurmës dhe, pas kësaj periudhe, të paktën një herë në 3 vjet;

– nëse konstatohet një përkeqësim i rëndësishëm i dëgjimit të një punëmarrësi, atëherë mund të jenë të nevojshme teste audiometrike më të shpeshta dhe /ose largimi nga kjo punë.

  1. c) Kur si rezultat i mbikëqyrjes shëndetësore një punëmarrës konstatohet me një dëmtim të rëndësishëm të dëgjimit, mjeku i punës, i cili, kur e konsideron të nevojshme, mund të konsultohet me një specialist të fushës, vlerëson nëse dëmtimi është rezultat ose jo i ekspozimit ndaj zhurmës në punë.

ç)    Nëse dëmtimi i dëgjimit është rezultat i ekspozimit ndaj zhurmës në punë, punëdhënësi:

– nëpërmjet mjekut të punës informon punëmarrësin për rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore që lidhen me të personalisht;

– rishikon vlerësimin e riskut;

– rishikon masat e marra për të shmangur ose zvogëluar risqet;

– merr parasysh çdo këshillë të mjekut të punës, të një personi me kualifikim të përshtatshëm ose të një autoriteti kompetent në zbatimin e masave për shmangien ose zvogëlimin e riskut, përfshirë mundësinë e caktimit të punëmarrësit në një punë alternative, ku nuk ka risk nga ekspozimi ndaj zhurmës;

– siguron mbikëqyrje të vazhdueshme shëndetësore dhe ofron një kontroll të gjendjes shëndetësore të çdo punëmarrësi tjetër, i cili ka qenë i ekspozuar në mënyrë të ngjashme.

  1. Të dhënat e mbikëqyrjes shëndetësore për secilin punëmarrës dokumentohen dhe përditë-sohen, në përputhje me legjislacionin për mbikëqyrjen shëndetësore. Këto të dhëna mbahen në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në mënyrë të tillë që të jetë i mundur shqyrtimi i tyre i mëvonshëm. Punëmarrësi me kërkesë të tij ka akses te të dhënat e shëndetit që kanë lidhje me të personalisht. Kopje të kartelave të shëndetit në punë vihen në dispozicion të autoritetit kompetent me kërkesë të këtij të fundit.

Neni 12

Sanksionet

Në rast të shkeljes së dispozitave të kësaj rregulloreje, zbatohen sanksionet e parashikuara në nenin 43, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

SHTOJCA I

(neni 2)

NIVELET E EKSPOZIMIT DITOR DHE JAVOR NDAJ ZHURMËS

NIVELI DITOR I EKSPOZIMIT

Niveli ditor i ekspozimit ndaj zhurmës (LEX,8h) është mesatarja e ponderuar në kohë e niveleve të ekspozimit ndaj zhurmës të ponderuar në filtrin A për një ditë pune nominale prej 8 orësh; i përcaktuar në standardin e harmonizuar shqiptar (Akustika—Përcaktimi i ekspozimit në punë ndaj zhurmës dhe vlerësimi i dëmtimit të dëgjimit të induktuar nga zhurma) klauzola 3.6, shprehet në decibel dhe përcaktohet duke përdorur formulën:

Ku:

Te është kohëzgjatja e ditës së punës së personit, në orë (ose në minuta);

T0 është koha e referencës e barabartë me 8 orë (ose 480 minuta);

LAeq,Te është niveli i presionit të tingullit i ponderuar në filtrin A, siç përcaktohet në
ISO 1999:1990 (Akustika—Përcaktimi i ekspozimit në punë ndaj zhurmës dhe vlerësimi i dëmtimit të dëgjimit të induktuar nga zhurma) klauzola 3.5, në decibel, që përfaqëson tingullin, ndaj të cilit personi ekspozohet gjatë ditës së punës.

  1. Nëse puna është e tillë që ekspozimi ditor përbëhet nga dy ose më shumë periudha me nivele të ndryshme të tingullit, niveli ditor i ekspozimit personal ndaj zhurmës (LEX,8h) për kombinimin e periudhave përcaktohet duke përdorur formulën:

Ku:

n është numri i periudhave kohore individuale gjatë ditës së punës;

Ti është kohëzgjatja e periudhës kohore i;

(LAeq,Ti) është niveli ekuivalent i vazhdueshëm i presionit të tingullit të ponderuar në filtrin A që përfaqëson tingullin ndaj të cilit personi ekspozohet gjatë periudhës i;

 është shuma e periudhave kohore individuale, e barabartë me Te.

NIVELI JAVOR I EKSPOZIMIT NDAJ ZHURMËS

Niveli javor i ekspozimit personal ndaj zhurmës (LEX,ë) është mesatarja e ponderuar në kohë e niveleve të ekspozimit ndaj zhurmës, ponderuar në filtrin A për një javë nominale prej pesë ditë pune prej tetë orësh; i përcaktuar në standardin e harmonizuar shqiptar (Akustika— Përcaktimi i ekspozimit në punë ndaj zhurmës dhe vlerësimi i dëmtimit të dëgjimit të induktuar nga zhurma), klauzola 3.6, shprehet në decibel dhe përcaktohet me formulën:

Ku:

n është numri i ditëve të punës në të cilat personi ekspozohet ndaj zhurmës gjatë një jave;

LEX,8h,i është LEX,8h për ditën e punës i.

SHTOJCA II

(neni 2)

NIVELI I ZHURMËS IMPULSIVE

Niveli i zhurmës impulsive(LCpeak) është vlera kulmore e presionit të zhurmës të ponderuar në frekuencën C, ndaj të cilit ekspozohet një punëmarrës.

LCpeak, shprehet në decibel dhe përcaktohet duke përdorur formulën:

Ku:

pCpeak është vlera kulmore e presionit të tingullit të ponderuar në C, në Paskal (Pa), ndaj të cilit është ekspozuar një person gjatë ditës së punës;

p0 është 20 μPa.

[1]Ky vendim i Këshillit të Ministrave transpozon direktivën e BE-së 2003/10/KE të datës 6 shkurt 2003, për kërkesat minimale te shëndetit dhe sigurisë në lidhje me ekspozimin e punonjësve ndaj risqeve që krijohen nga agjentët fizikë (zhurma) (direktiva e shtatëmbëdhjetë individuale në kuptim të nenit 16(1) të direktivës 89/391/KEE) (Nr. CELEX: 32003L0010).

1 LEX: Level of Exposure (niveli i ekspozimit), h: hours (orë)

2 LEX: Level of Exposure (niveli i ekspozimit), w: weeks (javë)

3 L: level (nivel), peak (kulm)

|