Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me kreun e UGSH-së, Aleksandër Çipa: Për SHBA-të liria dhe sigura e gazetarëve, thelbësore

Ambasadorja Yuri Kim u takua me z. Aleksandër Çipa, kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, për të përsëritur mbështetjen e SHBA për një media të pavarur dhe të lirë, e cila është jetike për demokracinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt BE-së. Ambasadorja Kim theksoi se për Shtetet e Bashkuara, liria dhe siguria e gazetarëve janë thelbësore.

Ajo shprehu shqetësimin për sulmet dhe kërcënimet e fundit kundër gazetarëve dhe kërkoi solidaritet mes gazetarëve për të dënuar sulme të tilla dhe për të kërkuar llogari. Kërcënimet dhe sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve janë kërcënime kundër demokracisë.

|